Happy 612th birthday to the National Hero of the Great Albanian Nations and the Albanian people: Gjergj Kastrioti Skenderbeu - Lord of Albania (George Castriot Scanderbeg)The Albanian Nations will never forget the Albanian struggles led by this Great Albanian Hero and also a European Hero.
Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu u lind në 6 maj të vitit 1405 të shekullit të 15-të në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit. Ai u mor peng nga Sulltan Muradi dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin dezertoi gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.
Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbej do të korrte 20 fitore të mëdha kundër perandorisë, në plot 20 vite luftë në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.
Heroi ynë kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si vasal i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa do të vdiste në 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare.
Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Europës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës, dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve muslimanë.
Gjergj Kastriot Skënderbej mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.
Virgilios Arvanitis
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------