Wednesday, March 22, 2017

Nënës - Poezi nga Mirgjin Frashëri

Me respekt të gjithë themi
Që buzëqeshja e nënës ka qënë
Më e shndritëshme se dielli
Më e ëmbël se mjalti
Më e çmuar se një gur xhevairi
Sepse të gjithë sa kemi lindur
Jemi mëkuar prej atij gjiri
Sepse s,ka as të parë, as të dytë
Por nuk ka as të tretë
Sepse vetëm nëna të sjell
Në këtë jetë
Ato na nxorren në dritë
Dhe natën na i bënë ditë
Dhe kur ajo na ka mëkuar
Dashuri pafund na ka dhuruar
Një të vërtetë për ato të themi
Se sa do larg që ne të jemi
Nënën pranë gjithmonë e kemi
Sa herë që jemi të dëshpëruar
Zerri nënës na ka qetsuar
Sa herë kemi qënë të shqetsuar
Dora e nënës na ka ledhatuar
E kujtojmë nënën me shumë dashuri
Sepse dhe loti ne prerin e saj 
Thahej shpejt porsi me magji
Brënda shpirtit mban një sekret
Që na jep tëgjithëve shpresë
Duke i lutur të madhit Zot
Që asnjë teëmos vdesë
Por të jetojë i lumtur e të qeshë 
Dhe dy fjalë kam për të thënë
Atje ku ke pranë dashurinë 
Ku ke pranë bukurinë 
Ku ke pranë mirësinë
Ke harmoninë e lumterinë
Që janë shpëtim për njerëzinë
Qëjanë thelb për demokracinë
Për të vërtetën dhe lirinë
Që zhdukin cmirësitë e ligesitë
Sjellin paqen dhe kenaqësinë
Që sjellin mbarësinë begatinë 
Qeë i bëjnë sfidë varfërisë
Që nënës sonë Shqipërisë
Ti ngrejnë lart madhështinë
Aty ku ka yje diell edhe hënë
Qofsh përherë ti moj e shtrenjta
, ,, NËNË


Mirgjin Frashëri
----------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment