CIKEL FILMASH DOKUMENTAR
Ky cikel filmash dokumantar ështe realizuar në bazë të skenarit dhe regjisë së z. Kol MARKU (Studjues, i antikitetit). Në këtë publikim të pjesës së TRETË, dhe pjesët e TJERA që do të vinë në vazhdim, ju do të njiheni me disa të dhëna për DARDANËT, për ndodhite e luftes së Trojës, që zgjati 10 vjet dhe për rolin e të mbijetuarëve të saj siç ishte, Enea Dardanidi. (kushuri dhe dhënder i Priamit mbretit të Trojes).
Ky hero dhe të tjerë që e shoqëronin , u bënë të famshem më
bëmat dhe aventurat e tyre në vazhdim të rruges në kerkim të një
vëndi të ri, ato shkuan në Thrakë, Kretë, Epir, Sicili, Itali,
Afrikë dhe rikthehen përseri, deri sa u vëndosen përfundimisht në Itali.
***
Pikërisht
për këto ndodhi dhe histori të tyre do të bëhët fjale dhe në pjesët e
tjera të dokumentarit në vazhdim. Pra, do të trajtojme ngjarjet e këtij
fisi të lavdishëm DARDAN, i cili, jo vetem shkelqeu me civilizimin e tij në qytetin e famshëm të TROJËS, por pas rënjes së saj të mbijetuarit, e nder to, heroj kryësor Enea Dardanidi, themeloj në Itali, qytetin Lavinium, ndersa djali i tij Asgani, themeloj po në Itali, Alba Longen dhe pasardhesi i këtij të fundit (Briti) me trojanë të tjerë shkuan deri në Britani, ku themeluan qytetin e Londres që e quajtën ‹‹Troja e Re››. Gjithashtu u thmeluan dhe troja të tjera, po nga princer Pellasgë, Ilir e Dardanë; si në Epir (Butrint) në Venecia (Itali),
e vënde të tjera. Ndërsa pasardhësit e Ene Dardanidit në dinastine e
Alba Longes në disa breza, themeluan më pas në vitin (753 p.e.s.)
qytetin e Romës, i cili e arriti kulmin e lavdisë se saj me civilizimin e famshëm Romak.
***
Në këtë cikel, po paraqesim PJESEN E TRETË të
këtij dokumentari që ka të bëjnë me aventurat e heroit trojanë Enea
Dardanidi, i cili pas largimit nga Troja mori rrugen e mërgimit me një
pjesë të luftëtarve dhe shokëve të tij. Në këtë ekspeditë, sipas të
dhënave, ai fillimisht mori rrugen për në Thrakë dhe pasi u njoh atje
me fatin e keq të djalit të Priamit Polidorit, u largua që andej dhe
mori drejtimin për në Delo ku gjëndej orakulli, për të pytur per fatin e
tij të mëtejshëm. Por, ai para se të shkonte atje, ndaloj në një ishull
tjeter që quhej Samothraka, i cili ishte banuar nga pëllasgët, në
lashëtësi. Atje Dardani me vellain e tij Jasionin kishin banuar më
parë dhe kishin themeluar një kult të rëndësishëm të «Zotërve të
Mëdhenj» («Kabiret» ose «Kavirët»).
***
Në
pjesen e TRETË, do të kemi një vazhdimësi te disa deshmive letrare
në lidhje me këto «Kabir të Samothrakes» dhe më pas, kemi dhe disa
të dhëna, për ishullin e Lemnosit i cili në lashtësi ( sipas Herodotit)
ishte i banuar nga Pellasgët, deri në fundin e shekullit te VI p.e.s.;
flasim për deshmitë gjuhësore pellasge në Lemnos të cilat
transkriptohen vetem me gjuhën Shqipe të sotme, duke përdorur germat e
alfabetit Etrusk ose Pellasg. Më
pas Enea Dardanidi së bashku me shokët e tij, zbarkoj në ishullin e
DELOS dhe pyeti orakullin e perendisë Apollon, me pas ai mori rrugen
për në Kretë dhe ky një ishull, i cili ishtë një vënd që banohej nga
pellasgët në lashtesi dhe që shkelqeu me qytetrimin Minoik. Pikerisht
nga Kreta kishte ardhur heroi Skamandri i cili shkoj ne Azine e Vogel
i cili ishte babai i Teukrit, me bijën e ketij te fundit ishte
martuar Dardani. Pra jo me kot, nga Homeri tek Iliada quheshin dhe
Trojanë dhe Teuker. Më gjërsisht për Kreten do të flasim në pjesen e
katert që vjen në vazhdim. Pra për argumentet që përmendem më lart
kemi folur në këtë pjesë dhe do të plotsojmë në vazhdim, në pjeset e
tjera të dokumentarit «Dardanet».
***
Duam
të theksojmë se pjeset e këtij dokumantari janë në lidhje organike të
pa shkeputura. Kush nuk ka ndjekur të parën e ka me veshtire për të
kuptuar të tjërat në vazhdim; kështu që kini miresine dhe vullnetin që
ti shikoni të gjitha pjesët sipas radhës. Dukë ndjekur pjesen e dytë të
dokumantarit, ju mund të krijoni një perfytyrim më të plotë të
tabllosë së përgjitheshme të ngjarjëve. Ju urojmë lexim dhe shikim të
këndshëm.
KLIKO PER TË PARË DOKUMENTARIN E PLOTË " DARDANET" PJESA E TRETË.
a) Nga Youtube (Vidio)
Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Europë. (F. Konica - Vepra 3, f. 169).
ReplyDelete