Sunday, June 26, 2022

Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare Shkruan: Refik HASANI

 Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.

Më datën 1 e 2 Mars 2022, po bëhen tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit dhe ishte përcaktimi politik e Juridik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

I pasuar pas Referendumit është edhe kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli tjetër si që është Marrëveshja e Konçulit.

Referendumi, është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale, ishte një akt më i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.

Po kalojn tri dekada të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës. Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës që ka dal nga zgjedhjet e datës 14 Shkurti 202, përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 202, do të duhej të vizitojn në realizim të projekteve nga investimet për Krahinën Shqiptare dhe të presin përfaqësues të subjekteve politike, institucuione e veprimtar që organizuan Referendumin.

Në këtë përvjetor, jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare. Në kët jubilar të Referendimit do të duhej të shenohet me manifestime të ndryshme, duke përfshirë edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.


*Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin mbajtjes së Referendumit,por edhe ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur, si:

Reciprocitetin, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolutë nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë etj. 


No comments:

Post a Comment