Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së
Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së
Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke
themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të
tri komunave.
Më datën 1 e 2 Mars 2022, po bëhen tri dekada, që
kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e
vullnetit dhe ishte përcaktimi politik e Juridik i së ardhmes duke marrë
përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj
Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të
Referendumit.
I pasuar pas Referendumit është edhe kryengritja e
armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe
Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij
Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi
qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli tjetër si që është Marrëveshja
e Konçulit.
Referendumi, është kontribut i gjithë forcave
politike e intelektuale, ishte një akt më i lartë historik, ishte një unitet
dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare në
ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.
Po kalojn tri dekada të Referendumit, statusi
politik i shqiptarëve të kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të
dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës. Legjislatura e re e
Parlamentit të Kosovës që ka dal nga zgjedhjet e datës 14 Shkurti 202, përkatësisht
Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit
202, do të duhej të vizitojn në realizim të projekteve nga investimet për
Krahinën Shqiptare dhe të presin përfaqësues të subjekteve politike,
institucuione e veprimtar që organizuan Referendumin.
Në këtë përvjetor, jubilar Parlamenti i Kosovës
dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në
mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e
Prishtinës zyrtare, shumë pak kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare. Në kët
jubilar të Referendimit do të duhej të shenohet me manifestime të ndryshme,
duke përfshirë edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca
shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë,
Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.
*Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim
të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin mbajtjes së
Referendumit,por edhe ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për
Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur, si:
Reciprocitetin, shqyrtimi i realizimit të
Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolutë nga Parlamenti
i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë,
propozimi për formimin e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë etj.
No comments:
Post a Comment