Tuesday, December 19, 2017

Mbreti Ptoleme i “PARE” – dhe gjuha e tij shqipja – Etimologji



Në këtë monedhë të artë, me gërma po të arta derdhur mbi të, ju bëjmë të ditur gjithë studiuesve të huaj apo vendas se shkruhet shqip e kjo është e padiskutueshme. Në ketë monedhë prerje e Mbretit Ptoleme I shkruhet qartë, pastër shqip:
MBRETI PTOLEME “I PARE”
Kjo e mbështetur edhe tek studimet e huaja europiane por edhe tek ato greke emërtimi “Basil” (gjendet i panjohur për gjuhën greke) – pra kemi të bëjmë me një emertim pregrek, por ajo më e veçanta e pakundërshtueshme në këtë monedhë na vjen fjala e shkruar aty: “ΠΑΡ = PAR-ë” 
Kjo është gjuha shqipe e lashtë pa diskutim, por edhe e shkruar të paktën 300 vite para Krishtit.
Ptolemeu: I (treguar në monedhën e rreth 300 pes) ishte i pari i pasardhësve të Aleksandrit që zëvendësonte profilin e Aleksandrit me të tijin, të karakterizuar nga sytë e tij të vendosur thellë, ballin e lartë dhe mjekrën e shquar. Ai gjithashtu e miratoi Zeusin si hyjninë e tij mbrojtës, i cili shpjegon imazhet e kundërta të shqiponjës duke hipur në një rrufe, pasi që të dy janë simbole të lidhura me Zeusin
Ptolemeu II vazhdoi krijimin e këtij sistemi duke ndaluar dhe konfiskuar monedhën e huaj. Në një përpjekje të shënuar për të popullarizuar monedhën, ai gjithashtu prezantoi monedha prej bronzi. Monedhat prej bronzi kanë vlera të bazuara në deben tradicionale egjiptiane, një njësi për peshë bakri ose bronzi.
Monedha e bazuar në argjend ende përdoret për tregtinë e jashtme. Krijimi i një sistemi të mbyllur të monedhës mund të ketë qenë i suksesshëm, pasi disa monedha të huaja janë gjetur në Egjipt. Megjithatë, njerëzit vazhdonin të tregtonin në lloj (verë, vaj, birrë) në epokën e përbashkët dhe disa monedha Ptolemaike u gjetën jashtë Aleksandrisë.
Ps: Krahasoni shkrimet tek monedhat përkrah ku një prej tyre është monedha e të madhit Aleksandër dhe sipër mbi shqiponjën aty pranë këmbëve të tij, gjendet e shkruar fjala:
“HP” – të “bashkëngjtura shkronjat (h, i dhe p)” ndërkohë kjo fjalë tek monedha tjetër serish sipër shqipes shkronjat aty janë shkruar me vete dhe paster: HP = HIP-(e)
Ky nuk është rast i vetem, tek shume monedha të tjera shkronjat gjenden të shkruara ashtu bashkëngjitur, tipike një prej tyre është fjala “AT = Zot = i Pari; Bir i tij” shkruar kjo në shumë monedha mbreterore, etj.




No comments:

Post a Comment