E vërteta shqiptare – ç`më tha Mili Butka?
Fahri Xharra
Një fat i madh nga rrjetet sociale është ky: Dashamirët e të vërtetës shqiptare po e kanë mundësinë që të shkruajnë atë që kishte qenë e shkruar për ne, por që “falë” konjunkturave politike antishqiptare nuk kanë guxuar të shpalosen. Për lexuesin e zakonshëm si jemi ne , mjafton një postim -studim i mikut Mili Butka që ne të hapim sytë dhe të nxëmë diçka më shumë për vetveten. “Njih vetveten “ është slogani im që të mos t`bëjnë të tjerët pë ty.
Me mikun Mili Butka e zhvilluam një bisedë të vërtetë por në mënyrë virtuale për tri çështje që janë mirë të studiuara. Por , nëse kemi kundër argument mundemi edhe të plotësojmë, të përmirësojmë apo thjesht por me themel edhe të kundërshtojmë. Unë e Mili jemi të hapur!
Sa shumë rastësi të gjuhës shqipe me gjuhët tjera???
Në mitologjinë skandinave, Ask dhe Embla (nga gjuha e vjetër skandinave, Askr os Embla) – mashkull dhe femër përkatësisht- ishin dy njerëzit e parë, të krijuar nga zotat. Dyshja janë vërtetuar në të dy Poemat Edda, hartuar në shekullin e 13 nga burime të hershme tradicionale, dhe Proza Edda, e shkruar në shekullin e 13 nga Snorri Sturluson. Nga të dy burimet, dy perëndi janë pak a shumë të gjendura të njohura zyrtarisht, njëri prej të cilëve është “Odini” dhe tjetri “Lisdur”.
Problemi qëndron sepse në figurën mitologjike-skandinave për të cilën po flasim dy emrat e perëndeshave pikturuar aty pranë “Zeusit” emërtuar,“Gek ose Embla”, ende gjenden të pa përkthyera zyrtarisht. Një numër i madh teorish janë propozuar për të shpjeguar dy figurat, duke ju referuar shumë gjuhëve të vjetra midis tyre edhe gjuhës greke dhe gjuhës së vjetër skandinave nga e cila fjalë për fjalë do të thotë “pemën e hirit”, por etimologjia e emërtimit; “e embla” është e pasigurt, dhe dy mundësitë e kuptimit të; “embla” = “pemë elm”, apo e “hirit” janë problematike, pra të pa pranueshme.
Është pikërisht fjala e gjuhës sonë shqipe; “t’aml” = e embël, e cila jo nuk ka nevojë për shpjegime të shumta, madje ajo është e shkruar fiks ashtu siç ne ende e shkruajmë dhe e shqiptojmë atë, kjo perëndi e emërtuar “e Embla” i përket perëndeshës “Afërditë”, perëndeshës së bukurisë asaj së “ëmblës-dashurisë”Afërdita-planet njihet si një nga planetet më të afërta pranë “Diellit-Zeus”
Te kjo figurë e cila siç e lexuam dhe më lart i përket mitologjisë Skandinave, vini re në qendër të saj shkruhet pastër “Skaba” e që i përket pikërisht figurës “Zeus” i cili sigurisht ndodhet po në qendër në mes të dy hyjnive të tjerë, më të njëjtën paraqitje në të gjitha shfaqjet e tij, i madh, i fortë, me mjekër e shumë flokë, njëri prej “perëndive” është “Odini”, në këmbët e “Zeusit” ndodhen dy perëndesha-hyjni: “Haner” dhe tjetra, “Gek os Embla”
Pra ati ynë “Zeus” edhe këtë herë paraqitet me emrin e simbolit të tij, zogut Besnik quajtur: “Skaba” (shkaba), por jo vetëm kaq, dy hyjneshat apo perëndi ndodhur aty pranë “hamshorit” Zeus quhen; “Haner = Hëna” dhe tjetra akoma dhe më shqip “Geg ose Embla” = “Kek ose Embla”Ku qëndron gabimi apo pa dashje–manipulimi?
Po vini re, në figurë ndodhen (5) pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen (6) gjashtë, sepse: “Gek os – Embla” është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si “keku” i embël, ashtu si edhe “karamelet të cilat në shqip thëriten edhe keke”
Përfundimisht, në figurë kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë” perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.
Vini re me kujdes, në figurë ndodhen pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen gjashtë, sepse: “Gek os – Embla” është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si “keku” i embël, ashtu si edhe “karamelet = keke”, etj.
Pra, në figurën e mësipërme kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë” perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.
A është”Plisi” fjale e pastër shqipe?
-“Dihet e njihet nga të gjithë se kjo lloje Kësule prodhohet krejtësisht duke përpunuar leshin e bardhë të deles. Pra është e kuptueshme se vet emri “Plis” do të thotë; “prej leshi” dhe në gjuhën e vjetër shqipe e cila ende rruhet nëpërmjet dialektit të bukur Geg ashtu si edhe sot në të folmen korçare ku fjala “Prej” shqiptohet baraz “Pe” (Jam “pe” Korçe bre.) e ndërkohë në gegërisht; Pe = Pi, (Pi shkodre jena) zanorja, “e” tek fjala “pe” bije ashtu si në shume shkrime të vjetra ku zanoret mungojnë përgjithësisht, pas kësaj kemi: Pe-lesi = P’lisi, ku gërma; “e” lexohet, “i” ashtu si tek fjala shqipe; “Erdhi = irthe” në greqisht, apo emri i qytetit të Lezhës gjendur i shkruar në shumë harta të vjetra me emrin; “Lisi” e plot shembuj të tjerë ku zanoret zëvendësojnë njëra-tjetrën në rotacion të plotë, pa shumë rregulla të forta, ashtu si në shqip; “molla”= “milla” në greqisht.
Le ti hedhim një sy fjalorit shqip mbi këtë fjalë, “Plis
PLIS II m. sh.
- 1. Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh “të shkelur” disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si plaf. Shtroi plisin. Bënte plisa. Flinte (shtrihej) në plis.
Plisi prodhohet, bëhet me lesh delesh të shkelur-ngjeshur, “Palë-palë” disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; = Plis, ashtu si copat e dheut nga lerimi i tokës “tharë” me këmbë quhen “Plisa” e ndërkohë ju kujtoj tullat prej balte në “diell tharë” e që quhen “Plithar”
PLIS I m. sh.
1. Copë e madhe dheu, që ngre plugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër. Plisat e arës. Plis me bar. Thyen (shtyp,dërmoj) plisat. I veshën anët e rrugës me plisa.
Emërtimi “Plis” ruan brenda vetes dhe kuptimin e palës, palosjes ashtu siç paloset leshi apo dheu nga plugu nxjerrë, nënkuptojmë se kemi të bëjmë me materiale “lidhse” të lidhura nëpërmjet lagështirës (ujit) të ngjeshura e të thata të thara.
Pra kemi; ‘Lidh” dhe Plith, Plis (plithar). Në gjuhën e bukur të shqipes, zogut-bir-besnik i “Atit-Zeus” shembujt janë të pa numurta, midis tyre kemi edhe fjalën; “Lesë” “lesa” e kasolles (e oborrit, e vathës, e gardhit). E mbyllin shtegun me “lesë”. I rrethojnë pemët me “lesa” lidhur ngushtë me kuptimin e P’lisit thurur-lidhur ashtu si “Plafi”, qilimi pe-leshi, apo “pellus” etj. Plisi simbol i “vezës kozmike”, pa dyshim që flet shqip, në gjuhën e Shqipes – Atit –Zeus.
Si flasin shqip pasqyrat Etruske?
Tek kjo pasqyrë etruske duket qartë Herkuli është duke pirë gji tek Zana,si një dhuratë e pavdekësisë, pasi ushqyerja me gji është kryer nga Zana në prezencën e një hyjni dhe kjo është padyshim një sqarim i kuptimit në portret. Vini re se në shkrimin ndodhur te kjo pasqyrë, fjalët ndahen midis tyre pastër me anën e dy pikave (:)* pra kjo jep mundësin për tu lexuar në mënyre tepër korrekte dhe pa lënë fije dyshimi se mund të kesh gabuar në leximin e tyre.`
Kjo skenë, është duke treguar momentin kur Hercule pas ngjalljes niset për ne Olimp akti i ushqyerjes me gji (që do të thotë një lindje e re (VNIAL*), është një simbol. Në rastin e Herkulit, lindja e tij e re është edhe një ringjallje. Pra kjo skenë tregon se si Hercule rikthehet në i pavdekshëm, qiellor dhe jep lamtun* duke u nisur drejt Aurorës (KVANORA*) se malit të zotave.
Kjo është më se e dukshme akoma dhe më e qartë tek portreti ku Herkule shtrëngon dorën personit tjetër dhe sipër tyre shkruhet pastër shqip fjala me tipike e tradicionale LAMTV = LAMTU-mirë.
Pikë së pari më duhet të sqaroj se fjala ZA = RON, ROJ,i përket shqipes së vjetër dhe pikërisht në gegërishte, (Za = Jetë), (ζωή fjalë e cila sot ndodhet e huazuar në gjuhën greke)
Një shembull i pastër mbi fjalën; “Za = Jetë” në shqip kemi fjalën “Zemer” që do të thotë; Zë mar, mar Za, organi ku trupi i njeriut mer jetë ashtu si “zemereku” ku mer jet ora, etj.
Atëherë lexoni me kujdes duke patur parasysh që shenja e shigjetës ndodhur në reshtin e dytë është e barabartë me germën: “K” si dhe germa:”D”=R, tashmë te konfirmuara e të mirënjohura qysh më parë.
Në tabelë kemi: ECA: ZOEN: TPAIKNAC: HEDCLE: VNIAL: KVANODA:SCE.
E cila korrespondon me gjuhën shqipe: E KA: ZOIN: TE PA IKNAS: HERKULE: U NIAL: KU ANORA SKE … në shqipen e sotme kemi: E KA JETEN TË PA IKNAS (të pa ikur, të pa ndërprerë, i pavdekshëm) HERKULE UNGJALL (uniall) KU VDEKJE SKE (ron,arron ske) …!!!
Tek figura e tretë: Legjenda e Herkulit vazhdon, Herkule në këtë foto duke na lënë lamtumirën para se të largohet përgjithmonë drejt malit të zotave në Olimp. Kjo foto tregon edhe njëherë se pasqyrat etruske flasin shqip, sipër në figurë shkruhet: ‘HEDCLE LAMTV” baras kjo me fjalën më tipike shqiptare “LAMTU” e cila përdoret akoma dhe sot në rastin kur dikush largohet për një periudhë kohore të gjatë ose përgjithmonë! Pra sqaroj edhe njëherë aty shkruhet shqip “HERKULE LAMTU”/mirë.
Fahri Xharra, 21.02.16
Gjakovë
No comments:
Post a Comment