Tuesday, October 4, 2016

Ani Hasanas shpallet fitues i "Freestyle Show" - Urime!

Perfundon sezoni i pare i "Freestyle Show", Ani Hasanas shpallet fitues

Konkursi i pare per zerat e rinj te muzikes hip hop, "Freestyle Show", perfundoi te shtunen ne mbremje. Live nga MCN Radio 103.1FM, patem mundesi te ndjekim per plot 2 ore nje finale me shume emocion.
Finalistet ishin Ani Hasanas perballe N-Dree, dhe pavaresisht deklaratave te ketij te fundit se do e fitoje kete kompeticion, Ani arriti te beje nje performance me te mire, duke fituar me nje avantazh te madh votash nga publiku, si edhe me nje vote te marre nga juria e pranishme.
Pervec kenges dhe videoklipit nga MCN, dhe pervec kontrates me label-in New York-ez "360M Records", Ani do mbahet gjithmone mend si fituesi i pare i nje kompeticioni Hip Hop ne Shqiperi. Finalja e "Freestyle Show" pati dhe nje numer te madh degjuesish dhe votuesish nga e gjithe Shqiperia. Ky spektakel u drejtua nga Sid Tarifa, DJ Enki dhe DJ Andi ne pult. Dhe te ftuar special per kete finale ishin, MC Doza, G UP, Addictive, etj.
Pavaresisht skepticizmit qe shume njerez kane ne lidhje me hip hop-in ne Shqiperi, ky event eshte nje sinjal i madh i cili tregon se me te vertete kjo kulture eshte mjaft e perhapur dhe mjaft e zhvilluar. Gjithashtu MCN Radio eshte e para radio Hip Hop RnB me baze ne Tirane, me transmetim 24 ore ne dite ne te gjithe trojet tona, dhe eshte mjaft e vecante ne krahasim me radiot e tjera te ketij zhanri ne europe, pasi transmeton muzike hip hop pa perjashtim nga e gjithe bota.
Sezoni i ri i "Freestyle Show" pritet te nise ne janar dhe aplikimet kane filluar te mblidhen. Se cfare ndryshimesh do kemi ne format, akoma nuk eshte konfirmuar, por nje gje eshte e sigurt, se te rinjte tashme kane nje vend dhe nje mundesi ku te shprehin me fjale talentin e tyre dhe te ndertojne karrieren qe kane enderruar.  
 Urime nipi im - të tjera suksese!  
(Mili Butka)
Aleksander Hasanas
TemaTV - Tema Juaj

No comments:

Post a Comment