Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
mbi mbarëvajtjen e kremtimit të 550-vjetorit të
betejës së fundit të Gjergj Kastriotit në Krujë
Kremtimi i 550-vjetorit të betejes së fundit të Gjergj Kastriotit në
Krujë (24 prill 1467), nis më 22 prill 2017, me ardhjen e arbëreshëve nga Bari
në Durës, për t’u akomoduar në Shëngjin dhe përfundon më datën 24 prill 2017,
me përcjelljen e arbëreshëve nga Durrësi për në Bari, ku me këtë rast, në orën
19.30-20.00, para largimit të arbëreshëve do të shtrohet një darkë në nderim të
tyre.
Mbarëvajtja e aktivitetit 3-ditor do të jetë nën kujdesin e Policisë, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dha lejën për zhvillimin e këtij aktiviteti madhor kombëtar, të titulluar “Rikthimi i Bijve të Shqipes në folenë e shqiponjave”, organizuar prej Lëvizjes “Foleja Kombëtare Shqiptare”.
Ndaj gjejmë rastin që në emër të anëtarëve të lëvizjes sonë dhe të të gjthë pjesëmarrësve që do të jenë të pranishëm në tre ditët e festimit të ngjarjes së madhe të historisë së popullit shqiptar të falenderojmë përzemërsisht Drejtorinë e Përgjitshme Policisë së Shtetit e cila do të ndjekë nga afër mbarëvajtjen e kësaj feste të madhe
Aktivitetet do të jenë të shumta e të larmishme, si: Parada nga Pazari karakteristik deri te kështjella, vizita te muzeu, vallja e fitores, homazhe në vendvarrimin e Gjergj Kastriotit, program artistik në sheshin qendror etj, ku policia do të mundësojë qarkullimin e lirshëm të festuesve, pa lëvizje automjetesh në rrugët dhe sheshet që festohet. Ndaj edhe një herë faleminderit Policisë së Shtetit
Me qenë se festimi do të jetë i mirorganizuar, dëshirojmë që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, pasi gjithkush ka rastin ta gjejë veten mes haresë, gëzimit dhe krenarisë kombëtare ku do të përjetojë çaste të mrekullueshme e të paharrueshme

Falenderime
Lëvizja
Foleja Kombëtare Shqiptare
Kryetare
Elida
Jorgoni
No comments:
Post a Comment