Tuesday, September 20, 2016

LARTË NGA QIELLI (PAN-ATHENA)

PANATHENA, PAN-ATHENA, SHIKON-ATHENA

Cuditërisht festa e quajtur PAN-ATHENA, ka kuptimin e sajë vetëm në gjuhën shqipe. Gjurmët e gjuhës Pellazgo-Shqipe janë të shumta dhe gjënden në të gjithë territorin e Greqisë.. Historigrafia zyrtare tregon se dialekti greqishtes i quajtur AEOLIK ishte thjeshtë një degë e gjuhës Mëmë Pellazgo-Shqipja, qe sipas tyre ishte djalekti me i lashte prej te cilit kane dale djalektet e tjera te kesaj gjuhe, si Joniku, Doriku dhe Atiku. Pra djalekti i lashte AEOLIK po te doni mund ta quani edhe Pellazgjik.

Festa Pan-Athënasë mbahej për nder të hyjnisë mbrojtëse të qytetit dhe ishte festa fetare më e rëndësishme e Athinës së lashtë. Sipas traditës festimet fillonin çdo vit me datën 28 korrik, sepse mendohej se në këtë datë, ishte edhe dita e lindjes së kësaj perëndeshe. Aty merrnin pjesë të gjithë qytetarët e lirë, duke përfshirë edhe gratë e fëmitë. Të dhënat historike tregojnë se Panathena ekzistonte në një epokë shumë të lashtë, ndoshta ishte heroi i madh (Theseus), që nderoi i pari festën e Pan-Athenasë..

Në vitin 566 para Krishtit u vendosën edhe tradita e " Lojrave të Panathenasë", që bëhej çdo katër vjet në ngjashmëri të njëjtë me Lojërave Olimpike përfshinte, gara sportive e kulturore, konkurse artistike, ceremoni fetare, festivale të ndryshme, poezi, dramë aktrim, etj. Populli Athinas mblidhej para agimit në afërsi të portës së Dipylon. Të gjthë me pishtarë të ndezur, nëpër rrugët e qytetit fillonin proçesionin, duke u grumbulluar rreth Partenonit dhe ndalonin pranë altarit madhështorë të Athenasë. Vajza të bukura veshnin petkun e artë Hyjneshës (Athena), që ishte e qëndisur me plot dashuri për këtë festë. Madhështija e Pan-Athenasë ishte edhe flijimi i njëqind demave, që shërbenin për të bërë një gosti madhështore.

No comments:

Post a Comment