Turp për Bashkinë e Durrësit!
Turp për klerikët Janullatiste të Durrësit!
Turp për intelektualet e Durrësit!
Tabela e vendosur ne krye te
rruges e ne krah te Bashkise se Durresit e qe mbante emrin e rruges `Grigor Durrsaku`, Kryepeshkopit dhe Ekzarkut te Ilirise eshte hequr, ndersa ne fund te
rruges me veshtiresi dallohet tabela e fshehur pas nje peme dhe e masakruar nga
nje dore armike per te mos u lexuar emri i Patriarkut te madh shqiptar.
Eruditi Moikom Zeqo na jep keto te dhena historike per Kryepeshkopin (Mitropolitin), Grigor Durrsaku...
`...Dalim dhe te një figurë tjetër shumë e rëndësishme e Voskopojës. Është fjala për gravurën e një figure të shquar nga Voskopoja të njohur me emrin Grigor Voskopojari. Ky portret autentik është i një rëndësie të madhe. Dihet se Grigor Voskopojari ka qenë nismëtari, botuesi dhe korrektori i shtypshkronjës. Ai ka qenë bashkëpunëtori i Sevast Leontidit, drejtori i parë i “Akademisë së Re”.
Grigor
Voskopojari përmendet në të gjitha librat e Voskopojës me epitetin “më i dituri
dhe më i mençuri nga të gjithë murgjit mësues të shenjtë të Voskopojës”. Ai
është një shqiptar nga më të shquarit të shekullit XVIII. Në 1768 ai zgjidhet
metropolit i Durrësit dhe mbiquhet Grigor Durrsaku.
Për këtë
personalitet Gj. Zavira thotë se “përktheu Dhjatën e
Vjetër dhe te Re dhe e shkroi atë me gërma shqipe, të cilat i shpiku
vetë”. Ky Grigori shkroi disa libra si p.sh. jetëshkrimin e Nikodimit nga
Vithkuqi, ku flet me krenari për Shqipërinë dhe për martirin shqiptar. Vitet e
fundit u vendos në Manastirin e shën Gjoin Vladimirit në Elbasan ku vdiq në
1772 dhe pati lënë shumë dorëshkrime në gjuhen shqipe.
Mendohet se dorëshkrimi
i njohur me emrin Anonimi i Elbasanit është një vepër e tij. Ai është
një personalitet shumë i madh që meriton respekt për guximin e shkrimit të
gjuhës shqipe si dhe për shpikjen e një alfabeti original, gjë që ishte në
kundërshtim me tezën se gjoja vetëm gjuha greke duhet të ishte gjuha e vetme e
kishës ortodokse.
Emri i tij duhet rradhitur krahas Kostandin
Kristoforidhit dhe Fan Nolit tonë.
Ky
portret i tij meriton të vendoset në
Muzeun Historik Kombëtar`.