Elementi i zjarrit,
fillesa e krijimit të botës materiale
magus/20/03/2017/
Ψ
Siç është thënë më
parë, akasa ose parimi eterik është shkaku i origjinës së elementëve.
Sipas shkrimeve të
shenjta orientale, elementi i parë i lindur nga akasa besohet të jetë Tejas,
elementi i zjarrit.
Ky element, si dhe të gjithë të tjerët shfaqin ndikimin e
tyre jo vetëm në planin tonë material, por edhe në çdo gjë tjetër të krijuar.
Cilësitë themelore të parimit të zjarrit janë ngrohja dhe
zgjerimi (jo vetëm në planin material). Në fillim të gjitha gjërat krijohen,
pra krijimi duhet të ketë qenë nga zjarri dhe drita, si dhe në Bibël e lexojmë:
“Fiat Lux” do të ketë dritë.
Origjina e dritës, natyrisht, duhet kërkuar në elementin e
zjarrit.
Çdo element dhe për këtë arsye ai i zjarrit, gjithashtu, ka
dy polaritete, pra, aktive dhe pasive, të cilat njëra do të thotë pozitive (+)
dhe tjetra negative (-).
Plusi gjithmonë do të tregojë konstruktivitetin, krijimin,
burimet e frytshme, ndërsa minusi qëndron për çdo gjë që është shkatërruese apo
copëtuese.
Ka gjithmonë dy cilësi themelore, të cilat duhet të dallohen
qartë në secilin element.
Fetë kanë numëruar gjithmonë të mirën në anën aktive dhe të
keqen në anën pasive. Por në të vërtetë nuk ka gjëra të tilla si e mirë apo e
keqe, ato nuk janë asgjë, por thjesht koncepte njerëzore.
Në univers nuk ka as të mirë e as të keqe, për shkak se çdo
gjë ka qenë e krijuar sipas rregullave të pandryshueshme, ku Parimi Hyjnor
është pasqyruar dhe vetëm duke njohur këto rregulla, ne do të jemi në gjendje
për të ardhur në afërsi të Hyjnisë.
Siç u përmend më parë, parimi i zjarrit zotëron zgjerimin,
që unë do ta quaj lëngu elektrik për hir të të kuptuarit më mirë. Ky përkufizim
nuk ka vetëm pikëpamjen e energjisë elektrike materiale, në dritën e saj të
pasur por një analogji të caktuar të saj.
Çdo njëri do të kuptojë menjëherë se cilësia e zgjerimit
është identike me parimin e elementit të zjarrit.
Ky parim i elementit
të zjarrit është i fshehur dhe aktiv në të gjitha gjërat e krijuara, si një
materie e vërtetë, ku i gjithë Universi filloi nga një kokërr e vogël rëre në
substancën më sublime të dukshme apo të padukshme.
Përgatiti Altin
Bogdani
Nuk lejohet kopjimi i
materialit
©Shtëpia Botuese
Magus
Botimet Magus,
gjithçka rreth okultit http://magus.al
No comments:
Post a Comment