Tuesday, August 15, 2017
M I H A L D E D J A
HYJNIA E ARBËRIT
JETËSHKRIM në POEZI dhe ESE
Korrektimi letrar
dhe kopertina
nga autori
............................. Mihal Dedja .............................
PARATHËNIE
Përveç shpjeguesit në çdo poezi, po japim shënimet ku jeta dhe vepra e kryeheroit ndahet në pesë pjesë, 16 poezi secila. Nëse mund të quhej plotësim i veprës, 30 30 ese gjenden fund.
Pjesa e parë i takon periudhës nga fëmijëria deri në Kuvendin e Lezhës më 2 mars 1444.
E dyta nga viti 1444 deri në mbylljen e një epoke të pashoqe fitoresh të mëdha më 1457.
Periudha 5-vjeçare e viteve 1458 - 1462, paqë midis Skënderbeut dhe sulltan Mehmetit II.
Periudha e katërt, nga viti 1462 deri kur mbylli sytë në Lezhë më 17 janar, 1468.
Periudha e pestë u ideua si vazhdimësi e jetës së atij njeriu të madh, kryehero i shekujve të ardhshëm.
T’i shkëputësh të besuarit të sulltanit një ferman në fund të një beteje të humbur të osmanëve, ku qe repart rezervë dhe e braktise; të japësh kushtrimin në trojet e vendlindjes ato 3-4 ditë e të futesh me guxim në gojën
e ujkut (në kështjellë) me fermanin e rremë bashkë me
300 kalorësit që të pasuan mbas betejës së braktisur; të asgjësosh garnizonin armik me t’u futur kryengritësit e fshehur në male më parë; të ngresh flamurin e lirisë në bedenat e kështjellës krutane që njohe, e studiove dhe
e zgjodhe qysh kur ishe me njëfarë grade vite më parë
3
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
aty; të mbledhësh princat, të formosh për herë të parë një besëlidhje; për herë të parë të rreshtosh ushtrinë e bashkuar arbërore nën komandën tënde, ja gjenialiteti
i një strategu të ardhshëm!
Dhe kështjellat para tij
binin me at’ lehtësi,
siç rrok burri vesh’n e tij!
(Llongfellou)
Nëpër inatin kryeneç të të voglit nuk kalon aq lehtë, ashtu sikurse nuk harronte sesi e morën peng në moshë të njomë; ashtu sikur nuk harronte më pas sesi u rrit në shkollën e jeniçerëve; sesi u shqua luftëtar në trojet që osmanët e paepur për pushtime po i merrnin radhë; sesi u detyrua të përjetonte rite të panjohura fetare; sesi nuk arriti ditën që mbylli sytë ai që e lindi; ashtu sikur nuk harroi aleatin e tejdetit që la në baltë të atin, kur u ngrit për të flakur haraçin; sesi më pas në epokën e një arbri të tërë që ai priu, i ndodhur aq herë në një lojë mes dy zjarresh... a mund të falë një shpirt fatosi si ai?
Një arbër trim,
sikur në dyluftim,
kurrë i sfiduar!
As ishte parë dhe dëgjuar të vinte një sulltan, siç qe Mehmeti II, për të dytën herë në rrethimin më të madh
4
............................. Mihal Dedja .............................
të Krujës; të shkretohej gjithçka arrin dora e zaptuesit
mbi një popull të munduar, të përgjakur e të vrarë deri edhe jetë fëmijësh, grash dhe pleqsh; që e bëri prijësin arbër të ndalej një dimër të gjithë në viset italikë, saqë, kur kryeluftëtari iku i dëshpëruar, ahere Papa i dërgoi menjëherë ndihma në të holla, sepse as bëhej fjalë t’i jepnin një ushtri në «ferrin e përgjakur» arbëror kreut të përgjithshëm të kryqëzatës, i emëruar para ca vitesh në luftën pushtuese dhe fetare «Kryqi kundër Hënës». Kështu, nëse kujtoheshin premtimet në rrethimin para atij dhe as në tjetrin që pasoi.
Strateg që nuk e kish për gjë
jetë e ushtarit ku e zë,
i yni prijës.
Ngadhnjyes gjersa ish.
Ja që tradhtia, herë në zemra të fshehta dashnorësh, herë me qese florinjsh për një fortesë a për të vrarë një princ a prijës,- edhe ajo paska pjesën e saj të historisë. Nipi nga motra ai, luftëtar i denjë deri në kështjellën e vogël kufitare e komandant i saj, çuditërisht lë portën hapur, sepse iu «tek» zotërisë së tij të dalë për gjah(!) me tërë garnizonin... dhe osmanët hynë si në shtëpi zë tyre. Princi i zot i Dibrës, ai që kaptoi kufirin në vitin e zi të arbrit, kur u humb beteja e vetme (1455), pa qenë kryeheroi vetë atje. Ja që zemra e bardhë fali pikërisht
5
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
atë që u nis një vit më pas në krye të ushtrisë osmane, princin dibran që u rrop vetë i tetë në Stamboll, kur u zu rob mbas aq fitoresh krah Kastriotit. Ja që zemra e vrerosur nuk fali nipin më të zot në luftë, atë që donte
të ishte vetë në fron, që tek ne personifikon tradhtarin, Hamzanë.
Tërmeti të dredhë tokën;
kurrsesi kokën,
derëziu ti!
Pa ndonjë betejë të njohur në viset e pushtuara nga osmanët; pa u sprovuar më parë ushtria e re arbërore, të bësh plane lufte me një ushtri dyfish më të vogël se armiku, si ajo e Torviollit, doemos e vlen të studiohet në akademitë ushtarake. Të shpërndash ushtrinë çeta-çeta, ngaqë që njihej njëra anë e strategjisë prej nipit tradhtar; të hamendësojë nipi me armikun braktisjen e sajuar dhe ta bashkoje befasisht në betejën e madhe të Ujëbardhës mbi një ushtri pesëfish në numër, doemos që do renditej ndër shtatë kapitenët më të mëdhenj (jo mbretër), prijës i një ushtrie të vogël. «Sikur perando-rët e Bizantit të ishin Skënderbej,» thonin pas, «peran-doria e Lindjes do kishte shpëtuar.»
Kurrë pa parë në ndonjë vis,
binte shkëmbi me gjithë lis
pritave!
6
............................. Mihal Dedja .............................
Nëse mund të harroheshin 14 vjet luftë me radhë, u arrit një paqe 5-vjeçare. Paqe me pahir, sepse nuk ulej hunda e një perandori që nuk dëshiroi njëherë të ishte
i pranishëm ambasadori i Kastriotit në oborrin e madh perandorak, në një kohë që palët ndërluftuese i ftonte. Një paqe që nxiste vendet e Europës, deri në Anglinë
e largët, njëlloj sikur t’u thoshte: Kryqi kundër hënës,
por të përçarë siç veproni ju, kur t’i vijë dita e zezë të vërshojë pushtuesi drejt Europës, do t’ju flakë në hon
të harresës! Paqe, aq kohë sa mund të veje në ndihmë të aleatit napoletan, i rrezikuar në fron.
Dhe vetëm pesë pranvera,
pa hasmin më tek dera,
o, pa të.
Mbi një mijë libra për kryeheroin tonë pas historisë së M. Barletit, që përhapi famën e Skënderbeut mbarë Europës; legjenda dhe legjenda sesi me shpatë preu një shkëmb të madh, (aq sa të shkosh ta shohësh me sytë e tu). Gojëdhëna e gojëdhëna sesi me doriun e tij kaptoi nga njëra kodër në tjetrën, (duke të treguar dy gjurmat ku u hodh përtej kali luftëtar bashkë me të). Rrëfenja e rrëfenja, i rrethuar vuri në brirët e dhive nga një pishtar që armiku i ndoqi pas, kurse kryeheroi kalonte në anën tjetër me një grusht trimash. Gojëdhëna e gojëdhëna... gjer në legjendë, një botë përrallash e imagjinate.
7
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
E thanë, doli që nga dheu,
në mos shenjti,
Skënderbeu.
Duke pasqyruar edhe pasvdekjen e një njeriu aq të madh si Skënderbeu, përzgjodha disa pika kulmore që mund t’i quash «vazhdimësi» e jetës së tij deri më sot. Jo më kot dorëzimi i Krujës më 1478 do të zinte vend, si dhe bërja hajmali e eshtrave të tij nga armiqtë, duke e konsideruar shenjt. Jo më kot në shekujt e mëpasmë
arbri e quante veten shqiptar (mbajtës i shqipes), bij të etërve që u trimëruan nën një shqipe si e Skënderbeut, (një mënyrë kundërshtuese në heshtje ndaj pushtuesit, meqë shumica ndërruan fenë). Jo më kot Rilindja jonë evokoi epokën e tij në tjetër kohë zgjimi të kombit. Jo më kot u ngrit flamuri i tij kuqezi nga I. Qemali më 28 nëntor, 1912 dhe E. Hoxha më 29 nëntor, 1944. Jo më kot në epokën e re kryeheroi u portretizua në piktura e basorelieve, shtatore, buste e përmendore në Shqipëri, diasporë e në botë.
Autori
8
............................. Mihal Dedja .............................
I
SIKUR ZEMRA,
E PANDARË NGA KRAHARORI
(1405 - 1444)
9
............................. Mihal Dedja .............................
PRELUDI I NJË PRINCI
Vite të mbarë për atë princ;
një prikë hyjnie,
thua, kish para:
kullota, vreshta vis më vis,
tendëz për hije
ullinjtë në ara.
Me zellin për të zënë ylberin,
një principatë
kish dhe ai.
Të mos i thonin si të mjerit:
ku t’la yt atë,
aty dhe ti?
Ndër gur kufijsh aq herë së gdhiri,
katër dhe sytë,
dritë në daçin.
Të mos e shkulnin gur kufiri:
thikën në fyt
ose haraçin!
11
........................... Hyjnia e Arbërit ........................
Plot katër djem në jetë e gaz,
aq dhe kala
për ata bij.
Të mos i thonin orë e çast:
fole për ta
të ngresh,
a s’di?
* * *
12
............................. Mihal Dedja .............................
I MBËSHTJELLË ME FLAMUR
Në çardhak e në oborr,
me të vogëlthin zgalem;
valle donte fis i tij,
valle shpatash dhe tre djem.
Veç një çast në kalërim,
trok e trok me ta një çast,
haj seç zog në cicërimë për babanë me trima pas!
Herë-herë, si nëpër erë,
Kastriotë çka i mburr,
herë-herë, si nëpër erë, i mbështjellë me flamur.
* * *
14
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
FËMIJË... SI AI
Të një vëllai atje tek nëna,
(atje kur shkonin),
veçse ato, të tijat «bëma»,
motrat dëgjonin:
çapkën me shokë
e shpata druri,
me kalin tok
apo ç’e mburri...
Sikur flamurin.
* * *
14
............................. Mihal Dedja .............................
NË DITËT E KUSHTRIMIT
Odë,
çardhak
edhe avlli,
(në një kullë atje në mal),
gaz i mbushte një fëmijë,
dritë e gaz si ai djalë.
Pas atij që haraç flaku
ky i biri tundte pragun:
-Në u mbajtsha mbi dori,
pritmë, o atë, pritmë ti!
* * *
15
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
AMANETI I NJË NËNE
Ju që ikni plagë e brengë,
o ju djem të katër peng;
në prag nënën tek e lini,
gur u bëftë nëse nuk vini!
Ju të katër nga një vatër,
ju të katër zogj pa flatër;
amanet-o, si me bëma,
më të voglin që ka nëna.
Ditë e kthimit kur të vijë,
o ju zogj me të në gji;
në u kthefshi për një prag,
kurrë një vëlla më pak!
* * *
16
............................. Mihal Dedja .............................
VINTE LAJMI GJER NË MAT
Herë si era që nga larg,
herë si fjala tërë merak,
për një princ aq të pafat
vinte lajmi gjer në Mat:
-Tek i huaji,
atje peng,
tek i huaji,
si nën rreng;
atë, o atë, për ata bij;
më i vogli, div i ri!
* * *
17
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
DHE NJË REBEL ASHTU U RRIT
Atje ndër trima të pushtimit,
(ata që shihnin si nën rreng),
nëse u duhej diç të dinin,
(s)duhej të dinin për një peng:
me tjetër emër, tjetër rit,
(sedrën kur do dhe përkëdhel),
dhe një rebel ashtu i rrit,
ashtu u rrit shpirti rebel.
Sedrën, siç përkëdhel.
* * *
18
............................. Mihal Dedja .............................
NË DYLUFTIM
Ç’ka la
si qerrja
pluhur pas,
për atë djalë thonin një çast:
-Shpatën penel
në s’kishin parë,
në një duel
shihni krenar.
Në dyluftim,
aty i ftuar,
një arbër trim,
kurrë i sfiduar!
* * *
19
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
SHPIRT I PLAGOSUR
Nga ndonjë tjetër shteg luftimi,
a thua vinte ai div.
Ndër aq të rënë stivë-stivë
buzët një çast në murmurimë:
«Për një sulltan,
për një pushtim,
haj ç’tuma dheu me të vrarë!»
Një luftëtar.
* * *
20
............................. Mihal Dedka .............................
TË VETMET HISE
Një çast të tija vise,
përpara sysh një çast;
të vetmet ato hise
hasmi pa hequr pas.
Burimin e rrufiti,
(i pirë me lëfyt);
burimi që e rriti,
i tiji... sikur sytë.
Në prag e mira nënë,
oxhakut pranë i ati.
Kulla sërish në këmbë;
ja zemra tek e hapi!
* * *
21
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
NË MES TË HUAJVE NË KRUJË
Aq lehtë
e lehtë
e lehtazi,
(flatërz’ e zogut siç lëmon),
aq lehtazi e fshehtazi
dora mbi mure deri vonë:
Fortesë e fortë,
për atë zot,
të huajt nëse flak një dite...
Krujës, ndër vite.
* * *
22
............................. Mihal Dedja .............................
TRIM I LAKMUAR
Rreth e rreth faqes të pasme të murit,
sado të zgjaten
për t’u puqur
një çast duart,
aq larg vendlindjes sërish burri,
me një ofiq sërish larguar.
Nën gradë e shpatë
i ligu fat
gjer pa të shtruar...
* * *
23
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
SI PËRPARA NJË ALTARI
Ndër vëllezër përrreth varrit,
si përpara një altari,
më i vogli,
ai thosh:
«Trimërinë për këto troje
atit s’mundi t’ia tregojë,
atit që u sos.»
Një fatos.
* * *
24
............................. Mihal Dedja .............................
ME NJË ÇETË TRIMASH ARBËR
Mbi treqind të marrë kuaj,
flakur tej flamur i huaj,
të pabujë.
Flamuj flakësh flakur tej,
një ushtri e një betejë,
rrokopujë.
Kurrë më firarë të lerë,
kurrë më si jeniçerë
gjithë bujë...
Gjer në Krujë.
* * *
25
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
ERDHI PRIJËSI!
1.
Që kur porta e çdo shprese
u hap fshehtas një fortese...
«erdhi princi!» sokëllinin
tek luftonin, teksa binin
kulla,
mure
e bedenë.
Përkrah Gjergjit tok sa qenë.
2.
Dykrenore tek flamuri,
që kur flatra i dha burri...
«erdhi prijësi!» oshëtinin
tek luftonin, teksa binin
Krujë,
Petrelë
e kullëroje.
Zog i lirë në këto troje.
26
............................. Mihal Dedja .............................
Princa, zotër principate,
ora ish a ishin fate...
«rroftë prijësi!» vis më vis
kryengritës thosh çdo princ,
haraç,
hasëm
duke flakur.
Para shqipes, fisit, pragut.
* * *
27
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
LEZHË, 1444
T’i shihje në kuvend,
të lidhur besa-besë:
bedenë hijerëndë,
sikur në një fortesë.
Buza paçka e qeshur,
syri paçka i qetë,
secili armët ngjeshur,
sekush emblemë të vet.
A thua, bri kështjellash
me plagë të një lufte;
tinguj të dhimbsur telash,
këputur nëpër dufe!
Pa hasmin më në vatra,
as pranga gjithashtu;
ai që u dha flatra,
mes tyre gju më gju.
* * *
28
............................. Mihal Dedja .............................
II
KRYETRIM
I NJË SHEKULLI ME TRIMA
(1444 - 1457)
29
............................. Mihal Dedja .............................
PRELUDI I NJË PRIJËSI TË RI
Bujq
e barinj ata
dhe mjeshtra,
në rresht tanimë
siç rri ushtari.
(Kush pa u thënë aty në rreshta,
vdekjen ta dinë,
atë së pari).
Ç’ka djeg si zjarri.
Dy brirë të artë në përkrenare;
ndër mend se ç’kish,
arbri ta dinte:
zemrat e bardha luftëtare
emblemë hyjnish
tashmë i printe.
Kushdo ta dinte.
31
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
Si përkrenarja mban të artë
dy brirë krenarë
për një të zot...
oh, si ajo, parmendë e shpatë
në luftë e zjarr
shtrëngoni fort!
Një kryezot.
* * *
32
............................. Mihal Dedja .............................
TORVIOLL, 1444
Veç shqiponja që nga majat,
veç ajo ushtritë i pa.
Në flamur njohu të sajët,
bij të saj sa qenë ata.
Gjithë princat mbi armikun,
gjithë tok, e para herë.
E pësuam, thosh i ligu,
sepse tok nuk qenë njëherë.
Krah për krah si në bedenë,
krah një prijësi aq të zot.
Do fitojmë, thanë sa qenë,
sepse tok je më i fortë.
Krah një prijësi Kastriot.
* * *
33
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
GËZIM I KTHYER NË MORT
Tri ditë e net ndër aq dasmorë
dhe veç një çast e zeza orë:
parzme të shqyera,
poçe të thyera,
sekush më trimi;
sikur mbi hasmin
që dot s’e prapsnin
atij tërbimi...
Aty, një çast pa kryetrimin.
* * *
34
.............................. Mihal Dedja .............................
QË KUR PASHA KALIN KTHEU
La fushimin e ç’të praps
me fushimin
nëpër këmbë;
veç ushtrinë të hiqte pas,
dyluftimi
siç të tremb.
Dhjetë topa për në Krujë,
qofshin falë
atij dheu!
(Që kur kalin, pa bërë bujë,
që kur kalin
pasha ktheu)...
Aty para Skënderbeut.
* * *
35
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
BINTE SHKËMBI ME GJITHË LIS
Vargje malesh, valë Drini;
mespërmes armiq që nxinin.
Valë Drini, vargje malesh;
invador të mund të kallesh.
Kurrë pa parë në ndonjë vis,
binte shkëmbi me gjithë lis!
Seç iu çirrnin kreshtave,
seç u shtrinin heshtave!
Po dhe arbri herë e parë,
me një prijës në altar...
* * *
36
............................. Mihal Dedja .............................
MES DY ZJARRESH
Nga tejdeti me tallazin,
le të vijë kush u krekos.
Gjersa Gjergji mundte pashën,
gjë s’e kish atë bajloz.
Rob i mefshtë tej kufirit,
ja dhe pasha që pas shpine.
Le të vinte më i miri:
Skënderbeu këtu printe.
Le ta dinte kush s’e dinte!
* * *
37
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
PA NISUR BETEJA
Përballë sulltanit më të zot
dhe Skënderbeu, dhe Huniadi.
Një fat e nxirrte më të fortë:
të priste njërin... në ish fati.
Një fqinj mes tyre,
i lëkundur;
sa mirë, një shteg sikur të zërë.
Nga vinte arbri për ta mundur,
nëse e ndalte... punë e bërë!
Tok mos u puqnin,
në s’i eci,
sulltan Murat ish e s’do ish.
Qëkuri ndaj u nis kasneci,
tek fqinj i tyre ndaj u nis...
* * *
38
............................. Mihal Dedja .............................
RËNIA E SFETIGRADIT
Sesa gurë nga gjylet rënë,
jeniçerë më shumë nën këmbë:
o dorëzimin,
o rrafshimin,
veç të binte... gjersa ra.
Njëqind mijë mbi një kala.
Kulla,
mure,
shpirtzhuritur,
çetë e tërë duke zbritur,
sikur trimi
mes luftimit
ul mburojën nën topuzë.
Për një qen të rënë në pus.
* * *
39
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
KRUJË, 1450
Para Krujës
njëqind mijë,
sa ç’kish vrasës vetë ai
një jetë krah.
«Plot dy barrë me florinj,
qofshin falë, kur epesh ti!»
seç i tha.
Pesë muaj për nën mure,
(pa Europën që i mburrej),
një sulltan.
«Varg mbi varg rrënojash lufte,
Ak Hisar, ç’më dole tutje!»
thosh në anë.
Shpirti, kur ofshan.
* * *
40
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
ME DAULLET E FITOREVE
Për atë dhëndër,
kryetrimin,
daullet vlonin në bedenë.
Thua, sërish pas një ngadhnjimi,
urojnë dasmorë atje sa venë:
«Nëse parajsa ish një çast
në atë dasmë
atje në Krujë,
o, mirë se venin në parajsë
nëpër aq gaz,
nëpër aq bujë!»
Atje në Krujë.
* * *
41
............................. Mihal Dedja .............................
NË DUELE KOMANDANTËSH
Përballë shpatës me trill rrufesh,
(ta ndalte sa më parë),
pasha ai që pallën zhvesh
mbi aq të rënë e vrarë:
o ta krenojë kokën në sup
para sulltanit,
o në kamaren gjithë turp,
kur humb mejdanin.
Pasha gjersa e mbanin.
* * *
42
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
E VETMJA DISFATË
Ushtrinë tek lë sikur me fatin,
rreth një fortese duke rënë,
larg saj,
aq larg,
kur merr disfatën,
në gjumë armiqtë teksa e zënë...
miqve tej detit e ç’kish tej,
për atë humbje:
sado ta zërë e tillë betejë,
nuk njeh lëkundje!
Strategu njeh dhe humbje.
* * *
43
............................. Mihal Dedja .............................
MOISIU I PENDUAR
Lakun në qafë paksa më parë;
hapat e heqin, gjurmat zvarrë.
Një fis e pret, i tiji fis;
aq larg sa qe, më larg nuk kish.
Që tej e panë si vinte hija;
gjer aty hapat edhe tradhtia.
Një prag e pret, i tiji prag;
aq larg sa qe, nuk kish më larg.
Njëzet beteja krah për krah
dhe humbje një... ajo mbi ta.
Një prag e pret, trimat dibranë;
aq pranë sa vjen, nuk kish më pranë.
* * *
44
............................. Mihal Dedja .............................
SINONIM TRADHTIE
Mes nesh
hiena sa të ketë,
nga prijësi Gjergj,
ky amanet:
I imi qoftë a qoftë i yti,
hasmit ndër këmbë kush i ra,
një emër paska lak për fyti,
Hamza... Hamza...
* * *
45
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
THANË, DOLI QË NGA DHEU
Murmurimë e një ahishtje
çeta-çeta arbri zbriste.
Armiqtë thonin: ishte vjeshta;
fletë të para ata zhveshka.
Andej det dhe këtej mal;
dil, o Gjergj, në je i gjallë!
Lis e lugje luftëtarët
pas i linin si shtegtarët.
Thoshte hasmi pa të keq:
këmba kurrë andej nuk heq.
Përtej det dhe këtej mal;
dil, o Gjergj, në je i gjallë!
Ndonjë gur nga hap i çetës,
seç trokiste tatëpjetës.
Armiqtë thonin për një çast:
diç kish lënë rrëkeja pas.
46
............................. Mihal Dedja .............................
Andej det dhe këtej mal;
dil, o Gjergj, në je i gjallë!
Ledh më ledh përmes taborësh
ikte freri lak prej dorës...
E thanë, doli që nga dheu,
në mos shenjti,
Skënderbeu.
Det andej dhe mal këtej;
Gjergj, o Gjergj, ç’qe kjo betejë!
* * *
47
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
PAS NJË NGADHNJIMI
Si për një borxh në pritje gjer në lutje,
(që dha me dorë,
me këmbë u mor),
ndër mend t’u thosh të strukurve pas lufte:
më parë ata në ferr,
pastaj mbi jeniçerë!
Ndër mend... kaq herë.
* * *
48
............................. Mihal Dedja .............................
III
HYJNIA E ARBËRIT
(1458 - 1462)
49
............................. Mihal Dedja .............................
PRELUDI I NJË HYJNIE
Një grusht kalorësish ata,
në udhë sapo ndalur,
ullishtave përbri.
Të parit që në ballë u dha,
arbri duke iu falur:
-Lavdi, moj perëndi, lavdi!
Zogu folenë siç lë një çast,
bujq e barinj rreth tij
me krahë zogjsh.
I puthnin dorën buzëgaz,
urra e brohori:
-Rrofsh, o imzot, sa bota rrofsh!
Mbi pelerinën e purpurt,
puthitur me gëzimin
buzë edhe faqe.
Jetën e foshnjeve siç lut,
i tillë adhurimi:
-Mos vdeksh, imzot, o zot me paqe!
51
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
Sikur në sfidat krah kreshikut,
një çast aty në udhë,
çast si ai.
Shpatën që prapste veç të ligun,
gjithkush atë i puth:
-Na prij, o Gjergj, nga mot na prij!
* * *
52
............................. Mihal Dedja .............................
OGURI I PAQES
Kur do një urë që lidh dy brigje,
se ç’këmbë sakaq:
armiq sa njihje a kush hiqej
për pakëz paqë.
Ajo që thosh i tyre prijës,
paqe kur do... paqe sa kish:
Kur jemi tok,
veç një flamur,
hasmi ul kokë
sikur nën gurë.
I tillë ogur.
* * *
53
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
DËSHMI, KUR S’KA
Ardhur nga ferri ato ditë,
anës një udhe dushk e shkozë:
e tillë pritë
mbi një fatos.
Aq të vendosur.
Nuk u dhanë
kur i zbuluan, kur u vranë
sa qenë atje,
sa gishtat e dy duarve.
Fytyrëtretur.
Tashmë vrarë,
(me një mision deri në varr),
harruar ç’ish
mbi atë prijës!
Dëshmi, kur s’kish.
* * *
54
............................. Mihal Dedja .............................
I VETMI PRINC
Princ i vetëm Kastrioti,
as vasal e as vezir;
pas sulltanit,
si pas porte,
murmuronin gjuhëmpirë:
«Kur e pret,
ai vegon;
ti në sulm,
ai gjëmon.
Përkrah arbërve në troje,
si ushtarit në vendroje.»
* * *
55
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
ZEMRA E BARDHË
Robër të falur nga një prijës,
në udhë sërish,
i lirë siç rend.
Të bukurat,
krahëfluturat,
i prisnin në të tyrin vend.
«Unë mjeshtrat turq të mirë i desha
aq sa të Arbërit mjeshtra,»
fjalët e tij ndër mend.
Të bukurat,
krahëfluturat,
i prisnin në të tyrin vend.
Ato ndër mend.
* * *
56
............................. Mihal Dedaj .............................
DHIMBJET E NJË PRIJËSI
1.
Vajtonte
Vrana Kontin
Skënderbeu,
besnikun e padrojë:
atë pa fëmijë.
Pa një mburojë tashmë atdheu,
pa një mburojë,
ah, dhe ai!
Prijës në zi.
2.
Në atë fron Papësh të plakur,
sapo që tjetri ulej zot,
për këtë Tokë aq të përgjakur
atij i shkroi një Kastriot:
«Ante i vetëm te ky skaj
i vetëm Tokën s’mund ta mbajë!»
Prijës i pafaj.
57
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
3.
Duart në kokë për një fatos,
për Huniadin që u sos,
strateg i lënë:
Atje ku tjetri mbahej LIS,
ç’e pyet më sa shqopë e drizë
shqotat do zënë!
Lisi kish rënë.
* * *
58
............................. Mihal Dedja .............................
AQ HERË DUKE THËNË
Dëbora pa u shkrirë,
lule e bar pa mbirë,
etër
e zotër
prapë në Krujë me bëmën:
Së shpejti me ushtri e topa,
së shpejti dhe Europa,
kryqi mbi hënën!
Sikur me gjëmën.
* * *
59
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
DITË NË HARE
Ditë në hare të Kastriotit,
me nusen pranë
një djalë sakaq.
(Shpirti kur s’ndjente erë baroti,
detit në anë,
shpirtra në paqë).
* * *
Fama ndër fqinj... si të të marrë;
i thonin mbret,
paçka një princ.
Prind kur u bë për herë të parë,
tani jam mbret,
thosh sinqerisht!
* * *
60
............................. Mihal Dedja .............................
UDHA, KUR S’ISH
Në kuvend të prisnim,
fshatçe ne siç dinim.
Festën do ta ndiznim;
vinte kryetrimi.
Ndonjë princ pas malit,
syvëngër të mbetej.
Kishim kujt iu falnim
dritë e kësaj jete.
Telat çiftelia
dridhte që në pragje.
Kur vë këmbë hyjnia,
bota ish në paqe.
Udhën kur s’të ndalte,
të sillte dëshira.
Si të mos iu falje,
kur të vjen e mira!
* * *
61
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
PËRGJIGJJA E SKËNDERBEUT
Pasha që vjen me një mesazh,
në gjunjë sulltanit unë t’i bie;
o ti që pret për një haraç,
pas meje gjurmat të lënë hije.
Flakë baroti,
në emër të një zoti,
cili iu sul tjetrit çdo vit?
Pale rrënojat, mizoritë!
* * *
62
............................. Mihal Dedja .............................
E NESËRMJA, SIÇ VINTE
Teatro,
tempuj,
panteoni,
botë e dikurshme që u mburr.
Të largëtit miq e kundronin,
a thua, mbi gërmadhë e zhur:
rrënojë kalash,
robër gungaçë,
e nesërmja...
Kruja po ra.
* * *
63
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
HYJNI
1.
Në vatra,
djepe
dhe stoli
shqipja e Kastriotit.
Ndër mote sfidash para tij,
a thua, ish qëmoti.
Vetë kryezoti.
2.
Balada,
rapsodi
dhe valle
për trima e martirë.
Një çast, a thua, në ringjallje
Gjergji me të arrirë!
Një shpirt i lirë.
64
............................. Mihal Dedja .............................
PËR NJË KANUN TË TIJ
Gjithkush të drejtën zakonore.
Atë dhe prijësi, Kastrioti:
një nga një fletët kanunore,
pena ç’ka shkruante atij moti.
Si për një rit
a tjetër sfidë
e kryezotit.
* * *
65
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
KUR DI SE Ç’URDHËRON
1.
Për bebet ardhur gaz e jetë,
urdhër i prijësit, kryetrimit:
-Gjuhën e nënës foshnja flet;
në gjuhë të saj dhe pagëzimi!
Kishat
rrënojë
tek la luftimi.
Të martuarve, çift i ri,
urdhër i Gjergjit princ e prijës:
-Çdo çift të mbjellë nga dy ullinj,
vatra më shumë jetë të kish!
E tyrja sfidë sikurse ish.
* * *
66
............................. Mihal Dedja .............................
ITALI, 1461
Hero i madh,
ushtri e vogël
krah mikut mbret tej detit blu:
ajo që shihnin si nën vorbull
a në ringjallje gjithashtu.
Në parzme e mburoja
dy krerë edhe shqiponja
e kryetrimit.
Pa kokën pas të kthimit.
* * *
67
........................... Hyjnia e Arbërit ..........................
STRATEGU DHE PIKTORI
Gjithë kujdes penelin një piktor
mbi përkrenaren,
shqipen në parzm.
Strategu ish me shtratin madhështor;
si sytë krenarë,
balli të praps!
* * *
68
............................. Mihal Dedja .............................
IV
SE ASKUSH TOK NUK I THEU
(1462 - 1468)
69
............................. Mihal Dedja .............................
PRELUD I NJË JETE NË LIRI
1.
Gëzim, hare e festa,
sikur për bebëza,
(pranvera siç mbush kreshtat
lulka e fletëza).
Dhe vetëm në pesë vite
engjëj me sy në ndritje,
o, si njëherë.
Me paqen lerë.
2.
Të ktheheshin pas shekujt,
në këmbë për t’i parë,
haj se ç’kala e tempuj
për etërit krenarë!
Dhe vetëm pesë pranvera
pa hasmëzinj tek dera,
o, pa ata.
Demonë gjersa ka.
71
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
3.
E tillë kohë sfide,
më dysh siç ndan një botë:
Europa në Rilindje,
bedenat ne për zot!
Dhe vetëm në pesë vite,
pa hasmin që avitej
që tej,
që larg.
Pa hasmin më në prag.
* * *
72
............................. Mihal Dedja .............................
NËSE DO NDODHTE...
Urime të ardhurve luftëtarë
nga Europa: Këmbën e mbarë!
Një princ
që dinte
dhe t’u thosh:
-Përpara mbretit tuaj
arrin sulltan i huaj,
nëse na heqin osh...
* * *
73
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
INFORMATORËT
Shpejtonin prej së largu,
këmbët me sa u hanin.
O prijës, thonin te pragu,
o prijës, po vjen sulltani!
Me erën kalëronin,
me erën për tek miku.
O Gjergj, fjalët gjëmonin,
o Gjergj, po vjen i ligu!
Që larg, në tjetër portë,
u shfaqnin si në pritë.
Krah teje, kryezot,
në krah, i thanë, na prit!
* * *
74
............................. Mihal Dedja .............................
NË TRI FRONTE, KUR LUFTON
1.
Jatagan i nxjerrë nga brezi,
që nga guvë e të pabesit
befas tri ushtri.
Vetë kuçedra me tri kokë
doli nga e zeza tokë,
thoshte çdo fëmijë.
Nënave në gji.
2.
Jatagan i nxjerrë nga brezi,
tri ushtritë e të pabesit
nuk na qenkan tri.
Nënë, o nënë, Skënderbeu,
u hap dheu, pas i ktheu,
nënë, o nënë, ti!
Nënave në gji.
* * *
75
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
RENEGATI
Kërraba dhe një plug
aty,
ndër këmbë të tij,
nga prijësi Gjergj dhuratë.
Bari më mirë e bujk,
ku lindi një kërthi,
sesa mbi to me shpatë.
Një renegat.
* * *
76
............................. Mihal Dedja .............................
PËR TETË KAPEDANË
Kapedanë të prijësit Gjergj,
nën hanxhar shpirti siç heq.
Larg, aq larg të tetë u rropën.
Ditë e zezë pa Europën.
Nëse ujë bëhej gjaku,
do ndërrohej edhe pragu.
Larg, aq larg gjersa u rropën.
Fat që s’ngopej pa Europën.
Tetë martirë pa lëkurë;
skuqte parzmi si flamur!
Larg, aq larg gjersa u rropën.
Fat që s’ngopej pa Europën.
* * *
77
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
DIÇ PËR TË THËNË
Në rrokopujë e pa u ndal,
e thonin plagët ndër të gjallë:
ushtria pas e përgjysmuar,
të vrarët pas... varre harruar.
Në murmurimë para sulltanit
diç për të thënë Ballabani,
një renegat.
Pasha pa fat.
* * *
78
............................. Mihal Dedja .............................
NË BUSHEK
1.
«Bekuar qoftë për ne kjo gurrë,»
mburrte atë një padishah.
I akullt uji për nën gurë;
përmbys dhe çallmat në një krah.
Çallma të rëna,
shtigje të zëna,
pëllumb kur s’vjen, sikur nga nëna.
2.
Udhës së moçme
njëqind mijë,
deri në Krujë sa qenë ata.
Nga mot aty kur shkon veri,
sërish kur kthen kurm me një krah.
Çallma të rëna,
shtigje të zëna,
pëllumb kur s’vjen, sikur nga nëna.
79
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
3.
Pëgjatë një lumi dhe Sopotit,
përgjatë Shkumbit, rrëzë Shpatit,
e tillë rrugë e atij moti:
lumi përposh, pritat së larti.
Çallma të rëna,
shtigje të zëna,
pëllumb kur s’vjen, sikur nga nëna.
* * *
80
............................. Mihal Dedja .............................
ROMË, 1466
Urime e lëvdata,
bekime e dhurata
nën flakë qirinjsh e kardinalë.
(I madh ish princi,
heroi që prisnin,
gati sa qenë, t’u prijë në ballë).
Një dimër plot
në atë portë,
në mes të Romës, krishtërimit.
(I tillë ish burri,
zot që i mburri
vatrës aq larg... e një rrethimi).
* * *
81
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
NË RRETHIMIN E DYTË
Kuqezi manteli mbi princin Tanush,
nëpër supe burrash.
(Sheshet për fitoren festa gjer të mbushë
lot e gaz kremtimesh).
Kuqezi manteli, a thua u mburrej
ai, më kreshniku.
(Plot një vit rrethuar në bedenë e mure
gjer u praps i ligu).
Diku edhe hasmi mbuloi Ballabanin,
syrin krejt mavi.
Turpin e një pashe më tej s’mund ta mbanin,
syrin që u nxi.
* * *
82
............................. Mihal Dedja .............................
HEROI, TRIMAVE TË RINJ
Në prita, kulla e fortesa,
për djemtë e rinj
aty në krah,
sfidat siç prisnin gjithë shpresa,
për ata bij,
dy fjalë për ta:
«Me mua,
nimfë e rilindur,
kjo sfidë e jetë
erdh gjer këtu.
Më tej,
pa mundur për t’iu gjindur,
dhe njëqind vjet,
o bij, me ju!»
* * *
83
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
NË RRETHIMIN E TRETË
Dyzet taborë,
e treta herë,
që Kruja prapsi tërë një verë;
me plagët osh
gjithkush tek thosh:
Të flakej hasmi nga Ballkani,
të paktë qenë trimat e flaktë,-
sa gurët
që kullën
Gjergjit i mbanin,
të paktë.
Në pritje të Europës plakë.
* * *
84
............................. Mihal Dedja .............................
PA MBURRJE
Fisnik i ardhur nga Europa,
krenar një çast në këto mure.
Siç prapsëm një ushtri e topa,
dhe ty,
pa mburrje:
Të mos u prisnim krahë e deje,
hordhitë do hynin para teje!
* * *
85
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
SE ASKUSH ΤΟΚ NUK I THEU
Një tufë thuprash atypari,
dot pa thyer luftëtari,
pa i thyer dot më trimi.
Krah për krah në sfida tok,
ja, ashtu ndjehesh me shokë,
ja, ashtu, thosh kryetrimi.
Një tufë thuprash veç e veç,
të gjysmuara pa të keq
para burrave të dheut.
Në luftimin pa një shok,
ja, ashtu shtrihesh përtokë,
ja, ashtu, thosh Skënderbeu.
Se askush tok nuk i theu.
* * *
86
............................. Mihal Dedja .............................
JANAR, 1468
Venus,
zambak,
bilbil,
fatos,
gjithçka që lindi me ogur;
në inde jeta nuk u sos
dhe vdekja s’ish pa hise kurrë.
Gjëmim në mort
për prijësin Kastriot
kambanat vis më vis...
Para se hasmi t’i gremisë.
* * *
87
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
SHPIRTI NË DERT
Zotër
dhe etër
nga tejdeti,
si pelegrinë të pabujë;
deri në Lezhë me adetin,
me një adet deri në Krujë.
Aty,
si para panteonit,
bobo, në rënçin ato, thonin!
* * *
88
............................. Mihal Dedja .............................
V
PËRJETËSI E NJË FLAMURI
PËR LIRI
89
............................. Mihal Dedja .............................
PRELUD I DITËVE TË PASME
Paskeshin rënë në hinkën e një vullkani,
e gjërë, e madhe
sa një fortesë;
(që kur u sos ai që mbanin
flakadan,
famëmadh,
e tyrja shpresë).
Ditë pikëlluese si ato,
përgjakur këmbë e duar
deri në thonj;
(o, domosdo,
sa qenë aq të ngujuar,
në vuajtje kësisoj).
Vullkan me shpirtin e demonit,
të ndjehesh si në erë,
pupël kur s’je;
(dridhjet e tokës tek dëgjonin,
aty, aq herë,
sikur me nge).
91
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
Dhe më e keqja që nuk ditën:
çastin aq ogurzi
nëse shpërthen.
Aq shumë gjyle e tronditën,
aq me furi
sfida sa qenë...
* * *
92
............................. Mihal Dedja .............................
KRUJË, 1478
Një portë në Krujë
si kokë e ulur:
as fjalë, as bujë,
as hasmi sulur.
Gra në dënesë;
fëmijë pa fat.
U dhanë në besë
apo nën shpatë?
Një tjetër stinë,
pa prijësin Gjergj;
stina po nxin
a shpirti heq?
Nën një sulltan,
nën diellin qyq:
një mijë krutanë,
trima në kryq!
* * *
93
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
LEZHË, 1478
Eshtrat e nxjerra nga një varr,
në hajmali,
aty i vunë.
Në luftë,
pushtimit pa iu ndarë,
nga një hyjni
fat sa më shumë.
Fatlumë.
* * *
94
............................. Mihal Dedja .............................
I BIRI... I NIPI
Valë mbi valë
gjer tek ne
djali i të madhit prijës.
Shpirt i plagosur
gjer pa u sosur
i trimërisë.
2.
Valë mbi valë
gjer tek ne
nipi i një kreshniku.
Asgjë më për të humbur
aty nën pluhur
të një të ligu...
* * *
95
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
TRAGJEDI E NJË EPOKE
«U këput dora e trimit,
pa ra shpata me aq forë,
pa ra shpata mes luftimit
sikur ne nën invadorë.»
Treqind mijë, ata thonin,
përmes detit tek lundronin
gjer në brigje... Itali.
Për një tragjedi.
* * *
96
............................. Mihal Dedja .............................
I ADHURUAR
Të mburrurve në ballë luftimit,
(kush trimëroi),
nga një uratë më parë të dinin,
ai ç’ka shkroi:
Heroi që flakët tek e tija strehëz shoi
qe më i madh,
ai apo të tjerat kush shpëtoi,
ish famëmadh?
Një faqebardhë.
* * *
97
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
BIJ SHQIPESH
Mbajtës të shqipes,
nipa pas nipash
dikur, njëherë u trimëronin.
Edhe pa bëma,
bij sa lind nëna,
vite sa vanë, shqipe u thonin!
* * *
Nina-nana... në ninullë
dhe një emër me pekul
jetë e mot:
Trim m’u bëfsh dhe ti i miri,
i këndoi nëna të birit,
trim i zot.
Trim si prijësi Kastriot.
* * *
98
............................. Mihal Dedja .............................
KOHË RILINDËSE
Ejani, burra të dheut;
ju që prini trimërinë.
Rrokni armët për atdheun;
unë për juve çiftelinë.
U tret Gjergji, armiqtë thonë.
Jo, jo, jo, mali jehon.
Do të rrojë sa flamuri;
po, po, po, cili e mburri!
Do këputej dorë e trimit,
pa të binte mes luftimit.
Do këputet dhe kjo dorë,
pa të heshtë teli i gjorë.
U tret Gjergji ndër aq vjet.
Jo, jo, jo, zemra buçet.
Do të rrojë sa flamuri;
po, po, po, cili e mburri!
* * *
99
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
RILINDASI, TË BIRIT
1.
Si vetë nënën,
puth flamurin
e të madhit, prijësit Gjergj.
Dhe nën tokë i tremben burrit;
që nën dhe çallmat u heq.
Veç i ditur e krenar
do t’i mburresh bir me fat.
Kur të bëhesh luftëtar,
do të falë ai një shpatë.
Do të falë një ditë vërtet,
siç ia dha djalit të vet.
2.
Si vetë nënën,
puth flamurin
e të madhit, prijësit Gjergj.
Dhe nën tokë i tremben burrit;
që nën dhe çallmat u heq!
100
............................. Mihal Dedja .............................
Trim të ditur do të dojë
për një dritë që ke në sy.
Flatra t’arta s’do harrojë
nga të shqipes të japë ty.
Do t’i falë një ditë vërtet,
siç ia dha djalit të vet.
* * *
101
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
NËNTOR, 1912
Plaku që vinte tek ish lindur,
me trimat krah
dhe një flamur...
deri në Vlorë shpirtra të gjindur,
bij si ata
nuk njohu kurrë!
Ati, ç’ka mburr.
* * *
102
............................. Mihal Dedja .............................
NËNTOR, 1944
Me tytat lart pushkë e mortaja,
a thua, maja në një kreshtë.
Mbi ato maja, si të sajat,
shqipja me yll,
mbi to,
aq thjeshtë.
Tashmë që lufta resht.
* * *
103
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
SI NË MOTET ME LEGJENDA
Për tek Gjergji,
mund të ndodhë,
«prerë» nga shpata e kreshnikut,
do të ndalë një gur.
Gjurmë e kalit ku u hodh
marramendës mbi armikun,
do të mburrë.
Si në motet me legjenda
ku u linda, ku u enda.
* * *
104
............................. Mihal Dedja .............................
NË PAQE FQINJËSH
Në paqe fqinjësh dhe kaba,
nëse ringjallej kryetrimi...
ju lumtë mbi çka ju mban përkrah,
ju lumtë, do merrnin dhe urimin!
Ai që prapsi
dorën e hasmit.
* * *
105
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
NË 500-VJETOR
Ardhur nga shekujt e motmotit,
Krujës në gji
e tillë magjia:
në bronx siç veshëm Kastriotin,
Vrana përbri,
Tanush Topia.
Dhe njëqind fe t’i dojë shpirti,
çdo idhujtari,
kudo që rron:
këtu ku Skënderbeu lindi,
ai së pari,
hyjnia jonë!
* * *
106
............................. Mihal Dedja .............................
NË VISE TË HUAJA
Sikur blerimi,
këto strehë,
këto mure,
haj ç’monumente
nën flamujt gjak!
Dhe ca më shumë në jetë ç’mund të mburrje,
(nga këto vende),
dhe ca më larg.
Lirisë në prag.
* * *
107
........................... Hyjnia e Arbërit .........................
MË SHUMË NUK DOJA SE ATA
Nuk doja unë më shumë të shkruaja
sesa Barleti tërë uratë;
dy fletëza në duart tuaja,
sikur dy flatra shqipja mbart.
Më shumë nuk doja të këndoja
sesa Naimi shpirt rilindës;
për Gjergjin vargjet i rreshtoja
kasnecë që vdesin kryengritës.
Në mburrje me pegasin tim,
kaluar sfidave të tij,
një çast atje në rrugëtim,
dhe unë një çast me një hyjni.
E varg e varg e zemrën plot,
pa një poemë, ah, s’erdha dot!
* * *
108
............................. Mihal Dedja ..............................
ESE
109
............................. Mihal Dedja ..............................
AJO, E PARA
Stërvitje a marshim, përvetësim i një gjuhe të huaj a takim me vëllezër një çast... herë-herë në meditim ndër aq e aq djem zgalemë që u përgatitnin zaptues të botës për një të huaj, për një sulltan. Sesi përmendej një emër nëne, ati a...
-Akoma tek nëna, or djalë?
Ajo, e para.
* * *
111
..................................... Ese .....................................
RIKTHIM... SI ERA
Peng i një lufte të humbur nga i ati princ e kapedan, vinte tek ai herë me njërin e herë me tjetrin vëlla, si më i vogli. Linte pas krahëve diellin që lindte te hasmi dhe perëndimi e zinte në Mat, duke rendur disa ditë deri tek prindërit që veçse thinjeshin.
-Veç vajtje e ardhje, or trima?
Udhë nën hijen e hasmit.
-Nejse, ju e dini ditën tuaj.
Njëherë e mirë, ardhje kur ka.
* * *
112
............................. Mihal Dedja ..............................
NJË TJETËR MISION
Rreth e rreth i mbledhka njerëzit zjarri në vatër apo diku larg saj. Në formë rrethi shpatat e puqura majë më majë të atyre që thonin ca fjalë në gjuhë jo të vendasve. Qenë të një gjaku kastriotësh: tre vëllezër e një pinjoll i tyre, trim si ata. Një çetë e tërë aty pranë, treqind arbër gati për betejë së toku me ushtrinë e pushtuesve përmes Ballkanit.
-Për trojet tona, vëllezër!
Asgjë më shumë, kur vjen në një truall të pushtuar nga hasmi.
* * *
113
.................................... Ese ......................................
SINJALI QË PRISNIN
Princa arbër në kryengritje, sekush me ushtrinë e tij të vogël, zot në çdo principatë secili. Çuditërisht, kur u dëbua pushtuesi osman nga çdo fortesë e arbërve, urra, urra e brohori për një tjetër princ në ballë.
«Ku qenë më parë?» pyeste boti.
«Pse s’ngriheshin më parë?» pyeste bota.
Aty kur shtati hijerëndë ngrihej i lirë, i hijshëm, si i atij në ballë, i Gjergj Kastriotit.
-Ai është Skënderbeu, or bij.
-...
-Rrituni që t’i jeni në krah!
Trima, siç do t’i kërkonte koha.
* * *
114
............................. Mihal Dedja ..............................
NJË TJETËR STINË
Pranverë lulesh e kurorash për të rinj që do gëzonin të ritë, sikurse lirinë e ardhur njëherësh. Kurorë dafine për trimat e rinj. Gjer në bedena një erë marramendëse dhe për një princ, në pritje trimash që vinin luftëtarë të tij. Çasti i një kurore nëse ish për atë...
«Një tjetër herë,» princit i paska thënë.
Aq punë kur e prisnin.
* * *
115
............................. Mihal Dedja ..............................
GJAKU YNË I ARBRIT
Krutanë e luftëtarë, e para herë që po shikonte tek fortesën e famshme të Krujës. Ngado në kulla e bedenë flamuri kuqezi i Kastriotëve. Në sallën e pritjes nuk ndenji me orë, si nëpër oborre princash e mbretërish të huaj, ku shërbeu ca vjet me devotshmëri. Mikpritësi u paraqit pas pak.
-Jam nga gjaku i arbrit. Besoj se...
-Dhe unë një i afërt i Gjergj Kastriotit. Ti je që kërkon të vihesh në shërbim të tij?
Shpatën në brez e gadishmërinë e tij po ndiqte vendasi me vëmendje: i mirëpritur një kalorës si ky, i mirë dhe bujar.
* * *
116
............................. Mihal Dedja ..............................
DHURATAT E RRALLA
Shpata e larë me flori, koka e përkrenares e tëra në flori, dhuratë e një princi të njohur tutje detit Adriatik. Të ngjeshura në brez e në kokë aq hijshëm, mbret mbi mbretër... mbret kur s’ish.
-Ju më dëshironi kështu!-brofi prijësi para princave të Arbërit.
Shpata, përkrenarja, parzmorja, armët e hekurta nëpër beteja, me ato e panë një çast, me t’i ndërruar.
-Më mirë kështu, ë?
Si mbi një kalë, kaluar.
* * *
117
..................................... Ese .....................................
PAS FITOREVE TË PARA
Fitoret e para të një strategu të ri e të madh në viset e arbrit. Ambasadorë nga Europa e befasuar; i dërguar që tej kufijve gjithashtu, një i hequr mik i Skënderbeut. I radhiti nga një e në mënyrë të mefshtë, ala miqësore: ku hëngri bukë njëzet vjet apo ku mësoi gjuhë të huaja, ku njohu artin e luftës apo ku u burrërua.
-S’i mohoj, or mik i armikut.
-...!?
-Ai nuk do bijtë e nënave turke që vriten duke zaptuar viset e të tjerëve, do më dojë mua.
He!
-Allahu është me të, ama.
-Po Jesu Krishti a s’është me ne?
Në dy pole të kundërt, kur hahesh.
* * *
118
............................. Mihal Dedja ..............................
MIKU... ARMIK
Osmanët ushtrinë në kufi, venecianët para portës po e kërcënonin me luftë. Aleat që po zaptonte fortesat në brigjet e arbrit kohë pa kohë, forcërisht, dinakërisht. Ai që la në baltë dikur të atin e tij... ah, dhe atë, nëse ishte hija e të atit. «Këshilltar» pa e pyetur kush.
-Je në mes dy zjarresh, Skënderbe.
Ushtri me ushtri, prijësi i ri i doli në fushë të hapur atij: ja tek jemi, frikë s’kemi!
-Në mos do kemi luftë.
Për një pushtues, e para.
* * *
119
..................................... Ese .....................................
NË RRETHIMIN E SFETIGRADIT
Mbrojtësit e paepur të një fortese arbe e lanë pas dy muajsh të rrethuar në marrëveshjes me sulltanin. Lajm
i zi për një strateg si Gjergj Kastrioti, që luftonte jashtë saj zaptuesin. Pale, kur mësoi nga të tijët sesi u helmua pusi i vetëm, kur nga barku i stërmadh i asaj fortese në kufi u nxor qeni i ngordhur, i hedhur prej dorës së zezë në të. Sulltani s’u hodh mbi mbrojtësit, daullja e veshit po çahej nga tam-tami i barbarëve:
-O dorëzimin, o rrafshimin!
-O dorëzimin, o kryqëzimin!
U këput krahu i trimit,
pa ra shpata mes luftimit.
* * *
120
............................. Mihal Dedja ..............................
USHTAR I TIJ, KUR JE
Kryezoti i Krujës duhej të vinte në festën ku prisnin miqtë. Ai vonohej... sa të mbaronte diçka që shkruante. Tutje shokët e ngushtë e prisnin për gjah; sesi i mbante të prisnin: ja dhe ca, ja dhe ca...
-Më falni, or miq, nëse kam faj.
Epo, prijësi vjen i fundit. Ai që i befasoi:
-Jo vetëm palla, lum miku.
A?!
-Pena të hapka punë. Shkruan, paçka troket dera.
Punë strategësh, ushtar i tij kur je.
* * *
121
.................................... Ese ......................................
ËSHTË ME KOKË, PASHA
Gati kali i kuq për pashanë e rrethuar të Beratit nga ushtria e prijësit arbër. Duhej të shkonte me të parë në kampin e Skënderbeut, meqë u thirr në çast, ndryshe... Diku u shkel marrëveshja për dorëzimin e fortesës deri në pritjen e lajmit të fundit nga Stambolli. Zëvendësi a këshilltari hezitonin për vajtjen te njeriu me përkrenare brirëartë.
-Është me kokë, pashai im.
-Është me besë edhe ai, ta dini.
-Po... porse je në gojën e luanit atje.
He!
-Ketrin bishtshtëllungë që ngjitet për ndonjë kokërr në pemë s’e ngacmon luani i shtrirë në qejf të vet.
Në besë burrash, kur je.
* * *
122
............................. Mihal Dedja ..............................
NIP APO HIENË?
Njëri nip lë fortesën buzë kufirit sikurse vatrën e vet me portat hapur... e hasmi kapton kufirin pa të keq dhe bëhet zot i saj. Një tjetër nip tashmë në krye të ushtrisë së hasmit, vaj, vaj, kur erdhi si zot i këtij dheu.
-Në pranga që të dy!
Të mos i dënonte me vdekje.
-Sa më larg nga ky vend, hienat!
Kur s’ke ç’të thuash më shumë, u krahëhap:
-Çdo fis e paska një pis.
Mos qoftë princ!
* * *
123
.................................... Ese ......................................
PËR T’U URUAR
Kështjellë e vogël ajo që u ndërtua nga Skënderbeu buzë detit, një liman dhe për anijet që do venin e vinin në brigjet italikë përballë Detit Adriatik, në Ankonë e Raguzë... deri tek aleati i përtejmë, në Napoli. Dhe një kishë e vogël, e ngritur gjithashtu nga e motra e vogël luftëtare, e dhimbsura Mamicë.
-Për t’u uruar, Gjergj, o prijës.
Urata i tij kushëri, Pal Engjëlli, uronte:
-Paqe në shpirt, paqe në shpirt!
Pas fjalëve ku përmendën se asnjëherë s’do të qe bazë apo kantjer i anijeve të luftës për të zaptuar botën.
-Të mos na akuzojnë: ç’do në pragun e një tjetrit, more vr...
Vrasës, kur s’je.
* * *
124
............................. Mihal Dedja ..............................
AQ DHE HAPI
Të tjerë prijësa nëpër botë, (monarkë të mirë apo të ligj), ndërtonin fortesa madhështore, pasqyrli e rrallë si e tyrja pas luftimit a në kohë paqeje. Të ngresh një kala të vogël a kullërojë, t’u ngresh të tjerave një beden apo kullën e rrënuar gjatë rrethimit...
-Sa pak për ju, or trima, sa pak.
-Gjersa prapsim një perandori, janë shumë, o prijës.
-...
-Aq edhe hapi, o Gjergj.
Mburojat e ngurta si ato.
* * *
125
.................................... Ese .......................................
GURI I TURPIT
I ikuri vëllavrasës përtej kufirit do kthehej sërishmi të marrë hak, kësaj here mercenar i pashallarëve që do vërsuleshin për padishahun. Dy fjalë që ndritin sikurse tehu i shpatës që vringëllon nën rreze dielli, dy fjalë në shesh burrash kryezoti Skënderbe:
-Hushkuluri ka të bëjë me mua. Cili qëndron në këmbë që në përballjen e parë, ai ka të drejtë.
Aq i sigurt, hyjnia siç është.
-Ajo që e pret mot e jetë, mallkimi i nënës.
Guri i turpit mbi varr.
* * *
126
............................. Mihal Dedja ..............................
FATKEQËSIA JONË
Një vit, pesë, dhjetë... e të mos afrohesh ndër të tjerë zotër principatash, një princ i larguar aq mote, gjoja, aq i ofenduar, fodull e krenar. Fatkeqësisht, invadori veçse i vërsulej trojeve të arbrit: vrit, digj dhe grabit.
-Më e keqja, i yti kur s’të del krah.
As me hasmin, as me ty.
-Fatkeqësia jonë.
Nga Skënderbeu, shpjegim tjetër nëse donin.
* * *
127
.................................... Ese ......................................
PËRSE LUFTOJMË AHERE?!
Ndër princa arbër a ndër ambasadorë u përmendnin herë-herë me qesëndi titujt e atij që po e kthente ferr të paparë Ballkanin. Titujve mburravecë si “zoti i tokës”, “zoti i detit”, u shtonin qesëndinë “zot i dreqit”. Ato iu kujtuan prijësit para të dërguarit nga padishahu që nuk kërkonte shumë, një haraç dosido, veçse të ishte vasal i zaptuesit të përtej kufirit. I dërguari iu fal Skënderbeut, pa menduar një tjetër teh arme që i errësoi sytë:
-Ju u përballët në një betejë të madhe me mongolët në Ankara, paçka humbët.
-Gjersa donin të na zaptonin...
-Po ju ç’doni në pragun e tjetrit?
Haj seç mamuze iu ngjeshën kalit në revan drejt qytetit të Stambollit, nga ku do vinin më shumë pushtues sesa udhëtarë çdo fillim vere.
* * *
128
............................. Mihal Dedja ..............................
PËR ALEATIN
Kështu, kur zbarkoi në brigjet italikë: heroi i madh me një ushtri të vogël në ndihmë të të një mbreti aleat.
Duhej ai me fitoret e veta që mbreti të mos zbriste nga froni prej kundërshtarëve. Para të ftuarve për nder të të pathyeshmit Kastriot, mbreti napoletan u mburrte sikur për fronin:
-Në krahun e djathë mbeti vë të atin plak që i la fronin, ose mikun më të madh.
Nderi, siç ia lypte.
-Sot dollia ngrihet për njërin nga të dy: Jetë e shëndet Skënderbeut!
Të mrekulluar që thonin: Mos erdhi Pirro Molosi nga Panteoni?
* * *
129
.................................... Ese ......................................
NË ATË ÇAST FATAL
Ushtri që përlesheshin egërsisht në fushën e betejës, në lugje e në kodrat gjithë dushk. Përplasja e një trimi me gjithë doriun në trungun e një peme rezultoi fatale. Gjysmë ore pa ndjenja prijësi i ushtrisë së Arbërit. Një pjesë e gardës luftonte dhe mbronte prijësin e trullosur: gati një tjetër kalë për ringritjen e tij, ose t’i shpëtonin trupin.
-Gjysmë ore s’arritët dot, more, m...
Duart gati t’i shkulnin mjekrën Ballaban Pashës, kur e
mendonte rrugës për në Stamboll:
-Gjysmë ore pa mundur të rrëmbenit nga luftimi një të sosur, more, m...
Nën disfatë, mjekrën kur shkul.
* * *
130
............................. Mihal Dedja ..............................
NË ÇDO RRETHIM TË KRUJËS
E treta herë kryeqendra arbe e rrethuar nga sulltani. Njëqind mijë ushtarë çdo herë rreth Krujës. Çdo herë Skënderbeu e luftonte me ushtrinë e tij të vogël jashtë mureve rrethues.
-Skënderbeu! Skënderbeu!-thërriste i alarmuar tabori i ndodhur nën sulmin e hyjnisë arbe që zbriste nga mali aty pranë.
-Si s’u mbyll brenda njëherë ky njeri!
Padishahu, ai që ofshante.
* * *
131
.................................... Ese ......................................
BOTA DO ISHTE MË E MIRË
Pas rrethimit 365 ditë erdhën nga deti grurë e kripë, armë e barot... çka i duhej një vendi të shkatërruar nga duar barbarësh të ikur. Ai që ngjatjetoi i pari luftëtarët e paktë nga Europa, u thosh:
-Cili dërgoi një togë vullnetarësh tek ne, sikurse iu hap porta, nga zemra ky falenderim.
-Paçka të pakta, ja dhe këto, i madhi Skënderbe.
Një dorë grurë më shumë, një grusht barot më shumë... meditimi teksa e heq në të tjera shtigje.
-Eh, sikur armiqtë të vinin, jo me armë, por me ç’u bën dora të mira si këto.
Prijës, o prijës.
-Bota do ishte më e mirë.
* * *
132
............................. Mihal Dedja ..............................
PRINDËRORE, PRINCËRORE
Festë e bukur, festë që nga kohët pagane. Ngjiteshin në faqen shkëmbore të malit mbi Krujë burra, gra edhe fëmijë, sekush me harxhet e veta. Mes tyre, prijësi tok me familjen. Ajo që na e bënte kurioz djalin e vetëm të tij, bisedat se kush qe më i zot, më i fortë, më i...
-Princ i mirë, jo ai që ka fortesa e pasuri më shumë se të tjerët.»
I ati, ky.
-Më fisniku, ai që ha me të varfrin, me atë që krah e ka në luftë.
Hyjnori si ai.
* * *
133
.................................... ESE .....................................
MË TË ZOTËT
Flokëzbardhur i tëri, në shtratin e ndonjë vdekjeje të papritur atë mes dimri, për principatat arbe që nuk qenë njëherë shtet i vetëm, aty halli, mendja, pengu i tij. Ajo e Kastriotëve, as gjysma e trojeve të arbrit.
-Të zot që përballuam e ngadhnjyem mbi dy sulltanë të fuqishëm.
E vërteta, si Kuvendi i Dytë që mblodhi princat përsëri në Lezhë. Ta dinin:
-Më të zotët, bijtë e nipat, ata që do bashkojnë të gjitha principatat tok.
Trupi i sosur, mendja në këmbë.
* * *
134
............................. Mihal Dedja ..............................
DY RRUGË QË U MBETËN
Ato po shikonin edhe njëherë të përlotur, kokulur si nën disfatë: shkresa të vjetra të principatës ose shtetit të Skënderbeut; letra nisur e dërguar nga mbretër e princa europianë, Papati e klerikë të njohur; libri i harxheve të betejave, rrethimeve të vetë Krujës; libra e kronika me kaligrafi të rrallë e në gjuhë të ndryshme. Dy rrugët që u mbetën: t’i merrenin pas, ose t’i fshihnin në themelet e kështjellës.
-Betejat e ngadhnjimet janë në këngë e balada. Me këto si do vejë halli?
Pak ditë që të linin Krujën që nuk harronte padishahu i vrasësve: 25 vjet ngadhnjime të Skënderbeut, 11 vjet të padhënë mbasi vdiq kryeheroi arbër.
-Po ranë në duart e përbindëshit këto... harruar dita që u
linde!
Nëse përmbysje bote do të ndodhte.
* * *
135
.................................... Ese .......................................
IKONË E HYJNISË SË TYRE
Për t’i shpëtuar robërisë osmane, mijëra e dhjetëra mijë arbër në anijet italiane drejt brigjeve të atij vendi që u hapi portat aq i tronditur, hasmin kur mendon një ditë në ato porta. Mes të shpërngulurve, dy zonja arbe,
të hijshme dhe hijerënda. Ajo që i ra në sy kapitenit të anijes veneciane, në varëset me zinxhir floriri mbanin një portret të Skënderbeut në miniaturë, i tëri fildish.
-Më falni, mos jeni gjë, Kastriote?
-Jo... arbërore.
-Si këto stolira nuk gjenden kollaj. Sa mund të vlejë ai portret?
-Aq sa s’blihet një vatër me fëmijë.
A?!
-Po ta rrëmbente sulltani?
-Ai e zhduk, nuk e blen.
* * *
136
............................. Mihal Dedja ..............................
HYJNOR, KUR JE
Shenjt... aq sa eshtrat e tua të copëzuara sa gishtëza i vuri hajmali në parzm hasmi që e zhvarrosi. Rreth sa qenë, kishën duke kthyer xhami, pushtues në ekzaltim ata:
-Pak fat, o zot, të paprekshëm si ai.
Të shpërndara, atje ku vanë e ranë... i tillë nder.
* * *
Reliket e etërve në ikje, sa më larg dorës që po zhdukte çdo gjë që i kujtonte sfidën, disfatën, një hyjni të arbrit.
Në Vjenë, në një muze, rrëzëlluese ato armë që këndoi një poet i madh që u këndoi me t’i parë:
-Atje në Vjenë... sikur pashë Skënderbenë.
Naim, o Frashëlli!
* * *
137
.................................... Ese ......................................
LIBRI I RRALLË
Jo vetëm luftime të përgjakshme në luftën e madhe mbi pushtuesin që grykësi e pangopur dëshironte ndër këmbë Romën e të krishterëve dhe më tutje. Kushtrim nëse qe i pari libër famoz, i shkruar latinisht nga një at shkodran: «Historia e Skënderbeut». Në Europë, kush
e kush ta kishte në bibliotekën e vet: të ditur e strategë e idhujtarë.
-Bukur, larg skllavërisë kur je,-krenoheshin të fundmit skënderbejanë.
Urdhër nga Stambolli për puthadorë:
-Sakëm në Arnautistan ky libër!
* * *
138
............................. Mihal Dedja ..............................
PO RANË ATO...
E blasfemuar si «e pafe» secila palë lufte: tri herë e rrethuar Kruja e famshme e Skënderbeut, mbarë teksa thosh Europa:
-Po ra Kruja, ra dhe Roma.
Dy shekuj më pas, dy herë e rrethuar nga perandoria e sulltanëve Vjena e bukurisë danubiane, mbarë Europa ndërsa tha:
-Po ra Vjena, ka rënë dhe Roma.
Mes «të pafeve» blasfemuar, luftë si ajo.
* * *
139
.................................... Ese ......................................
PËRJETËSISHT
Prijësa, princa e heronj në luftë mbi zaptuesin, ndër aq flamuj të secilit gjersa ranë... shqiponja me dy krerë e Kastriotit:
e vetmja,
e paharruara,
e adhuruara...
E njëzet brezave të mëpasmë, të mbiquajtur shqiptarë, nën trysninë e hasmit në trojet tona, shqiponjë sikurse ajo skënderbejane:
kënga që e mburri,
krenaria e një burri,
liri duke kërkuar dhe guri...
SHQIPTARIA, feja e shqiptarit.
* * *
140
............................. Mihal Dedja ..............................
FISNIKËRISHT
Njerëz zemërbardhë, të sinqertë, fisnikë shekuj më pas ata që denonconin pushtimin a gjenocidin e etërve
të tyre kur ngjau. Respekt e falje ndaj të pafajshmëve... në një kujtesë si kjo:
Nëse s’kërkojmë falje sa vranë e prenë
etërit vrasës ku u bënë benë;
nëse s’duam afrim popujsh të miqësisë,
por nostalgji perandorish...
fajtorët, ne!
Hija e një pushtuesi nëse qenë.
* * *
141
.................................... Ese ......................................
I NJËJTI GJAK NË DEJE
Shtëpi e moçme, ku dikur ka ndenjur hyjnia jonë në Romë, tre muaj në pritje të një ndihme, siç mund të ish një ushtri nga Europa, që t’i printe tok me të vetën mbi invadorin dhjetë fish në Arbëri gjithë një vit. Shtëpi që akoma pret vizitorë... pesëqind vjet më pas sikurse unë:
-Jam një flamurmbajtës i Skënderbeut.
Pa kalë, as shpatë, as mburojë.
-Arbëresh?
-I njëjti gjak... nga Shqipëria.
Pesë shekujsh pas, një flamurmbajtës i tij.
* * *
142
................................... SHPJEGUESI ...................................
I
1 - Preludi i një prijësi arbër, Gjon Pal Kastriotit, i ardhur në
Mat nga trojet e Dibrës.
2 - Gjergj Kastrioti, djali i katërt (ndër pesë motra) i princit të
ri u lind në trevën e Dibrës, 1405.
3 - Në familjen e vogël princërore prindërit gëzonin tek rritej
djali me lodra, shokë e kuaj.
4 - Përjetim i djalit më të vogël, kur i ati, si aleat i Venedikut,
u ngrit të mos paguante haraç ndaj sulltanit.
5 - E plagosura zemër e një nëne, teksa i marrin djemtë peng,
sikurse Vojsavës të katër bijtë.
6 - Në shkollën e jeniçerëve u shqua dhe një djalosh me tjetër
fe e tjetër emër.
7 - Zgalemë që gatiteshin ushtarë për pushtime, e mira për atë
mos zbuloheshin se ç’ëndërronte djaloshi në rritje.
8 - Me emrin e ri Skënder ai u shqua në dyluftime, i ftuar nga
sfidantë të huaj.
9 - Gjergjit në rritje i bënë përshtypje të vrarët për një sulltan
me shpirtin e zi të pushtimeve.
10- Herë-herë ai vinte me vëllezër në vendlindje për prindërit
e mbetur veç me vajzën e vogël.
11- Disa vjet me shërbim në Krujë, Gjergjit i pëlqeu pozicioni
i saj strategjik.
12- Ε largojnë me gradën e lartë, Skënderbej, paçka me zemër
jo për ato luftëra të padrejta.
13- Skënderbeu vjen sërishmi në Mat, kur i njoftojnë vdekjen
e të atit, Gjon Kastriotit.
14- Nëntor, 1443. Skënderbeu braktisi betejën mes turqve dhe
hungarezëve në Nish dhe kthehet në Dibër.
15- Me një plan të guximshëm prijësi i ri çliroi Krujën, mbarë
principatën e tij.
16- 2.3.1444, Kuvendi i Lezhës. U zgjodh kryekomandant.
143
................................... SHPJEGUESI ...................................
II
1 - Preludi i prijësit të ri, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, me
qëllimet dhe idealet e tij.
2 - Fitorja e parë e ushtrisë së bashkuar në Torvioll,1444 mbi
pushtuesit e Lindjes.
3 - Në dasmën e Mamicës ai me disa miq qenë në gjah, kur u
përleshën dy princa që shkaktuan dhjetëra të vrarë.
4 - Fitorja e dytë e Skënderbeut më 1446, duke i zënë pashait
turk dhjetë topa dhe robër.
5 - Një tjetër fitore e atij viti e Gjergj Kastriotit mbi armiq në
trojet e Dibrës.
6 - Në mes dy zjarresh, ai u përlesh së pari me venecianët që
iu kundërvunë më 1448 dhe më pas osmanët në kufi.
7 - I penguar nga mbreti i lëkundur serb, kryeheroi nuk arriti
të bashkohej me Huniadin kundër sulltanit që fitoi.
8 - Kështjella e rrethuar e Sfetigradit iu dorëzua sulltanit kur
u helmua pusi i vetëm.
9 - Rrethimi i parë i Krujës më 1450 dhe tërheqja e turpshme
e sulltan Muratit II.
10- Në vitin 1451 Gjergj Kastrioti u martua me Donikën, bija
e princit arbër, Gjergj Arianitit.
11- Më 1452 Skënderbeu mundi një tjetër pasha, duke e vrarë
me dorën e tij në dyluftim.
12- E vetmja disfatë më 1455, kur osmanët erdhën papritmas
në Beratin e rrethuar nga Gjergji.
13- Pas humbjes së betejës në krye të ushtrisë turke më 1456,
princi Moisi Golemi u fal nga kryeheroi.
14- Një nip dhe trim i zot, siç ishte Hamza Kastrioti, u bë një
ditë sinonim i tradhtisë tek ne.
15- Skënderbeu mundi më 2 shtator, 1457 një ushtri pesë herë
më të madhe të Isak bej Evrenozit dhe Hamzait.
16- Urime e dhurata nga ambasadorët pas fitores së Kastriotit.
144
................................... SHPJEGUESI ...................................
III
1 - Preludi i një hyjnie të arbrit, jo e para herë në ato troje që
kishin nxjerrë prijësa të shquar.
2 - Oguri i paqeje njëvjeçare mund të nënshkruhej dhe vite të
tjera nëpërmjet pashait të Shkupit.
3 - Njëri ndër atentatet e dështuara që përgatitën armiqtë e tij,
si nga tejdeti, si përtej kufirit tokësor.
4 - I vetmi ambasador që mungoi gjithmonë tek Muratit II qe
ai i Skënderbeut, aq e madhe urrejtja.
5 - Meritë e veçantë e kryetrimit. Dinte të bënte dallim midis
hordhive pushtuese dhe popullit turk.
6 - Viti 1548: vdes gjenerali dhe këshilltari i tij Vrana Konti,
strategu i famshëm Janosh Huniadi dhe Papa i Romës.
7 - Njerëz të shquar të fronit edhe altarit betoheshin herë-herë
për një kryqëzatë «Kryqi kundës Hënës».
8 - Kryeheroi me pushime në Kepin e Rodonit me gruan dhe
djalin që kish emrin e gjyshit, Gjon Kastriotit.
9 - Gjergji ishte nga ata princa të rrallë që bisedonte me njerë-
zit e thjeshtë për halle të ndryshme.
10- Puthadorëve të sulltanit Gjergj Kastrioti u jepte përgjigjen
e prerë ndaj vasalitetit që i ofrohej.
11- Kalorës të shquar europianë me shërbim në Krujë vlerëso-
nin ndër të tjera rrënimin e munumenteve antike.
12- Brenda, jashtë kufijve tanimë Skënderbeu qe kthyer hyjni
e arbërve dhe i lirisë.
13- Në kushtet e reja të Arbërit, ai shkroi dhe një kanun për të
drejtën kanunore të jetës së përditshme.
14- Dy nga urdhrat e kryeheroit në kohë paqeje, vite që paqja
mbretëroi në Arbëri.
15- Në gusht, 1461, Skënderbeu zbarkoi në Itali, në ndihmë të
aleatit të tij, mbretit Ferdinant të Napolit.
16- Një figurë hyjnore si e tij, doemos i bënë portrete në Itali.
145
................................... SHPJEGUESI ...................................
IV
1 - Preludi i një kombi fitimtar dhe i përgjakur në një luftë të
pashoqe.
2 - Ushtarët e paktë nga Europa duhej ta dinin se asnjë mbret
i tyre s’bëhej zot në Krujë, paçka trakteve.
3 - Skënderbeu kishte rrjetin informativ që e lajmëronte sapo
nisej ushtria pushtuese nga Lindja.
4 - Në verën e vitit 1462 Arbërinë e sulmuan tri ushtri turke
njëherësh, duke u mundur që të tria.
6 - Ato qenë dhuratat që kryeheroi ynë i çoi Ballaban Pashës
në kufi, renegatit që u vërsul mbi Arbërinë.
7 – Skëndebeu fitoi në Vajkal, por Ballabani i zuri robër tetë
kapitenë të shquar, që u rropën në Stamboll.
8 - Përsëri në Vajkal prijësi e shpartalloi Ballaban Pashën në
një betejë të ashpër më 1465.
9 - Në fushatën e madhe të Mehmetit II më 1466 në Bushek
(afër Skampës) u zhvillua një betejë.
10- Në pritje të ndonjë ushtrie, nga Vatikani mori veç bekime
e dhurata dhe në ikje i nisën ndihma në të holla.
11- Rrethimi i dytë edhe më i gjatë i Krujës, ku u vranë princi
Topia dhe komandanti i armiqve, Ballabani.
12- Prijësi i madh i bëri thirrje edhe një herë fshatarësisë duke
mobilizuar bijtë e veteranëve dhe martirëve.
13- Dhe në rrethimin e tretë të Krujës prijësi e godiste hasmin
pa pushim nga jashtë kështjellës, gjersa e dëboi.
14- Fisnikëve nga Europa u thuhej troç për qëndresën heroike,
por të vështirë, meqë luftonte pa aleatë.
15- Vetëm me një gjest të thjeshtë kryeheroi u tregoi princave
se ç’mund të bënin të bashkuar kundër armiqve.
16- U varros në kishën e shën Kollit më 17 janar, 1468, pa arri-
tur të bëjë Kuvendin e Dytë të princave në Lezhë.
16- Pelegrinë prej viseve të huaja vinin në vendvarrimin e tij.
146
................................... SHPJEGUESI ...................................
V
1 - Preludi i një fundi tragjik, vitet e mëpastajshëm siç vijuan
pa kryeheroin e Arbërisë.
2 - Sulltan Mehmeti II kryqëzoi burrat dhe mori rob gra, pleq
dhe fëmijë, kur u dorëzua Kruja në besë më 1478.
3 - Kur u pushtua Lezha atë vit, eshtrat e Skënderbeut u bënë
hajmali nga osmanët.
4 - Në krye të kryengritësve erdhi nga Italia i biri dhe më pas
i nipi që s’arritën të bënin epopenë e Skënderbeut.
5 - Treqind mijë arbër emigruan në Itali, meqë nuk donin t’iu
shtronin pushtuesit dhe fenë që sollën.
6 - Në bazë të librit të M. Barletit, në Europë u bënë libra his-
torish, poema, drama e portrete për kryeheroin.
7 - Një besa-besë në heshtje ajo e arbërve që filluan ta quanin
veten shqiptarë,- bartës të shqipes.
8 - Në epokën e Rilindjes Kombëtare flamuri kuqezi i Gjergj
Kastriotit u bë prapë simbol i shqiptarëve për liri.
9 - Kështu do t’i edukonte një rilindas fëmijët: me dashurinë
për flamurin e Gjergj Kastriotit.
10- Më 28 nëntor, 1912 flamuri u ngrit nga I. Qemali në Vlorë
dhe Shqipëria u bë e pavarur.
11- Me atë flamur partizanët dhe E. Hoxha çliruan vendin nga
fashistët më 29 nëntor, 1944.
12- Në mbarë viset ku luftoi dhe triumfoi kryetrimi të tregojnë
ndodhi e legjenda të tij.
13- Në epokën e afrimit të popujve, sikur të ringjallej, Gjergji
do t’u uronte paqen gjithë fqinjëve.
14- Përjetime me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së kryetrimit,
në kremtimin madhështor për nder të tij.
15- Në kujtim të kryeheroit vazhdojnë të ngrihen në botë buste
shtatore e monumente.
16- Gjithçka u nis me një poezi...
147
..................................... PËRMBAJTJA ......................................
I - SIKUR ZEMRA, E PANDARË NGA KRAHARORI 9
1 - Preludi i një princi 11
2 - I mbështjellë me flamur 13
3 - Fëmijë... si ai 14
4 - Në ditët e kushtrimit 15
5 - Amaneti i një nëne 16
6 - Vinte lajmi gjer në Mat 17
7 - Dhe një rebel ashtu u rrit 18
8 - Shpirt i plagosur 19
9 - Në dyluftim 20
10- Të vetmet hise 21
11- Në mes të huajve në Krujë 22
12- Trim i lakmuar 23
13- Si përpara një altari 24
14- Me një çetë trimash arbër 25
15- Erdhi prijësi! 26
16- Lezhë, 1444 28
II - KRYETRIM I NJË SHEKULLI ME TRIMA 29
1 - Preludi i një prijësi të ri 31
2 - Torvioll, 1444 33
3 - Gëzim i kthyer në mort 34
4 - Që kur pasha kalin ktheu 35
5 - Binte shkëmbi me gjithë lis 36
6 - Mes dy zjarresh 37
7 - Pa nisur beteja 38
8 - Rënia e Sfetigradit 39
9 - Krujë, 1450 40
10- Me daullet e fitoreve 41
11- Në duele komandantësh 42
12- E vetmja disfatë 43
13- Moisiu i penduar 44
14- Sinonim tradhtie 45
15- Thanë, doli që nga dheu 46
16- Pas një ngadhnjimi 48
149
..................................... PËRMBAJTJA ......................................
III - HYJNIA E ARBËRIT 49
1 - Preludi i një hyjnie 51
2 - Oguri i paqes 53
3 - Dëshmi, kur s’ke 54
4 - I vetmi prijës 55
5 - Zemra e bardhë 56
6 - Dhimbjet e një prijësi 57
7 - Aq herë duke thënë 59
8 - Ditë në hare 60
9 - Udha, kur s’ish 61
10- Përgjigjja e Skënderbeut 62
11- E nesërmja, siç vinte 63
12- Hyjni 64
13- Për një kanun të tij 65
14- Kur di se ç’urdhëron 66
15- Itali, 1461 67
16- Strategu dhe piktori 68
IV - SE ASKUSH TOK NUK I THEU 69
1 - Prelud i një jete në liri 71
2 - Nëse do ndodhte... 73
3 - Informatorët 74
4 - Në tri fronte, kur lufton 75
5 - Renegati 76
6 - Për tetë kapedanë 77
7 - Diç për të thënë 78
8 - Në Bushek 79
9 - Romë, 1466 81
10- Në rrethimin e dytë 82
11- Heroi, trimave të rinj 83
12- Në rrethimin e tretë 84
13- Pa mburrje 85
14- Se askush tok nuk i theu 86
15- Janar, 1468 87
16- Shpirti në dert 88
150
..................................... PËRMBAJTJA ......................................
V - PËRJETËSI E NJË FLAMURI 89
1 - Prelud i ditëve të pasme 91
2 - Krujë, 1478 93
3 - Lezhë, 1478 94
4 - I biri... i nipi 95
5 - Tragjedi e një epoke 96
6 - I adhuruar 97
7 - Bij shqipesh 98
8 - Kohë rilindëse 99
9 - Rilindasi, të birit 100
10- Nëntor, 1912 102
11- Nëntor, 1944 103
12- Si në motet me legjenda 104
13- Në paqe fqinjësh 105
14- Në 500-vjetor 106
15- Në vise të huaja 107
16- Më shumë nuk doja se ata 108
ESE 109
1 - Ajo, e para 111
2 - Rikthim... si era 112
3 - Një tjetër mision 113
4 - Sinjali që prisnin 114
5 - Një tjetër stinë 115
6 - Gjaku ynë i arbrit 116
7 - Dhuratat e rralla 117
8 - Pas fitoreve të para 118
9 - Miku... armik 119
10- Në rrethimin e Sfetigradit 120
11- Ushtar i tij, kur je 121
12- Është me kokë, pasha 122
13- Nip apo hienë? 123
14- Aq dhe hapi 124
15- Për t’u uruar 125
16- Guri i turpit 126
151
..................................... PËRMBAJTJA ......................................
17- Fatkeqësia jonë 127
18- Përse luftojmë ahere?! 128
19- Për aleatin 129
20- Në atë çast fatal 130
21- Në çdo rrethim të Krujës 131
22- Bota do ishte më e mirë 132
23- Prindërore, princërore 133
24- Më të zotët 134
25- Dy rrugë që u mbetën 135
26- Ikonë e hyjnisë së tyre 136
27- Hyjnor, kur je 137
28- Libri i rrallë 138
29- Po ramë ne... 139
30- Përjetësisht 140
31- Fisnikërisht 141
32- I njëjti gjak në deje 142
SHPJEGUESI 143-145
152
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment