Wednesday, September 28, 2016

KTHENI IDENTITETIN SHQIPTAR ! - Fletore Zyrtare e Mbretërisë Shqiptare 25 Tetor 1938.

KTHENI IDENTITETIN SHQIPTAR !


  
Motra dhe vëllezër shqiptarë !

Është një fakt i pamohueshëm se shqiptarët (pellazgo-ilirët) kanë mbijetuar çdo shfarrosje dhe shkretim pushtuesish sado mizor dhe katallan (po përdor një fjalë fishtjane për  i madh dhe tmerrshëm) që kanë qënë! Një fakt i rrallë në botë sesi çdo zonë shqiptare e djegur, e rrënuar dhe e shpopulluar përdhunshëm nga luftrat pafund por edhe nga emigrimet, epidemitë shfarrosëse dhe fatkeqësitë natyrore, sërish është ringritur si Anteu dhe është forcuar si Herakliu pa e mposhtur dot as natyra dhe as njeriu.
 Në Shqipëri; Pellazgji dhe Iliri, u dyndën romakë, persë, bizantë, sllavë, grekë, bullgarë, sërbë, osmanë-turq, austro-hungarezë, italianë, gjermanë...që vranë, prenë, shkatërruan, dëbuan, dogjën sa mundën dhe s’ja dolën dot mbanë ta zhdukin apo tjetërsojnë. Mjerisht, vetëm turqit arritën disi shbërjen e popullit europian të Shqipërisë pasi ata i ndaluan gjuhën shqipe (identiteti kryesor i një populli) që të zhvillohej dhe shkruhej dhe ndryshuan krejtësisht toponiminë e hapësirave shqiptare të pushtuara, se kështu, shqiptarët do ngeleshin pa identitet kombëtar dhe rjedhimisht pa histori kombëtare.
 Fatkeqësisht shqiptarët titanë dhe të pavdekshëm që nuk u zhdukën krejtësisht, nuk janë marrë, pothuajse fare, me rivendojen e disa elementeve të identitetit kombëtar siç është toponomia shqiptare! I pari që tentoi ta bënte këtë gje, madje e bëri në disa krahina, ishte Mbreti Zog i cili u shpall, persona non grata, në Shqipëri nga vetë shqiptarët! (Kuptohent nën udhëzimet e "pushtuesve miq".)

Para disa vitesh me ra në dorë një 'Fletore Zyrtare e Mbretërisë Shqiptare' dhe u habita shumë kur pashë se Mbreti Zog në datën 25 Tetor 1938 kishte nxjerrë një vendim që emërat e huaj të vendeve, qyteteve dhe fshatrave shqiptare që pushtuesit, për të përjetësuar pushtimin, kishin ndrruar krejt toponominë shqiptare me atë të tyren.

Këtë gjë Mbreti Zog e filloi me Prefekturën e Korçës e cila fatkeqësisht nuk u zbatua kurrë!
Mbreti dhe regjimi i tij kishin filluar të bënin një përpjekje të madhërishme në kthimin e identitetit kombëtar shqiptar nëpërmjet rivendosjes së toponimeve origjinale ose sajesave natyrale kombëtare të emërtimeve të fshatrave dhe qyteteteve shqiptare. Ky vendim u muarr në një kohë që s’punoi për shqiptarët, kohë kur ai do e linte Shqipërinë dhe në pushtetin përgjithmonë dhe Shqipëria do pushtohej nga Fashisto-Nazistët.

Pas pushtimit, do të vinin ato forca politike që kishin patur ndihmën e jugosllavëve dhe vendimi në fjalë nuk do të zbatohej pasi shumica e emrave të fshatrave shqiptare ishin me prejardhje të gjuhës sllave të cilët Enver Hoxha i bëri miqtë më të nderuar të Shqipërisë, kështu që, "Kthimi i Indentitetit të Humbur Shqipetar" u nxorr jashtë ligjit dhe Shqipëria mbeti e damkosur me emra, 'kopilë të vënë nga Sllavica Kopilica', siç do të shprehej një shqiptaro-amerikani.

Për të bërë diçka, më tepër për të ngritur zërin intelektual shqiptar, që të ribëhej edhe një herë ajo punë e bukur patriotike e mbretit Zog që u sabotua nga komunistët, pas rëniës së komunizmit, unë i bëra një thirrje Parlamentit Shqiptar, Presidentit të Shqipërisë, Akdamesë së Shkencave dhe Institutit Shkencor Shqiptar me titullin, "Ktheni Identitetin e Humbur Shqiptar!". Këtë gjë e kam bërë disa herë por gjithë ato herë kjo thirrje fatkeqësisht ka rënë në veshë të shurdhër të parlamentarëve, të shtetit, të presidentit dhe të shkencëtarëve shqiptarë. Sot po i rikthehem edhe njëherë shkurt këtij problemi që më shqetëson vazhdimisht dhe pres që me ndihmën e "Alb-Shkencës" të rindez një debat me shpresë se do të kuptohet si duhet rëndësia që problemi i toponomisë shqiptare dhe me shpresë gjithashtu se ky forum do nxjerrë njerëz më të aftë shkencërisht se unë për ta interpretuar dhe për ta ndjekur problemin jo vetë shkencërisht por dhe ligjërisht.

(Kjo thirrje e imja tek forumi i Alb-Shkencës në 2003 nuk u muarr pothuajse fare në konsideratë! Përkundrazi, pati disa zëra grekë (që flasin shqip) që e kundërshtuan hapur dhe për çudinë time asnjë shqiptar nuk reagoi!! Shënimi im sot)
A nuk është një ç’nderim kombëtar për çdo shqiptar të jetojë edhe sot e kësaj dite në fshatin apo qytetin e emëruar nga pushtuesi me emrin e gjuhës së tij me qëllim që bota të na njohë jo si shqiptarë por si sllavë, grekë, italianë apo turq?!
..................................................................
(Këtu është hequr një pjesë e shkrimit tim që nuk e di nga kush dhe që fatkeqësisht unë nuk e kam.)
Ju lutem ju lexuesë të nderuar të Alb-Shkencës, bashkoni zërat tuaj për këtë çështje që ky problem të buçasë fortë dhe të zgjojë nga gjumi ata shqiptarë që ju fle akoma 
ndjenja kombëtare dhe ti trembë ata që nuk ju pëlqen identiteti ynë kombëtar dhe që akoma ëndërrojnë të na gllabërojnë!
 * * *
Këtu më poshtë po jap emërat e fshatrave, të Prefekturës së Korçës dhe Nënprefekturës së Kolonjës, të ndruara në kohën e mbretit Zog të cilat, mendoj dhe dëshiroj që duhen të rizyrtarizohen menjëherë.
PREFEKTURA E KORÇËS:
Image result for fletore zyrtare ahmet zogu
Barçi - Bardhi; Belortaja - Mesi; Biranj - Biraj;Boboshtica - Manezi; Bellovoda - Ujëbardhi; Bulgarec - Arbëri; Bradvica - Guracapi;Cangonji - Cangonji; Çiflik Seitaj - Sejtaji;Damjaneci - Damjani;Dersniku - Lakthi; Dishnica - Mullias; Drenova - Thaneza;
Dvoran - Kurtaj;Floq - Floq; Goskova Poshtë - Zotaj i Poshtëm; Goskova Sipër - Zotaj i Sipërm; Kamenica -Gurishtja; Kuç i Zi - Kuç i Zi; Lumalasi - Lumalazi; Malaveci - Zhukthaj; Mborja - Mborja; Melçani - Mulçija; Neviçishti - Bulqiza;Orman Çifliku - 6
Deshmorët; Plasa Lart - Plasa Lartme; Plasa Poshtë - Plasa Poshtme; Polena - Pullazi; Porodina - Rrushaj; Pulaha - Pulaj;Qatromi - Qatromi;Ravoniku -Rrafshaj; Rëmbeci - Drithaj; Rovi - Rovi; Tërova - Rov' i madh;Turan -Turani;Vashtëmija - Vashëza; Vinçani - Vinjolli; Voskopi -Vreshtëzi;Arëza - Arëza; Dardha - Dardha;Nikolica - Nikaj; Qyteza - Qyteza; Sinica - Mollza; Bicka - Bigea; Bos - Bosi; Çaushlije - Çaushaj (?); Goça -
Goça; Gjyrasi - Gjyrasi (?); Kloca - Klosi; Kolaneci - Kolaj; Krastafilaku -Krastaj (?); Leminoti - Leminoti; Liboniku - Shelgas; Maliqi - Maliqi; Pirku - Prika; Plovishti - Plepaj; Pocesta - Prita;Senishti - Luadhori; Sovjani - Kallamishta; Symizi - Symizi; Vloçishti - Rezja; Zvirina - Burimas;Brozdoveci - Degaj; Denasi - Denasi; Dushari - Dushari (?); Karbanjozi - Karbanjozi(?); Lavdari - Lavdari;Lekasi - Lekasi;Marjani - Marjani;Mazreka - Mazreka(?); Miras - Misras; Opar - Opar; Peshtan - Brinjas; Protopapaj - Kryeprifti; Kallavarasi - Kalavarasi(?); Rosoveri - Rosaj; Toroveci - Korroziu; Tudasi - Tudasi; Varvara - Varreza; Vrepcka - Harabeli; Xerja - Kryebardhi;
Zereci - Xhuraj; Dobërçani - Shkrepaj; Kopeshi - Kopshti; Gjinikasi - Gjinaj; Kucaka - Kulmasi; Lebheci - Lleshaj; Maliq i Oparit - Maliq i Oparit; Moglica - Lirësi;Nikollara - Nikasi; Popçishti - Priftaj; Kreshpanji - Kreshpaj; Nishaveci - Nishani; Pendavinji - Pendaj; Podgorica - Temali;Pojani - Pojani; Shëngjergji - Shëngjerigji; Zëmblaku - Zemraj; Zvezda - Këlqerasi; Besmishta - Besmira; Gllomboçi - Kalemasi;Gorica - Gurazi; Lajthiza - Lajthiza; Posteci - Shen Pali;Shulin - Shula; Zaroshka - Laraska; Dolani - Dorande;Guramuja - guramuja; Gjergjevica - Gjergjaj; Gjonbabsi - Gjonbaba;
Gjonomadhi -Gjonomadhi; Krushova - Pishaj; Lavdari i Korçës - Lavdar i Korçës; Lozhani - Vreshtari; Osoja - Bredhasi; Punëmira -Punëmira; Shipckë - Shegaj;Shkozaji - Shkozaji; Tresova - Hijeza; Voskopoja - Voskopoja;(?);Zvarisht - Svarise; Çamerica - Çaberzi; Grabocka - Krraba; Gjançi - Gjonthaji;Katund - Katundi; Leshnja - Lajthiza; Lubonja - Dashasi; Panariti - Dashamiri; Reshanji - Rrushaj; Rehova - Remasi; Stradoberdha - Ushtriza; Shtyllë - Shtylla;Treska - Arishta; Trebeicka -Tribigasi;Vithkuqi - Vithkuqi.

NËNPREFEKTURA E KOLONJËS:
Bejkova - Bujrasi; Borova - Pishaj; Gostivishti - Rushkaj; Gjonçi - Gjoni; Kodras - Kodras; Kreshova - Kreshniku; Lengëz - Lengëza; Mesiçka - Mshikza; Navosela - Bardhoshi; Prodani - Prodani (?); Psari - Peshkasi; Rehova - Bubullimasi; Starja - Plakasi; Selenica - Rushëza; Taç i Sipërm - Taç i Sipërm; Taç i Poshtëm - Taç i Poshtëm; Vodica - Shënkolli; Zharkanji -Zazaka; Barmashi - Barmashi; Benjeza - Benjeza; Gozhdarazhde - Çmershi; Kaduci-Kaduci; Kagjinas - Kagjinasi; Kamniku - Gurishtja; Rajani - Rrenja; Sanjollas - Shëniovai; Shalësi - Shalësi; Bezhani - Grykaj; Butka -Butka;Helmës- Helmësi; Kozeli - Kedhasi; Mileci - Kroi i Madh; Pepellashi - Lirza; Qafëzezi -Qafëzezi; Qinam - Qinam; Skorovoti - Shëndelli; Shtika - Shtika; Blush - Blushi; Boshaj - Boshkaj; Kaltanji - Kalaj; Kurtes - kurtesi; Lencka - Gurbardhi; Luarasi - Luarasi; Orgocka - Pendari; Psar i Zi - Peshkasi; Qesaraka - Qesaraka; Qyteza - Qyteza; Selenica e Pishes - Pyllasi.

Agim Bacelli Agideeba at aol.com
Alb-Shkenca, Sun Mar 30 18:32:40 EST 2003

Shënim: Shkrimi është shkruar për herë të parë në janar 1996 .
Image result for fletore zyrtare ahmet zogu










2 comments:

  1. Flm i dashur Mili. Të uroj sa më shumë punë dhe suksese në drejtimin e gjetjes, mbledhjes, përpunimit llogjiko-shkencor dhe publikimit të materialeve që zbulojnë GENIN KOMBËTAR. Agimi

    ReplyDelete