Korrupsioni është si një lloj droge që të krijon varësi, pohoi sot Papa Françesku në prani të mijëra besimtarëve të mbledhur në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan.
“Disa kanë një lidhje me korrupsionin si me drogën. Ata besojnë se mund t’a përdorin dhe të ndalen kur të dëshirojnë”, sqaroi papa argjentinas me rastin e lutjeve të së dielës.
“Niset nga diçka e vogël, një shumë e vogël diku, një rryshfet atje dhe në këtë mënyrë kemi humbur lirinë tonë”, paralajmëroi ai, duke shtuar se korrupsioni prodhon gjithashtu “varësi” dhe gjeneron varfëri dhe vuajtje.