"LISSUS-qyteti i
pavdekshem dhe metamorfoza e nje objekti religjioz unikal ne
Shqiperi"
*Unikaliteti i rrenojave te
Bazilikes Paleokristiane te shek.V-te e cila ndodhet ne zemren e qytetit te
Lezhes nuk qendron vetem tek lashtesia e saj, planimetria impresionuese apo
mbivendosja e strukturave te ketij objekti religjioz mbi nje ndertim me te
hershem sic eshte "Terma publike romake e shek.II-te" por konsiston tek
teknika romake e ndertimit te murit absidal ose konka jugore e ketij
objekti,prane te cilit kalojne cdo dite me qindra apo mijera qytetare te
thjeshte duke e perlustruar me sy te lire por pa e kuptuar rendesine e saj kaq
te vecante(sepse mungojne tabelat orientuese nga ana e MK&IMK).
Sipas
Profesorit tim te nderuar dhe Arkeologut te njohur shkodran Z.Gezim Hoxha i
cili ka udhehequr ekspeditat arkeologjike te viteve 2003-2004-2005 dhe
definicionit shkencor nga ana e mikut tim shume te nderuar Prof. Luan Perzhita, Arkeolog
ekspert dhe Drejtor i Institutit te
Arkeologjise; "Bazilika (Kisha) Paleokristiane (e
Krishterimit te hershem) eshte ndertuar ne gjysmen e pare te shek.V-te mbi nje
strukture tjeter ekzistuese e cila i perket Termes romake te shek.II-te e cila
ishte ndertuar jashte mureve te qytetit antik te Lissus.
Pjeset e vecanta te termes romake jane pershtatur me mjaft kujdes ne
funksion te nje ndertimi paleokristian me planimetri pak a shume
kryqiforme...
Frigidari pershtatet per narteks, tepidari shnderrohet ne
naos, caldari luan tanime rolin e transeptit dhe konka jugore rivleresohet si
abside... Elementet e reja qe shtohen, jane ne sherbim te funksionit te ri
fetar... Absida e re, ne lindje te monumentit, ploteson mjedisin e
sanktuarit, shtroja i pershtatet Kishes dhe kolonat e ngrene me ne lartesi
ndertimin".etj.etj....
Sipas mendimit tim, elementi me i vecante i ketyre
strukturave murale antike, konsiston tek trajtimi i konkes se vendosur ne pjesen
jugore te ketij monumenti ku eshte mbivendosur absida e cila ne faqen e saj te
jashtme eshte punuar shume mjeshterisht nepermjet teknikes se
ndertimit "Opus reticulatum (punim rrjetëzor)", teknike romake shume e
rafinuar me te cilen jane ndertuar
vetem objektet e rendesise se vecante dhe
keto objekte, sot gjenden kryesisht ne territorin e gadishullit Apenin (Italia) por
qe jane mjaft te rralla ne Shqiperi apo vendet e tjera ballkanike ku
Lissus/Lezha ben perjashtim.
Teknika e ndertimit "Opus
reticulatum" eshte nje variant i evoluar i "Opus incertum" ku
fillimisht guret qe do te perdoreshin per ndertimin e perdes se
murit, pergatiteshin paraprakisht dhe me pas vendoseshin ne forme te çrregullt
piramidale me baze katrore dhe sistemoheshin me bosht fundosje ne brezin e
çimentuar.
Kjo teknike ndertimore, fillimisht e thjeshte, me pas evoluoi duke
perdorur "cubilia (tulla kubike)" me baze katrore te perkryer, te
rregullt dhe absolutisht uniforme, te cilat sistemoheshin duke i pozicionuar ne
linja/rrjeshta te rregullt me faqe anesore 45° ne raport me vijen horizontale
ku anet e "Cubilia" duhet te vendoseshin te ndara nga nje shtrese
llaçi...
Pasi perfundohej realizimi ne te dyja anet e murit, atehere procedohej
duke hedhur në brendesi te tyre,materialin e brezit te çimentuar i cili
perbente strukturen lidhese kyesore dhe ndertimi vazhdonte ne shtresa te
njepasnjeshme...Forma piramidale e "Cubilia" e treguar nga brenda
murit, sherbente ne menyre qe materiali ndertimor te lidhej me masen e brezit te
çimentuar pasi keshtu muri do te ishte shume rezistent si rezultat i te paturit
te nje siperfaqe te madhe mbeshtetje per materialin lidhes.
Gjithashtu, muret
antike te ndertuara sipas kesaj teknike kaq mjeshterore perfaqesojne shkallen
me te larte te zhvillimit te inxhenierise dhe arkitektures se qyteterimit
Iliro-Romak por edhe ne aspektin estetik,jane shume te bukura. Pra, kemi
fatin e madh qe nje pjese e vogel e madheshtise dhe e lavdise se qyteterimit
Iliro-Romak, te na deshmohet nga kjo strukture murale qe i perket absides se
Bazilikes Paleokristiane (shek.V-te) ne qender te qytetit te Lezhes.