Wednesday, January 18, 2017

Jam Shqiptar i lindur në mërgim/ Që në djep kam folur shqip - Poezi nga Mathieu Aref.

Miq të dashur po ndaj më ju një poem që kam shkruar ka disa kohë.
Jam Shqiptar i lindur në mërgim
por për këtë s’kam asnjë ankim
sepse ashtu pra unë kisha fatin
aty kisha nënën dhe im atin !
Jashtë Atdheut dhe në atë Misir
kam jetuar si « muhaxhir ».
Kam jetuar si në Shqipëri
si n’Albëni dhe në Malësi.
Linda në breg e të madhit Nil
në fillimin e marsit plot diell
afër piramideve të lartë
të shkelur nga Pellazgët e lashtë !
Që në djep kam folur shipën
mbrojta zakonat dhe traditën
e të parëve të kombit tim
që e kam dashur më adhurim.
Por prindërit e mi të nderuar
shqiptarizmin më kanë mësuar
Më kanë bërë një patriot të mirë
një Shqiptar besnik dhe i lirë.

Por sot erdhi shpejt pleqëria
prapa meje ngel veç tallandia
sepse kam pasur shumë lumturi
për çfarë kam bërë për atë Shqipëri !
Mathieu Aref
-------------------------------------------------------------

https://milibutka.blogspot.al


No comments:

Post a Comment