Në 100 vjetorin e Republikës Autonome të Korçës
Kush ishte Sali Butka
Për ata që e dinë, ata që nuk e dinë dhe ata që bëjnë sikur nuk e dinë

“Sali Butka ka zhveshur pallën dhe po bën luftëra të rrepta. Nga ana e Korçës po tregon trimërinë e tij si shqiptarët e moçëm në kohën e Skënderbeut.” Kështu shkruante Gazeta Liri e Shqipërisë, kur më 7 dhjetor 1912, pas pushtimit të Korçës, ushtritë greke iu drejtuan Kolonjës.
“Luani i Kolonjës, Sali Butka, na pret në Skrapar,” – i shkruante Themistokli Gërmenji Qeverisë së Vlorës në korrik 1913, pas shumë luftimeve për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Shqipërinë Juglindore.
“Nga ana e Kolonjës kundërsulmojnë forcat e udhëhequra prej shqiptarit të famshëm Sali Butka, që i detyroi forcat tona të tërhiqen deri te mesi i urave në Leskovik,” - raportonin ushtarakët grekë më 1914.
"Atë ditë të mos e harrojmë kurrë! Vanë gjithë atdhetarët ta ngushëllojnë, kur Sali Butka na thotë: Mos kini frikë o vëllezër, që mbeta me një sy, se nuk do ta turpëroj Shqipërinë, se kundër armiqve s'ka për të shkuar kot asnjë plumb. Jo syri, por le të shuhem me gjithçka vetëm Shqipëria të rrojë!". Kështu shkruante Gazeta Koha e Mihal Gramenos, kur Sali Butka humbi syrin në betejën e Nikolicës kundër pushtuesve të huaj në vitin 1914.
“Askush nuk do t’i ishte nënshtruar vullnetarisht një rasti të tillë, por duhet të jesh shqiptar, duhet të jesh trim dhe guximtar që të bësh një gjë të tillë,” – shkruante Gazeta Corriere della Puglia në faqen e saj të parë kur Sali Butka, në fund të vitit 1914, e nxori syrin pa narkozë në një spital në Bari.
“Franca, në Konferencën e Londrës ishte kundër vendit tim. Ajo u mundua t’i jepte Greqisë pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme. Austria, përkundrazi, mbrojti të drejtat tona. Kjo është arsyeja që ne ishim me Austrinë.” Kështu i tha Sali Butka komandantit francez në Korçë në vitin 1916, kur ai e pyeti se përse nacionalistët shqiptarë po luftonin kundër francezëve.
Jeta dhe veprimtaria e patriotit të shquar Sali Butka “gërshetohet me ngjarjet më të rëndësime të lëvizjes kombëtare shqiptare të fillimit të shekullit të njëzetë,” kur veprimtaria e tij dhe e batalionit të Kolonjës ka shkruar faqe të lavdishme në shërbim të kombit shqiptar.
Familja e Butkallinjve vinte nga Frashëri dhe ishte vendosur në Butkë që në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Aty lindi Sali Butka në vitin 1852. Në vitet 1882-1883, kur Petri Nini Luarasi ishte mësues në fshatin e Bezhanit, shumë afër me Butkën, këta dy burra lidhën një miqësi të ngushtë për çështjen kombëtare. Sali Butka u bë mbrojtësi i Petro Nini Luarasit dhe duke vlerësuar veprën e tij kombëtare shprehej: “Në qoftë se në Kolonjë do të ngrihet në kohën e ardhshme ndonjë përmendore për atë që e shpëtoi dhe e nderoi këtë vend, kjo përmendore duhet të jetë e Petro Nini Luarasit, që na zgjoi, na bashkoi dhe na lartësoi dëshirat dhe veprimet.”
Në vitin 1905, me krijimin e Komitetit të Fshehtë për Lirinë e Shqipërisë në Manastir, Bajo Topulli e bëri ndalesën e parë në shtëpinë e Sali Butkës, ku ai krijoi degën e këtij komiteti për Kolonjën dhe një nga çetat e para për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit otomanë. Të gjithë burrat e familjes së tij u bënë luftëtarë të çetës e më pas të Batalionit të Kolonjës, që ishte një nga forcat kryesore të armatosura në Shqipërinë Juglindore dhe kishte lidhje të ngushta me çetat patriotike të Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, Themistokli Gërmenjit e Spiro Bellkamenit. Në më 20 qershor të vitit 1912, kur luftëtarët e jugut po mblidheshin në Frashër për krijimin e komitetit kryengritës, gjatë një përpjekjeje në Qesarakë të Kolonjës, u vra djali i Saliut, Iljaz Butka. “Hallall Shqipërisë,” - i tha Sali Butka Dilaver Lubonjës që i dha mandatën duke vënë duart në kokë dhe shkroi “Për lirinë, për lirinë/ Lum kush vdes për Shqipërinë!/ Është i gjallë kurdoherë/ E ka të pavdekur nderë.”
Shpallja e Pavarësisë në Vlorë, i gjeti krahinat juglindore, ashtu si edhe pjesë të tjera të vendit, përballë rrezikut të pushtimit nga ushtritë fqinje ballkanike. Ismail Qemali, duke e parë këtë rrezik, në telegramin e datës 28 nëntor 1912, njoftonte shpalljen e pavarësisë dhe porosiste: “Shpallni edhe ju aty pavarësinë dhe forconi vijat e mbrojtjes kundër armiqve që duan të mësyjnë atdheun tonë të shtrenjtë.” Duke zbatuar porositë e Qeverisi së Përkohshme të Vlorës, batalioni i Kolonjës, i komanduar nga Sali Butka, pas pushtimi të Korçës, më 7 dhjetor 1912, zuri vijën nga Qafa e Qarrit, në Helmës e deri në Luaras, ku u zhvilluan luftime të ashpra nga dhjetori 1912 deri në mars 1913, kur forca të mëdha të Armatës së Epirit marshuan duke pushtuan Leskovikun, Ersekën, Gjirokastrën, Tepelenën dhe arritën deri në afërsi të Beratit. Sali Butka me forcat e tij u tërhoqën në kufijtë e Skraparit me Kolonjën. Aty, në Qafën e Martës, më 25 korrik 1913 u zhvilluan luftime midis forcave të Sali Butkës dhe atyre pushtuese. Në këto luftime u vra Nasi Spiro Qafëzezi, që Saliu e konsideronte si birin e vet ndaj u shpreh “Më mirë të më ish vrarë njëri nga djemtë.”
Me caktimin e kufijve të jugut me Protokollin e Firence më 17 dhjetor 1913, trupat e Sali Butkës filluan luftën që nga Skrapari për të marrë në dorëzim krahinat e pushtuara. Ato çliruan Panaritin, Grabockën, Katundin , Statobërdën, Selenicën e Pishës, Kaltanjin, Qesarakën, ku më 16 janar 1914 u zhvilluan luftime të ashpra. Në mars 2014 forcat shqiptare u futën edhe në qendrën e krahinës së Kolonjës. Më 8 mars 1914, forcat e Sali Butkës i vazhduan luftimet në drejtim të Leskovikut duke i prapsur andartët deri te Mesi i Urave në Lumin e Vjosës. Në këto luftime dha jetën djaloshi Mersin Prodani, që siç shkruhet në dokumentet e kohës “luftonte me trimëri të pashoqe,” kurse në luftimet në Qafën e Badrës dha jetën Qani Ypi. Gjatë prillit 1914, luftime të ashpra deri edhe trup me trup u zhvilluan në Ersekë, Selenice, Butkë dhe më 24 prill në Nikolicë. Në këtë betejë Sali Butka u plagos në sy.
Më 2 korrik 1914, Batalioni i Kolonjës, me urdhër të qeverisë së Princ Vidit forcoi vijat e mbrojtjes në drejtim të Pogradecit. Në Pogradec, i ndodhur mes dy zjarresh, nga forcat e Haxhi Qamilit dhe forcat sadiste, dhanë jetën 60 luftëtarë të këtij batalioni, mes të cilëve edhe Zalo Prodani dhe djali i Sali Butkës, “Gjenerali Gani Butka”. Kështu e quante Koloneli Amerikan Harold Spenser, i cili kishte marrë pjesë në luftimet e batalionit të Kolonjës gjatë vitit 1914, krahas luftëtarëve të tjerë shqiptarë. “Unë, - shprehet ai në një intervistë me një gazetar amerikan në vitin 1919, - si oficer me përvojë kuptova menjëherë se i ndjeri Gani Butka ishte një gjeneral praktik i mbaruar. ....trimëria, guximi dhe patriotizmi i gjeneral Gani Butkës më bëjnë të mos e harroj kurrë. Gani Butka ishte bërë vëllamë me mua, d.m.th., kishim pirë gjakun e njëri tjetrit, sipas zakonit shqiptar.”
Kur delegacioni me Themistokli Gërmenjin, Mihal Gramenon dhe Abdyl Ypin shkuan për ta ngushëlluar Sali Butkën për vrasjen e të birit 23 vjeçar, ai u tha: "Të rrojë Shqiperia"!