Nga: Kol Marku
Akrolisi gjëndet në majen e malit të Tyrbes / Shelbumit ( Lezhe). Ështe një fortifikim shume i lashte i ndertuar me mure qiklopike të ç'rregullta. Këto mure në Akrolis / Lezhe / jo vetem se mund ta kalojne perjudhen e shekullit te X-të pr.kr, ( që na rekomondojne arkologet ) por mendoj se duhet të datohet dhe më parë se shekulli i XV-te pr.kr,
pasi dimë se pellasgët para se të shkonin në Itali gjëndeshin më parë në brigjet e Egjeut të Adriatikut dhe Jonit.
Pellasgët për herë të parë shkuan nga Arkadia ( Greqia e sotme) në Spoleto në Itali rreth shek.XV-te prkr. Nje mur arkaik pellasg i zbuluar kohet e fundit Spoleto (Umbria- Itali) e verteton këtë gjë më së miri. Nese i krahasojmë, ky mur eshte me i vonshem se ai i Arkrolisit në Lezhe, pasi verehet se Akrolisit ka një konstruksion më arkaik dhe që deshmon për një faze me te hershme se ai i Spoletos.
Ndersa muret e Lisit (
Lissusit) në Lezhe edhe pse arkiologet mendojne se janë të ndertuara
rreth shekullit të IV-III-te prkr, ato mund të kenë qënë në nje perjudhë
më të hershme, pasi në Lezhë janë gjetur disa sopata të ashtuqujatura “dalmate” te cilat arkiologet i kane datuar rreth shek.X-të prkr, për shkak të gjetjes se bashku me to te nje sopate Italiote që në fakt është pellasgo-Ilire e pertej Adriatikut.
Tek muret e Akrolisit
për herë të parë në ndertimet qiklopike në Shqiperi, gjënden kthesa
anësore për të goditur armikun në krahë. Keto janë të rendsishme nga
pikpamja taktike. Në Akrolis gjënden dy të tilla.
Ndersa vete termi AKROLIS, nuk ështe gjë tjeter veçse një togfjalesh. A ( ështe ) Kro ( Kreu ) i LISIT. Pra "AKROLIS"="A Kreu i LISIT ".
Ndersa persa i perket, vetë Akrolisi
mund të datohet para vitit 1500 pr.kr. ( 500 vite me pare se e mendojne
Arkiologet), pasi vete fjala Akrolis = Eshte Kreu i Lisit
ështe një fortifikim i cili në formë dhe në përmbajtje ështe i lidhur
me atë të Lisit. Pra në kohen kur ka ekzisturar Akrolisi si term dhe
si objekt fizik, duhet të ketë ekzistuar dhe termi i Lisit, sepse
përndryshe nuk do të quhej Akrolisi ( Kreu i Lisit )
Kështu që nuk perjashtohet munëdesia që
Lisi si qytet të jetë ndertuar shumë më parë se nga koha që e pranon
arkiologjia zyrtare. Shekulli i IV-III-te pr.kr, ështe shume pak, për të
demostruar datimin e mureve te LISIT të cilat kanë një projekt dhe
strukture të veçantë që terheq vëmëndjen në të gjithë ndertimet Ilire
në brigjet e Adriatikut dhe Jonit. !!!
Per te krijuar nje ide me te plote per
fortifikimet e qytetit te Lisit ( Lezhe) ju mund te ndiçni nje vidio
dokumentare te pergatitur rishtaz per kete qellim.
Shikim te kendeshem.
No comments:
Post a Comment