Wednesday, January 30, 2013
A egziston problemi Vorio-Epiri dhe vete Epiri ?
Qe te permendesh gjysmen duhet pa tjeter te egzistoje edhe
gjysma tjeter. Notio Epiri nuk ka, as si term as si problem, pandaj edhe Vorio
Epiri nuk duhet te kete. Nqse ka, duket se eshte dicka formale ose jo serioze.
Udheheqesit e te gjitha qeverive te Athines ceshtjen e Epirit nuk e kane pase
ne axhenten e tyre asnjehere.
Revolucioni i 1821 megjithese u krye nga epiriotet, nuk e
cliroi Epirin nga Turqia. Epiri i viteve 1800 dominohej nga elementi
shqip-foles, me Ali Pashen ne Janine, djemte e tij ne Rumeli e More ( Peloponez
) dhe vete fshataresine nga Selaniku, Trikala, Sul e Parge.
Me 1878 ku te gjitha rajonet kristiane te Ballkanit me
vendimin e Konferences se Shen Stefanit dhe me von te Berlinit, ju njoh e
drejta per autonomi ose pavaresi, (duke perfshire edhe Himaren megithese kjo e
kishte autonomine qe me 1492 ), Epiri me popullsi dermuese myslimane
shqip-foles, nuk perfitoi asgje.
Deri me 1912, bijte me te shquar te Vilajetit te Janines, si
Mitat Frasheri etj ( sipas Enciklopedise Greke, shiko herojte bij te Janines )
e kishin me dyshim ne se ky Vilajet dmth Notio Epiri, do te behej greke apo jo.
Kjo u vendos ne favor te Greqise ne fillim te 1913, sepse te gjithe
shqip-folesit nuk donin as Himaren e pavarur, as Epirin e Pavarur, per kerkonin
nje autonomi te cunguar nen Turqine. Pra donin forcimin e pushtetit turk, dhe
jo deshiren e popullsise kristiane per pavaresi te plote.
Me 1911-1912 dhe vazhdimisht deri me 1919-1920, qeveria
Greke nga e lekundur per te kerkuar dhe ndihmuar ceshtjen e Epirit, nen
presionin e Fuqive te Medha e injoroi fare Epirin, per te mos thene e
tradhetoi. Themi e tradhetoi duke presupozuar se kjo ishte ceshtje greke. Por
nuk duhet thene e tradhetoi, sepse asnjehere nga Mbreti ose Kryeministiri ne
Athine, nuk ka qene problem bashkimi i Epirit me Greqine, si per mijera vjet me
rradhe edhe gjate kesaj kohe. ( qe nga kohe e Aleksandrit te Madh, shek III
para Krishtit ).
Sipas dokumentave kemi gjendjen e me poshtme:
- Epiri u nda nga pashkathtesia e burrave politike dhe
dipomateve Greke qe u mungon politika largpamese ( Vasilios Kyranis, Vorio
Epiri nder shekuj, Harvard University, Bosto, Janar 1989, faqe 6 )
- Ne pergjithesi popullsia shqip-folese u be aleat dhe vegel
e Turqise, per te kryer mizori, si islamizmi me force, plackitje, djegje,
tortua. Shume katunde e qytete te vogla u shkretuan nga banda bashibozuke ndose
vendase, shqiptare myslimane (f. 9, po aty )
Kur Spiro Milua ne Tetor 1912 i kerkoi qeverise greke anije
per te zbarkuar nga Korfusi ne Himare, qeveria greke nuk e ndihmoi, vecse
shoket. Ne Delvine me 1914 Spiromilua per njohjen e Himares si krahune autonome
brenda Epirit, u injorua nga qeveria Greke.
Me 1919 ne Konferencen e Parisit, Venizellos nuk ishte per
Epirin, por e shkembeu ate me problemin e Mikrazise ( shiko Himara 100 vjet me
pare, nga Eleonora e Konstantini ).
Me 31 Janar 1914 Greqia e ambadonoi Epirin per te marre nga
Fuqite e Medha ishujt e Egjeut Lindor.
17 Shkurt 1914 shpallet Autonomia e Epirit me qender ne
Gjirokaster. Me 17 Maj Protokolli i Korfusit e legalizon kete Autonomi. Por
vete shteti Grek cfare beri per ta ndihmuar qe kjo autonomi te kishte jete te
gjate ? asgje. Preferuan te marin greket nga Azia e Vogel ne shkembim te
hareses se Epirit ( Braktisjes ).
Mbas 27 Janarit 1925 qe Epiri u be de fakto Shqiperi, Greqia
ndihmoi duke zhvilluar gjyqin e Hages per te drejten e gjuhes greke, te cilen e
fituan, te vetmen gje. Gjate luftes Italo-Greke, asnje komunikate nuk permendi
emrin Epir, Vorio Epir, malet e Epirit, por vetem Shqiperi, malet e Shqiperise.
Kryeministri Joanis Metaksas ne nje komunikate drejtuar drejtoreve dhe
kryeredakoreve te shtypit te Athines, me 30 Tetor 1940, nuk permendi asnjehere
Vorio Epiri.
Me 22 nentor 1940 me ngritjen e flamurit te fitores ndaj
Italise ne Korce, Metaksa tha ne radio : “Po luftojme jo vetem per egzistencen
tone por edhe per ate te popujve te tjere te Ballkanit, si edhe per clirimin e
Shqiperise,” kjo eshte degadenca e udheheqeve greke ( f. 19, libri i Vasilios
), apo ata e dini mire se historikisht Epiri s’ka qene asnjehere me Greqine.
Me 14 Dhjetor 1942 Byroja Politike e Parties Komuniste Greke
mori vendimin : “N.q.s. do te sulmohet Shqiperia ( per clirimin e Vorio-Epirit)
ne nuk do te jemi dakort, por as do te kundershtojme.” Me ndrhyrjen e Enverit
tek Stalini, Sekretari i Pergjithshem i Partise Komuniste Greke,
Nikos Zaharriadhis, beri revizionim te vendimit. “Shohim se ne momente kritike
i mungonte ( i mungon dhe sot Kombit Grek ) udheheqja politike sepse eshte
organ i verber i ndonje fuqie te madhe.” ( f. 22, tek leksioni i Harvard University)
Me 30 Gusht 1946 delegacioni Grek, me ne krye Kryeminstrin
Konstandinos Caldharis, ngriti ne Konferencen e Parist ceshtjen e Vorio-Epirit.
Molotovi reagoi, dhe qeveria greke qe ishte krejtesisht e pa pregatitur dhe e
pa afte per nje mision te tille, hoqi kerkesen nga rendi i dites, per hir te
Dhodhekanezit. Pra kemi diplomate te pa shkathet ( apo kerkonin dicka qe e
dinin se nuk ju takon? ), i humben te gjitha betejat ne tavolinat e
negociatave. Qe nga kjo date, nuk eshte kujtuar me Vorio-Epiri.
Me 27 Shkurt epirioti Evangjelos u be minister i Jashtem i
Greqise dhe nuk e permendi asnjehere ceshtjen e Vorio-Epirit, megithese votat i
kishte fituar per kete premtim. Me 1960 Hrushovi mesoi per Vorio-Epirin gjete
vizites ne Shqoperi dhe i premtoi Sofokli Venizellos se do pranoje autonomine e
Vorio-Epirit por le ta beje propozimin ne Konferencen e Bukureshtit, propozim
qe nuk u be nga Greqia, ( gjojha e papregatitur ).
Me 1967 Jorgo Papadhopulli duke injoruar
Vorio-Epirin lidhi maredhenie diplomatike me Shqiperine, neneshkruar nga
Dhimitrios Bicios.
Me 23 Shtator 1975 u urdhrua me vendim nr 533, gjendja
civile ne Shqiperi, qe te mos pranoje te regjistroje femijet me emra greke
(fetare ). Athina as qe nuk u ndie per gjithe kohen.
Me 1979 delegacioni Amerikan ne Gjeneve preku ceshtjen e
Vorio-Epirit. Gazeta e Athines “Akropolis,” ne vend qe te ishte dakort, e
quajti “ Nderhyrje te hapur ne maredheniet Greko-Shqiptare.” Kyeminister ishte
Konstantin Karamanlisi qe asnjehere nuk e ka zene ne goje emrin e Vorio-Epirit.
Me 12 Gusht revista e Athines “Anti,” nxori nje deklarate te
Ministrit te Jashtem Evangjelos Averof ku shkruante ne dokument sekret : “Nje
bashkepunim te sinqerte me Shqiperine do te na ndihmonte ne permiresimin e
pozites sone dhe eshte e domosdoshme te heqim dore ne menyre te sinqerte dhe te
perpiket, qysh tani nga cdo rivendikim mbi Vorio-Epirin. Me kushtin e mesiperm
duke hequr dore nga ky pretendim do te duhet te jemi krejtesisht te vendosur
mbi te dhe te mos pranojme Vorio-Epirin edhe sikur ajo do te cenohej nga
aleatet tane te medhenj.”
Vasilios Kyranis ne leksionin e mbajtur ne Harvard
University 11 janar 1981, thekson : “Ja pra degjenerimi kombetar i Greqise. U
braktis Vori-Epiri me 1914. Greqia ne Vorio-Epirioteve na ka mohuar, na ka
perbuze, na ka mashtruar, na ka poshteruar.”
Zera si te Mitropolitit te Konices, te organizatave MAVI
etj, te Xrisi Avgise sot, nuk ngrene peshe ne politiken, ne vijen e Qeverise
Greke te percaktuar qe me 1912, 1914, e deri me sot. Per Qeverine Greke ky term
ose ky problem nuk egziston. Kush eshte ne pushtet eshte vegel e te medhejve,
qe nuk duan probleme. Kush ngre probleme, po per kete arsye nuk ka per te ardhe
ne pushtet asnjehere.
Ne Shqiperi historia dhe librat thone se Pirrua ka qene
Mbreti i pare i Epirit dhe Skenderbeu Mbreti i fundit i Epirit. Por Epiri nuk
permendet asnjehere, as ne tekste shkollore, as ne literature e as nga media,
mbahet heshtje, dmth Epiri apo Epiri i Jugut nuk egziston as si term, as si
problem.
Problemi i Epirit mund te zgjidhet vetem nen nje shtet
Federal, atehere mund te krijohet krahine me ligje te vecanta, pavaresisht se
me ke do te jete.
Posted by Stavros Markos at 1:21 PM
http://himaracommunity.blogspot.al/2013/01/
No comments:
Post a Comment