Albania - ilire - Pellazge

Categories

Etimologji Histori Kulture Lajme Poezi Speciale

Friday, February 17, 2017



ETIMOLOGJI: EPHESTIO IFESTIO – VULLKAN, FESTË dhe FESTE

JULY 7, 2016 ~ MILIBUTKA ~ EDIT"ETIMOLOGJI: EPHESTIO IFESTIO – VULLKAN, FESTË DHE FESTE"
Posted on Tetor 16, 2015 
Mili Butka
Njihet mirë nga të gjithë kjo fjalë e hershme; “Iphestio”, që do të thotë Vullkan ose thënë më saktë; Bolcán, Bollkan (Bullkan)
Duke patur parasysh barazvlerën e gërmës; B = V, ashtu si edhe të zanores; O = U, emri i “Vullkanit’ na shfaqet në të dy format, Vullkan dhe Volcano, në disa gjuhë të tjera si në atë latine, angleze, gale, turke e të tjera.
Në gjuhë irish e gjejmë këtë fjalë shumë më pranë origjinës të këtij emërtimi pra vullkani aty shkruhet dhe lexohet; Bolcán.
Në gjuhën “hije” të gjuhës shqipe, pra në gjuhën e quajtur greeke, “Vullkani” ruan ende sot emrin më të lashtë, mbi këtë emërtim, pikërisht fjalën; “Iphestio”
A thua, kjo fjalë i përkët gjuhës greeke?
I hedhim një vështrim të shkurtër Wikipedias.
Vullkani – Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. (Kupa e qiellit. Kubeja e qiellit.)
Magma duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe është e lëvizshme. Si produkt kryesor i erupcionit vullkanik është lava, me një temperaturë 1000-1300 gradë celsius, … etj.
Pra vullkanet janë masa materjesh të zjarrta, brumë, të cilat shpërthejnë vazhdimisht në maja malesh – S’ipër, për arsyen e vetme pasi ato kalojnë masën e nxehtësisë së natyrshme, e normalisht duhet të shpërthejnë për tu ‘ftohur” ose më saktë për të “shuar” “Afshin” apo “Ep(h)shin” e tyre.
Eshtë pikërisht kjo fjalë kyçe, e gjuhës shqipe sigurisht, rrënja e fjalës; “Iphestio = Ephsh” Afsha e brumit të zjarrtë Vullkan.
Për ta bërë më të qartë, shikojmë dhe bëjmë krahasim këtë fjalë shqipe me fjalorët e gjuhëve relativisht të vjetra europiane, fjalën; Epsh dhe Afsh, të cilat në fakt rrjedhin nga i njëjti burim ato tregojnë të nxehtë, “nxehtësi”
Dhe kemi:
  Shqip ……… Epsh ……dhe … Afshë
• Greek ………lagneía …. @ ….Thermótita
• Ang …………lust …………….. heat
• Irish ………..lust ………………teas
• Baske ……… lizunkeria ………Bero
• Serb ……….. požuda ………….Toplota
SkipeSiç e pamë edhe nga tabela krahasuese e mësipërme, tek asnjë gjuhë tjetër nuk ekziston kjo fjalë e hershme e shqipes, nga ku buron fjala “Iphestio”
Kjo e nxehtë, ky “epsh” i brëndshëm, në “heshtje” shpërthen jashtë “sipër”– ‘ipur” (IPE –SHQ/IPE) mbi maja malesh, dhe më pas ky epsh, shpërndahet gjithandej shoqëruar me “llavën e zjarrtë të saj dhe “afshi” i nxehtë çliruar prej tij, ndjehet qindra e mijëra metra larg.
Bindemi njëkohësisht se fjala; “Iphestio” e njohur si greeke (ηφαίστειο) jo aspak nuk qëndron e tillë, ajo është e lashtë shqipe si vetë Shqipja simboli dritës, Diellit si trup qiellor më sipër nga të gjithë planetet e tjerë njohur deri më sot, më i larti, më i madhi, më i “bollshmi” në kryesipër në “ballë” zot i plotfuqishëm në qëndër të gjithësisë, Ai qëndron.
Në mitologjinë e hershme shqiptare, “Dielli – Zot”, shfaqur në formën e një “demoni” quhej “Bull’, Boll, bollan bullar për vet formën e tij të fryrë të shëndoshë, “rum/bull” rrombullak dhe të fryrë si ballon, (bullafiq) etj
Veç kësaj në shqip kemi dhe fjalën Ballë, Pjesa e sipërme e fytyrës së njeriut midis syve dhe flokëve, ashtu si edhe ai që qëndron në krye sipër, lart, në ballë te punës, por edhe; BALLË – Njësi për të matur shkallën ose forcën e tërmetit, të erës etj. Tërmet shtatë ballësh. Era vajti pesë ballë, etj.
Pa u zgjatur më edhe emri; “Ballkan” Bollkan, bullkan, vollcan, vullkan, është fjalë e pastër shqipe, prej aty kemi shumë të tjera fjalë të shqipes dhe me gjerë, si rezultat i formës së derdhjes të “llavës” ball-ballë, val-valë dhe temperaturës së lartë ajo “valon” bullzon deri në “Heshtje” fjalët; bull, bullza, bullçim, bullamaç, boll, ballë, ballo, dhe B =V kemi; Valë, valon, valëzoj vallëzim, VALANICË – Dërstilë. Shkel shajakun në valanicë. Po ashtu fjalët; volli, vjell, vollant, e shumë fjalë të tjera pa mbarim.
VullkaniVetë fjala “Llavë’ e cila gjendet në të gjitha fjalorët e gjuhëve europiane, por edhe më nuk është gjë tjetër përveçse anagrama e fjalës shqipe Ball<>llavë.
A mundet kjo fjalë e gjendur në mbi 50 gjuhë nga më të njohurat indo-europiane të marrë kuptim dhe të shpjegohet nga vetë gjuha e tyre?
Mjafton tu kujtoj këtu përveç fjalës “Ballë” ne kemi fjalën e lashtë shqipe; “Baltë” pra ashtu e brumtë si “llava” e “bullcanit”– lluc, llurbë të (vullkanit)
Ndoshta është e vetmja fjalë e cila ende gjendet e pandryshuar në një toponim të saj ku ai vend në afërsi të Selanikut në Greqi quhet “Aspro/balta” (Ασπροβαλτα)
Emri i gadishullit Ilyrik, “Ballkani” ka kuptimin e “Ballit” sigurisht por jo të vullkanit, gadishulli ynë herët në lashtësi është quajtur; “MAIA” (Αἵμος) pra vend i lartë me maja e ball-malesh, ashtu sikundër qëndron sipër mbi një verandë apo “Ballkon“.
Së fundi lexoni duke ju kujtuar Shqipen, symbol të Yllit të vetëm të zjarrtë nga ku kemi emërtimin; Yllir, por jo vetëm: IPHEST STIPHE = SHQIPE.
Ndizni fishek-zjarret gjithë dritë, ashtu si në shpërthimet e vuallkanit IFESTIO – E’FESTONI, dikush le të vendosë, Plis – Qeleshe, por midis tyre le të ketë mënjanë, edhe ndonjë “Feste”.
Ribotim sot me 7-7-2016. Korçë
Mili Butka_Etimologji
Me 3:41:00 PM
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest

No comments:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments (Atom)

Gjuha shqipe etimologji

Kanuni TV

Popular Posts

  • Muajt e Vitit - Gjuha Shqipe
    Gjuha shqipe dhe Muajt e Vitit. Kalendari që ne përdorim sot është ai i quajtur Gregorian ose kalendari i ri, i cili në Europë u...
  • “Bota” dhe “botanika” fjalë-emërtime krejt të veçanta shqipe.
    “Bota” dhe “botanika” fjalë-emërtime krejt të veçanta shqipe. Bota, historia e saj si “mbiu” (si u krijua) sigurisht fillon shumë m...
  • Alexandro Magno – Rex Albania – Leka Ynë i madh.
    Leka i Madh Aleksandri i Maqedonisë (356-323 p.e.s.) Dijetari i famshëm i lashtësisë, Straboni (63 p.e.s. – 19 e.s.)...
  • Fjala AT e gjuhës shqipe - Etimologji
    Fjala AT e gjuhës shqipe sjell në krejt gjuhët IE emërtimet: {At/dhe} Etni, Etnike, por edhe N'ational, Nacionale, ndërnationale, na...
  • Berati dhe Grigor Voskopojari - reportazh - Nga Thoma Jance
    Berati nuk duhet te harroje kurre se shumica e ELITES se Voskopojes pas renies u zhvendos ne Berat, ashtu sic kishte ndodhur me...
  • "Çamëria e sotme është Thesprotia e lashtë ilire" Zonja e Europës - Doris Pack!
    “Greqia të lejojë çamët të kthehen në vendlindje. Parlamenti Evropian e hap diskutimin e çështjes çame  Për herë të parë pas 64 vjetësh,...
  • MITOLOGJI SHQIPTARE ZANAT E MALIT
    MITOLOGJI SHQIPTARE ZANAT E MALIT Shkruan Prof. Zymer Mehani “Zana e malit “ Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare,...
  • Illyria Of course, we should not forget the Illyrian kingdom
    Illyria Of course, we should not forget the Illyrian kingdom, whose issues were influenced by Greek coinage. From the middle of the 5th cent...
  • GJENEALOGJIA E BUTKAJVE
    GJENEALOGJIA E BUTKAJVE (Sipas kujtimeve të Hysen Butkës) Sipas shënimeve që bën Lumo Skendo (Mid’hat Frashëri) në librin “Jetshkrimi...
  • (no title)
      The Proto-Indo-European word *awo- Word *awo-                                  [Ps: w = b -(ose f' *latine)]  Meaning grandfather ,  a...
Simple theme. Powered by Blogger.