Showing posts with label Siri. Show all posts
Showing posts with label Siri. Show all posts

Sunday, December 18, 2016

Masakrohen Shqiptarë në Siri - Qeveria e Tiranës, ajo e Prishtinës të mbajnë përgjegjësi!

Jemi dëshmitarë të krimeve të mëdha të forcave ruse, pro qeveritare siriane dhe mercenarëve ndaj popullatës civile në Siri . 
Krime që e tronditin njerëzimin. 

"Në luftën e Sirisë, në radhët e ushtrisë së presidentit sirian, Bashar al Assad i cili akuzohet për krime, masakra dhe vrasjen e mijëra civilëve sirianë pos forcave ruse ka po ashtu edhe shtetas serbë, mercenarë e paramilitare në krah të Putinit, njofton media serbe që kishte krye hulumtimi, ata ishin mes luftimeve, pjesëmarrës në sulmet e fundit në Halep dhe mjediset e tjera të Sirisë". (lajm edhe i agjencive botërore ) 
“Popullata siriane, një pjesë e madhe edhe e shqiptarëve sot janë duke u përballur mes jetesës dhe vdekjes në Halep të Sirisë, ku në emër të çlirimit të qytetit, vriten, dhunohen, masakrohen e terrorizohen popullata civile përfshirë gra, pleq e fëmijë ndaj të cilëve po zhvillohet një ofensive shfaruese.” Si mund të akuzoj mercenarët serb e rus ( e që i akuzoj ) për krimet ndaj shqiptarëve të Sirisë , kur ende në memorje i kemi isisat shqiptar të cilën i “ katapultoi” në Siri (ndër të tjerët ) edhe propaganda e pa kontrolluar erdoganiste. 
Nuk ju kujtohet ? 
Sa jeni të sigurt që në mesin e atyre mercenarëve serb nuk janë edhe mercenarët shqiptar të “ xhihadit “ të mashtruar nga qarqet më retrograde të shqiptarisë. Në gazetën Shekulli lexova “ Më dridhet trupi mbasi mora pjesë në prerjen e kokave të dy kosovarëve “’….. po ti mos u shqetëso se jemi në rrugën e Allahut . 
Kjo... (http://www.shekulli.com.al/p.php?id=279917) 

Kjo nga shqiptarët e mashtruar. Duhet t`i bëhet e qartë botës se aty që vriten nga mercenarët serb, rus dhe te tjerë janë “arnautet“ e Sirisë :…”.. historiku i emigrimeve shqiptare në Siri. Pjesa më e madhe e tyre ruajtën gjuhën dhe traditën, por pati nga ata që u përzien me vendasit dhe nuk arritën të ruajnë gjuhën dhe mbiemrat e tyre. Por, sipas z. Arnautit, edhe sot e kësaj dite ata janë të vetëdijshëm për origjinën e tyre shqiptare dhe nuk e harrojnë atë. 

Emigrimet e tjera të shqiptarëve në Siri ishin ato të viteve 1912-1913, për t’i shpëtuar represionit serb të kohës dhe të viteve 1945-1948, për t’i shpëtuar përndjekjes së pushtetit komunist në Shqipëriu e Jugosllavi. Por këta të fundit, sipas z.Arnauti, emigruan më tej në Amerikë dhe shumë pak prej tyre u vendosën në Siri.” Shqiptarët e Sirisë i takojnë elitës intelektuale te atij vendi ,sikur znj. Marie Arnauti, drejtoreshë e Operës së Damaskut .” 

(Është fakt historik se shumica e popullit shqiptar është dëbuar (përzënë) nga Shqiperia (duke spastruar dhjeta mijëra km katrore toke shqiptare-te Shqiperise) nga Serbia, nga Greqia, nga Mali i Zi gjate shekujve XIX dhe XX dhe, pas LDB, edhe nga Maqedonia (pjesa sllave). Një pjesë e këtyre shqiptareve qe i shpëtuan hanxhareve, thikave dhe plumbave te pushtuesve u detyruan me lot ne sy, me barkun bosh dhe me një mije vuajtje te mësynë nga sytë , këmbët… 

Një pjese e këtyre shqiptareve te dëbuar me zjarr e hekur nga vatrat dhe tokat e tyre përfunduan ne Siri, ku tash sa vite po behet një lufte e tmerrshme midis fiseve, pakicave, sekteve fetare islame dhe krahinave te atij vendi Te rrezikuar dhe te privuar nga çfarëdo kushtesh per jete ne Siri, shqiptaret-arnautet e atjeshëm, si miliona siriane, u detyruan dhe po detyrohen te largohen, te ikin edhe nga Siria. 

Qeveria e Tiranës dhe kjo qeveria e Prishtinës as nuk patën sy për të parë, as nuk patën veshë për te dëgjuar dhe as po kane zemër e shpirt për te ndjere vuajtjet dhe dhimbjet e kësaj pjese tragjike te shqiptareve tanë! ) 

“Me rastin e luftimeve ne Damask pësuan keq edhe “arnautët” atje, pra shqiptarët shumica e të cilëve janë me origjinë prej Kosove, që kanë dy lagje me emrin e tyre në veri dhe në jug të Damaskut. Ushtria e regjimit në javën e fundit të qershorit e rrethoi lagjen në jug (Kadam) duke bombarduar atë që t’i nxisë banorët që të ikin kudo. Por ka pasur asi që nuk kanë pasur ku të shkonin, ndaj mbetën duke menduar se atje do të gjejnë shpëtim. 

Mirëpo, me bastisje shtëpi për shtëpi ushtarët hynë në mënyrë brutale në një shtëpi dhe aty vranë tre veta të paarmatosur në një shtëpi (Munir Arnauti me origjinë prej Podujeve, Behlul Arnauti me orgjinë prej Kalishani dhe një tjetër vendës) dhe i nxjerrë në rrugë si “terrorist”.  

Kur ‘Arnautët’ e Sirisë të izoluar në zonat e luftës, kërkonin ndihmë për tu kthyer në shtetet shqiptare ( 2015 )http://www.klan.mk/…/arnautet-e-sirise-te-izoluar-ne-zonat…/ , ne i dërgonim të mashtruarit ne luftën e shenjet . Neve na ka humbur çdo krenari njerëzore që të kërkojmë mbrojte të Sirisë !  

Fahri Xharra, 18.12.16