Wednesday, April 19, 2017

“Foleja kombëtare Shqiptare” i bën thirrje Komunitetit të shqiptarëve çam, gjithë qytetarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e kudo në botë!

“Foleja kombëtare Shqiptare” i bën thirrje  Komunitetit të shqiptarëve çam të përfaqësuar edhe në parlament nëpërmjet Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU),  si dhe shoqatës patriotike “Çamëria”, kësaj organizate  nga më më të vjetërat, e krijuar pas rënies së komunizmit në Shqipëri, si një shoqatë   e cila sot më shumë se kurrë duhet të mbështesë lëvizjen mbarë kombëtare në kremtimin e fitores së të madhit Skënderbe mbi pushtuesit  turq pushtuar trojet tona shekullore – autoktone!
Njëkohësisht i bëjmë thirrje të nderuarës  znj. Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU-së se bashkepunimi apo mbeshtetja e saj ka shume vlera për gjithë opinionin kombetar  dhe me tej, në përpjekje te bashkëveprimeve ligjore  sigurisht mbi çeshtjen e madhe  temë e ditës së sotme ndër shqiptar “ Bashkimin Kombëtar”
“Foleja kombëtare Shqiptare” u bën thirrje gjithë qytetarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e kudo që ndodhen ata, të mbeshtesin fuqishëm këtë manifest mbarë popullor,  me rastin e 550 vjetorit së fitores së fundit të Gjergj Kastriot Skenderbeut mbi otomanët turq, kjo festë e madhe po kryhet për herë të parë në trojet tona Arbërrore, do kthehet  tashmë  në një tradite të përmotëshme, lutemi  gjithashtu që të mos biem pre e veprimeve politike-partiake  apo ndërfetare të cilat në pamje të parë duken si patriotike, por që në të vërtetë  mund të na dëmtojnë rëndë kauzën kombëtare.
Shqipëria e jonë tash pret nga ne; ndergjegjësim, mirkuptim, bashkëpunim, ashtu siç na ka hije tradicionalisht, Besnikë, mikpritës, dashamirës  në një ngjarje si kjo e cila nuk është rastësore, por thjeshtë  kërkesë imediate, gur themel, lëvizje, në lartësim imazhit, të Shqipes sonë dykrenarë mbi një trup të vetëm; geg e toske, të krishterë e myslimanë ashtu si dikur të së njëjtës race damar, në shërbim të së madhes mëmës Shqipëri!  


No comments:

Post a Comment