Wednesday, July 25, 2018

Dielli-Ad/am dhe Aba, Ava - EVA - femra e parë e tij.



DIELLI O ATA – ATI DIELL

Kemi mesuar se Dielli-Ad/am ne lashtesine e vet eshte quajtur *Ab- = Father dhe prej aty kemi lindjen e femres se tij: A'ba = A'va, "E'va" duke ditur se; v = n, kemi: Ava =Ana (H'ana), dhe “Hëna” është e bardhë, nga ku; Bardhë + Hëna = Parth'èna - perëndesha Athena, e virgjëra, "Αθήνα"= παρθ/ένα, perëndeshë e mençurisë, strategjisë dhe e luftës.

Po të njëjtin burim ka edhe fjala, "e virgjër" në gjuhën shqipe dhe ato latine, e cila buron nga mbiemri, "e bardhë" e pa prekur, e pa ndotur, ashtu si në mitologji, ku Zeus nuk mundi të hidhte farën e tij mbi trupin e saj të pastër engjellor por, në këtë rast është shumë më i hershëm, sepse i përkushtohet "Evës" së "Adamit" emrit më të parë të Hënës, e në lidhje me emrin e "Zotit"- Diellit të Zi/artë = "X" dhe x = gi, kemi; Ab' = e'bardhë, E ba = "Eva", (b = v) pra: E barX' = e Virgjë. (A'vir/Xë = ashtë e virgjër) Ashtu si tek emri "par(th)èna; Bardh/Hena, 

Pra: Athena = At/Hèna. duke patur parasysh fjalën "At" të pa gjini, sepse: At = "Perënd- {Ate} Perëndeshë", ashtu si; "God - Goddess" dhe, "At→At-èna", ashtu si, "prind", 'prindër", fjala; "At" ka kuptimin e parë = "Zot", Perëndi, ashtu siç kemi: At, et, etrit, etrus/k, (hititet) e shumë më vonë, At = at-babë, shumë bukur mundet të themi; "mëm-At" apo "Ati-mëm",  "at-Dhe = mëm-Dhe", ashtu si edhe përsa kohë fjala "zot" dhe "prind" konsideroheshin të njëjtë.

Një mbetje të tillë kemi tek një fis i vjetër “Shuan” në Gjeorgji, babës i thëresin "Mama", e ndërsa nënës “Deda”.
Emri Athina, është bashkimi i emrave "At” dhe "Hëna" = AT'HENA, ATHENA. Pra kemi: Ati-Diell ="Zeus" dhe Ati-Hëna = "Athena-perëndi".

Në monedhën me zogun Buf, e njohur kjo ashtu si “Zeusi -At”, paraqitet vazhdimisht, me zogun e tij të Besës shkabën-"Abis", e njëjta dhe me perëndeshën Athèna apo (Ati-èna) dhe në këtë monedhë shkruhet: "Athe" Brenda emrit, Athena, ruhet emri: "At"= perëndi dhe "Hëna"-perëndeshë, bashkimi i tyre sjell këtë perëndi, në formën e gjinisë femërore:

AT+HENA = ATHENA.

Tek monedha e paraqitur me perëndeshën Athèna, përfaqësuar me zogun Buf, shkruhet: "Athe" këtu ndodh e njëjta gjë, kemi një ndarje gjinore, një vlerësim më të saktë në nderim të saj si “Zot”, pra ashtu siç themi, At = Zot, në këtë rast kemi; Ate - AʘE = Zonjë – Perëndi, Perëndeshë.


VINI RE ME KUJDES: Pas shpine sipër zogut Buf kemi një gjysëm/hënze të stamposur.

Jo pa qëllim e i pakuptim është zgjedhur, zogu “Buf” përfaqësues, symbol perëndeshës “Athena” pasi Bufi kur është ditë ai fle dhe naten ri zgjuar, gjuan, Bufi është i vetmi zog që mundet të rrotullojë kokën gati 360 gradë ashtu si vetë Hena-Perëndi e cila shfaqet natën dhe jo ditën si Dielli-Zeus, madje njëherë në 360 gradë, Hëna rikthehet duke u mbushur ose duke u ngrënë-infint.

Deti "Egje" njihet nga grekët si perëndi e shenjtë dhe ky emër në fakt ka kuptim po të dyfishtë; perëndi apo perëndesha,"Athe"="Egje", apo "Agji = Azi", për ta qartësuar shikoni emrin e “Zotit” në greqisht i cili është i njëjtë me atë në latinisht nga; Ze-us = De-us, (Deos) = The-os, pra shohim qartë zhvillimin e gërmës nga: (Z = D = Th) Zeus- Deos- Theos dhe kjo kuptohet në memorjen e popujve, nguliten thellë, e ruhen me fanatizëm emra perëndish, hyjnish e të tjera, pra: Egje = eXe =A'Zi = iZeus. (deti i Zi, për nder të atit-Zeus)

Goddess Athena është identifikuar me perëndeshën Minerva.

Në el.Wikipedia.org/wiki/Αθηνά: thuhet: "Athena, në mitologji greke, ishte perëndeshë e mençurisë, strategjisë dhe luftës. Llojet më të vjetra të emrit të perëndeshës ishin At(h)'an (dorik) dhe Athina, emri Athena, i cili përfundimisht u fuqizua, rrjedhin nga mbiemri Athanaia që indirekt u njehesua në athinas>Athinën. Në idealist emër Kratylos Athena rrjedh nga A-, Zoti-Noa ose H-χ, Zoti-Noa, dmth intelektit të Perëndisë (Cratylus. 407b), por ky shpjegim është paretymologiki.

Literatura shkencore e konsideron emërtimin; Athèna “theonymio” prehellenic dhe të panjohur etymou."

Pra etimologjia e “perëndisë-Athena” thënë shkurt ka mbetur e dyshimtë, deri në ditët e sotme, ashtu si edhe shumë të tjera emërtime nga më të ndryshmet, por edhe shkrime e mbishkrime të lashta të cilave nuk ju ka dalë dot ballë gjuha quajtur e lashtë greke, po atëherë kujt gjuhë i përkasin ato?

  • Cila gjuhë fshihet pas termit apo nofkës “paragreke?
  • Dhe a mund të quhet “e Lashtë” një gjuhë kur ajo vetë nuk mundet të lexojë po të lashtat mbishkrime dhe emërtime nga më të ndryshmet?
  • Madje vet emrin e perëndeshës më të njohur ‹‹greeke›› dhe si kryeqytet i saj ATHENA.

Sipas Max Müller, i cili në kundërshtim me pohimet dhe shkrimet e gjithë autoreve të lashtësisë, ka pretenduar se pellazget nuk kanë ekzistuar asnjëhere, ndërsa mbi emërtimin: “ATHENA” pretendon këtë here se ΑΘEΝΑ (Athèna) është një fjale greke (?)

Max Müller shkruan se kemi një evoluim të fjalës së sanskritishtes: ahâna, që do të thotë: “Shndrit”, por ai nuk jep asnjë shpjegim që të vendosë një lidhje raport çfarëdo ndërmjet fjalës; Ahâna dhe Athèna. (Athâna)
Dhe së fundi, sipas një grupi të tretë studiuesish të cilët shprehen se fjala: Athèna vjen nga rrënja: Aιθ(AEʘ), prej nga vjen gjithashtu emërtimi apo fjala; “αιθηρ” aithēr = etër ose më mire nga rrënja: Aʘ - AT.

Këtu dua të ndalem pak duke ju kujtuar se fjala: “ET apo AT” i përket gjuhës shqipe dhe vetëm asaj. (Aʘ)
Njihet shkencërisht si symbol i Diellit shkronja; T→ʘ = ☼ → Dielli - AT.
Vlen të përmend këtu gjithashtu shprehjen e Homerit: Παλλας Αθηναι (Pallas Athēnai)

Në enciklopedine greke midis të tjerash thuhet:

Edhe pse Athana potniya shpesh është përkthyer Mistress Athena, ajo fjalë për fjalë do të thotë: “At (h) ANA" e Potnias, e cila ndoshta, do të thotë: Zonja Athinë; [11]  → (Mistress =Amë/tare–zonjushe–Athena).
Përveç këtyre atributet Kretiane-greke, vazhdon wikipedia, Günther Neumann ka sugjeruar se emri Athena është ndoshta i origjinës Lydiane; [14]  një fjalë e përbërë rrjedhur pjesërisht nga Tirren: AT=Nëna ashtu siç do të thotë dhe emri i perëndeshës Hurriane “Hannahannah” e cila është shkurtuar shpesh në Ana. [ citim i duhur ]

Pra nga të gjitha çfarë lexuam më sipër mendoj se duket qartë, e më shumë se e qartë emri “Athèna”, sjellë nga të gjitha shkrimet e autorve të lashtë, ashtu edhe tek mbishkrimi linear B mikenase: cilësuar dhe vlerësuar nga literatura shkencore: At (h) ANA.

Ἀθῆναιǎtʰɛ̂ːnajplace nameǎtʰɛ̂ːnaj = Ateːnaj

Aty lexuam gjithashtu se në gjuhën më të vjetër: 
Sanskrishte emri Athèna është evoluim i fjalës “ahâna”= ashtë hâna, hēnë, e shndritshme  -flakëruese.

E më poshtë vazhduam se në gjuhën lediane emri Athèna vjen nga; AT= Nëna ashtu si emri i perëndeshës Huriane, Hannahannah = 'Anë.
Platoni gjithashtu vuri në dukje se qytetarët e Sais në Egjipt adhuronin një perëndeshë emri egjiptian i të cilit ishte Neith, [15] dhe e cila është identifikuar me perëndeshën Athena. [16]

Mandej gjithashtu tek enciklopedia greke thuhet se shumica e gjuhëtarve besojnë se kjo fjalë rrjedh prej rrënjës: “Aʘ = AT” e kjo mendoj se është më e vërteta, fakt i pakundërshtueshëm e kokfortë kemi monedhat e prera për nder të saj ku krejt të gjtha monedhat me bufin zogun simbol të saj, ato shkruajnë po ashtu të njëjtën fjalë: “AʘE”-ATE – Zonjë.

Shpjeguam më lart Aʘ = Zot dhe AʘE = Zonjë.

Ky mbishkrim gjendet në monedha dhe në artifakte të tjera të ndryshme. Një manipulim fin' gjejmë përseri tek leximi i shkronjës; “ʘ = T”  ku në pothuajse të gjitha rastet vet nga ana e gjuhëtarve studiues grek etj, kjo shkronjë lexohet po kështu: “ʘ = T”, e ndërkohë në rastin në fjalë kjo shkronjë lexohet ndryshe prej tyre: "ʘ= Θ →TH, me qëllim për ta përshtatur atë në gjuhen greke, nga AʘE = ATE - Zonjë në ATHE =ATHEN.

Dihet nga të gjithë se Dielli është një Yll, më i madhi i zjarrtë, i quajtur ndryshe nga të parët tanë; “AT = ZOT” pra kemi Atin-Yll, si një nga perënditë më të lashta të njohura edhe nga gjuha greke si perëndi -“Atil-o” (τού  Ήλιο Θεού) duke ju referuar; Diellit YLL = Ílio huazuar kjo prej grekëve, e njëjta ka ndodhur edhe me “Zonjën Hëna” pra kemi në të dyja rastet prej shqipes fjalëformimet: At + Ílio = Atilio dhe AT+HENA = AT/HENA.

Në mitologjine e lashtë thuhet gjithashtu, se “ATHENA” lindi prej kokës së “Zeusit–Zot” më thoni një rast të vetëm ku “Zeus” të mos paraqitet si  simbol i Diellit dhe shkrepëtimave vullkanike të “rrezeve-rrufe” të tij, shfaqur ato tek këmbët e shqiponjës sonë hyjnore, për ti shpërndarë këto rreze me shpejtësi si farë “embrionale-ind” i fillesës, jetës e gjithë gjallesës, kësaj bote të paanë.

Kjo është arsyeja, domethënia, nënkuptimi i lindjes së Hënës-Athena prej rrezeve Diellore-Zeus, shfaqja e saj, dukshmëria, në rast se nuk do kishim Diell, e sigurt që nuk kishte për të patur as Hënë, e sigurt që ajo nuk do ndriçonte, e shfaqja apo egzistenca e saj do të ishte si e gjithë planeteve të tjerë e padukshme të paktën prej syrit të njeriut, ku gjithësesi as ne nuk do të ishim prezent në këte botë madhore ashtu si ndoshta dhe shumë gjallesa të tjera do të mungonin mbi këtë tokë e përreth saj, pikërisht prej mungesës së saj si: “Mëma–Amë” – gjallesë femërore, përfaqësuese e denjë e femrës më të parë quajtur ndryshe; “Eva” dalë - mbirë - krijuar prej “brinjëve”, rrezeve të Diellit – Adam.

Në mungesë të Atit/Am (Adam), nuk do të kishte as “EVE”, nëse nuk do të kishte, Diell nuk do të kishte as Hënë, e si rezulltat i pa diskutueshëm nuk do të kishte as Jetë.

Platoni gjithashtu vuri në dukje se qytetarët e Sais në Egjipt adhuronin një perëndeshë emri egjiptian i të cilit ishte Neith, [15] dhe e cila është identifikuar me perëndeshën Athena. [16]
Pra e pranuar kjo, indetifikuar si të njëjta perëndi vini re emrin e perëndeshës egjiptiane, Neith, dhe Athena e mendoj se nuk është e vështirë të dallojmë se është i njëjti emër por të lexuara në anagramë; Neitha<>Athein - Athèna.

Kjo e vërtetuar dhe e pranuar tashmë si të njëjta perëndi, por ajo që duam të dimë është kuptimi i emrit së perëndeshës egjiptiane,“Neith” e duke patur parasysh gjithmonë në planë të parë zogun “e natës Bufin” si simbol të perëndeshës Athèna, dhe emrin e perëndeshës egjiptiane  Neith, duket sikur tregon me gojën e saj; Neith = e Natës, Neith, Netë, natë, night, nýchta,

Goddess of night.

Vëreni me kujdes ndërtimin strukturor të emrit; “Neith = N + eith” dhe ja ku dalim në përfundimin  siç lexuam edhe më lart se Athèna vjen nga rrënja: Aιθ, (AEʘ) prej nga vjen gjithashtu emërtimi apo fjala; “αιθηρ” aithēr = etër.

Pra baza rrënja e fjalës “Athena” na del i gjinisë mashkullore ashtu e deklaruar edhe nga enciklopedia botërore: [www.wikiwand.com/it/Atena] etj.

E njëjtë siç ndodh në gjuhën shqipe dhe në atë greke, ku fjala “Zonjë” buron prej fjalës së gjinisë mashkullore: “Zot-zonjë” dhe në gr. kýrios kyría, (κύριος -κυρία).

Nga Wikipedia

Homeri, epiteti më i përdorur prej tij për perëndeshën Athena është Glaukopis (γλαυκῶπις), e cila zakonisht përkthehet si, “Sy të ndritshme” ose me sytë që shkëlqejnë. [31]

Fjala glaukos (γλαυκός), do të thotë shkëlqim i argjendtë “i blertë në të kaltër” dhe “ops” (ὤψ) do të thotë “Sy”, në fakt vetem në gjuhën shqipe  mundet  të gjejmë fjalën “i kaltër = i kaltër” i njëjtë me epitetin homerike

Glauk ó Kalk, (kaltërosh).

Ajo që është më interesante e që vlen të theksohet edhe nga ne është se glaux (γλαύξ) vjen nga e njëjta rrënjë, me fjalën “buf” me sa duket, për shkak të syve të dallueshme vetë zogut. Zogu i cili sheh edhe natën është i lidhur ngushtë me perëndeshën e diturisë: në imazhe arkaike, Athena është përshkruar shpesh me një buf (ose "buf e Athena", dhe më vonë nën Perandorinë Romake ", bufi i Minerva") u ulën në dorën e saj.

Ky dyzim evoluar së bashku në mënyrë që edhe sot buf është një simbol i mendjemprehtësisë dhe diturisë. [2] i cili u identifikua edhe me endje. Përveç kësaj, mitet e lashta greke na bëjnë të ditur se Athena kishte vizituar shumë vende mitologjike si lumin Triton të Libisë në Afrikën e Veriut dhe fushës Phlegraean. [17]
Dijetari Martin Bernal krijoi teorinë e Black Athena për të shpjeguar këtë origjinë lidhur duke thënë se koncepti i Neith ishte sjellë në Greqi nga Egjipti, së bashku me "një numër të madh të karakteristikave të qytetërimit dhe kulturës në mijëvjeçarë e tretë dhe të dytë". [19]

Epitete të tjera për Athena përfshijnë edhe: ΆτρυτώνηAtrytone (= është palodhur)?, Παρθένος, Parthénos (= virgjër), dhe Πρόμαχος, Promachos (e Fighter luftëtare)

Në Iliada (4.514), të homerike himneve, dhe në Theogony Hesiod-së, Athena i është dhënë epiteti Tritogeneia. Kuptimi i këtij termi është i paqartë; kjo mund të thotë gjëra të ndryshme, duke përfshirë edhe "Triton lindur", ndoshta duke treguar se deti, hyjni ishte prindi i saj sipas disa mite të hershme. [41] [42] në Ovid e Metamorphoses Athena është nganjëherë referuar si "Tritonia".

Kuptueshëm pra, qartë na vijnë sërish në gjuhën shqipe edhe dy epitetet e tjera të njohura për perëndeshën tonë të shndritëshme  Athèna.

http://lh4.ggpht.com/_ËOELhBXtBtA/So7K8r77CUI/AAAAAAAAAQU/IHodvu_Edho/s1600-h/Athina%5B4%5D.gif

Më poshtë kemi një figurë tek një unazë dore ku brënda saj gjendet e  stamposur një figurë gruaje, duke mbajtur në dorën e saj zogun “Buf” karakteristike kjo e njohur e perëndeshes, “Athena”

Në figurën, vulën-unazë, duket qartë mbishkrimi përkrah saj, aty shkruhet:

"ANAEILIS", thënë shqip, “Ylli i Hënës”, Ana - eilis, shikojmë aty tek ky emërtim se kemi të bëjmë me dy zanore bashkë përveç zanores "A" e cila i përket fjalës së parë "ANA" dhe pas saj fjala tjetër EILIS = IiLIS, baraz kjo me një zanore: 'I' e zgjatur, ose e zvëndësuar ajo tashmë me gërmën Y = (ypsilon), në shqipen e sotme ajo lexohet ANAEILIS = ANA YLL, "Hëna"-Yll, kjo duke ju referuar shpjegimit të mësipërm, por këtë e dëshmon dhe vet fakti se në këtë unazë gjendet edhe "zogu buf" që mban e shoqëron, Yllin - Ana, prej së cilës ne shqiptarët trashëgojme shumë emra të bukur si; Ylliana, por edhe Iliana, ashtu si dhe në gjuhë të tjera latine kemi emrin e bukur, Anahilis.

Pra perëndesha, "Athina" është pikërisht "Hëna"-yll.
britishmuseum.org
Museum number 1891,0806.86
Gold signet ring: on the bezel Athena seated with an owl; the Greek inscription reads "Anaeiles".
Anazë vulosjeje Gold: në bezel Athena ulur me një buf; mbishkrim grek lexon "Anaeiles
ANAEΙΛHΣ - ANAEILIS – HENA YLL

Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga Dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "Hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës,

Në figurë unazë pamë se aty shkruhet shqip: Ana - Yllis, Hëna-yll, vumë re se Hëna është quajtur e shkruar; "ANA", pa gërmën "H", pra në të folmen e dialektit Geg: "Ána dhe jo H'ana" duke ju kujtuar këtu se në gjuhën shqipe, kemi shumë emra: Áne dhe Anè, e njëkohësisht, Anë, Ana = Hënë, ashtu si dhe; H'ënë = N'ënë, ëmë, amë, mëmë. Kjo edhe për arsyen sepse ashtu si Dielli, që do të thotë "Adam" po ashtu edhe "Hëna = Eva", gruaja e "Adamit" Në Anglisht Hënës i thonë "Moon" dhe (mëmës) i thërsin "Mom" ashtu si në greqisht; "Mama" i thëresin: "M'ana"= H'ana, e fatkeqësisht, emri "Mana" është larg fjalës; "Fengar"= Hënë, megjithse edhe "Fengari" ka për rrënjë fjalën shqipe (Anë) - Hënë.

Pra shohim se, edhe në anglisht dhe greqisht, emri: "Amë" (mama) buron prej fjalës shqipe nga emri: H'anë - Hënë, ashtu si vetë emri “Hënë” gjendet brënda emrit "Moon" dhe si rrrënjë tek emri "Fengar"

Tek gjuha angleze vihet re se kemi të bëjmë me dialektin Geg, më të hershëm të gjuhës shqipe, ku emri; “Hënë = Hốn” dhe emri; “am'- mam = mom”, shfaqet jo; “Anë = hanë”, por; “onë” = hona” - hëna, (a = o), ashtu si tek folja shqipe, “ashtë = oshtë”- është.

Mili Butka 
#Aleksander Hasanas

Kjo është një tabelë e fjalës Nëna ndër gjuhët më të lashta njohur.

No comments:

Post a Comment