Sunday, January 15, 2017

Bollano - provokator nxitës i urrejtjes etnike midis popullit shqiptar dhe atij grek.

Vasil Bollano caktohet shef për Vorio-Epirin, ja plani për aneksimin e Jugut të Shqipërisë në 17 Shkurt 2014



Ditët e fundit po flitet se kryetari i OMONIA-s dhe ish-kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano do të zgjidhet me votat e këshilltarëve shqiptarë të Qarkut të Vlorës, kryetar i këtij qarku. Shqetësuese janë zërat se nëse zgjidhet Bollano, do të ketë incidente në këtë qark sepse Vasil Bollano njihet si provokator që ka shkaktuar nxitje të urrejtjes etnike midis popullit shqiptar dhe atij grek. Vasil Bollano nuk është thjeshtë një emër, as një kryetar i një shoqate etnike të grekëve në Shqipëri, por ai është një njeri që përgatit kurthe kundër çdo gjëje shqiptare. Nëse vërtetë Vasil Bollano zgjidhet me votat e shqiptarëve të Vlorës, jam i bindur se ai do sjelli shumë provokime ndaj kombit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve që do drejtojë këtë këshill. Prandaj për politikanët shqiptarë që kanë vendosur të zgjidhin ekstremistin Vasil Bollano me votat e vlonjatëve në krye të këtij qarku po sjellim disa të dhëna nga aktivitetet antishqiptare ndër vite të Vasil Bollanos kur drejtonte Bashkinë e Himarës. Nuk ka qenë rastësi që Vasil Bollano vetëm 15 ditë përpara që Shqipëria të marri statusin kandidat për anëtarësim në BE, të deklarojë publikisht se në Shqipëri jetojnë të regjistruar nga OMONIA rreth 300.000 grekë.
Si u ngrit në karrierë Bollano

Ngritjen në karrierën politike, Vasil Bollano e filloi duke bërë aktivitete antishqiptare, duke deklaruar se jugu shqiptar banohet nga 300.000 grekë dhe duhet të shpallet Autonomia e Jugut të Shqipërisë. Vasil Bollano udhëtoi nëpër disa shtete për të krijuar lidhje me ekstremistët grekë. Me një greqishte të çalë, Bollano deklaronte se do shpallte Autonominë në Himarë, por populli i Himarës e dënoi më 2011 me votën e lirë, duke e nxjerrë në pension.
Takimet
Gjatë vitit 2008, Vasil Bollano bëri disa takime me Babis Harallambos, një politikan grek që i përket grupacioneve ekstremiste. Harallambis drejton që nga viti 1981 Shoqatën e Autonomisë së Vorio Epirit dhe organizon aktivitete për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Bollano ka qenë njëri nga mbështetësit e fortë të shoqatës ekstremiste të minoritarëve grekë, Rinia e Vorio Epirit, që e drejtonte Theofan Kaliviotis, ish-këshilltar në qeverinë Berisha 2009-2013. Më 26 shkurt 2011, Vasil Bollano zhvilloi një vizitë në Prefekturën e Thesalisë duke bërë disa takime me qëllim për të propaganduar Autonominë e Vorio Epirit. Ai, në mbrëmje bëri një takim me anëtarë të shoqatës Autonomia e Vorio Epirit “PIRRO”, ku mbi kryet e Bollanos qëndronte flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit. Pjesëmarrja e Vasil Bollanos në aktivitetin antishqiptar ishte një veprim i hapur antikushtetues dhe një injorim që i bëhet Republikës së Shqipërisë për vetë faktin se Bollano ishte në atë kohë kryetar i Bashkisë së Himarës. Gjatë aktivitetit, Vasil Bollano mbajti edhe një fjalim patriotik për çështjen e Vorio Epirit.

Vasil Bollano, shefipër “VorioEpirin”

Vasil Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s. Ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që punojnë dhe luftojnë për Autonominë e Vorio Epirit. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtar i Bordit Drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”. Zyrat e kontaktit të shefit Bollano për “Vorio Epirin” janë në Sarandë, rruga nr.3 , tel. 003558522522, email v-ipiros@panipirotiki.eu. Gjithnjë shefi i “Vorio Epirit” Vasilis Bollanos kur e ka parë veten e tij se do përballet me ligjin për shkeljet në Bashkinë e Himarës dhe mund të përfundojë në burg për korrupsion mafioz, ai ka vrapuar në Amerikë, Australi dhe Gjermani për të kërkuar mbrojtje nga lobi grek. I akuzuar disa herë për përvetësim të pronave, korrupsion, shkeljen e Kushtetutës së Shqipërisë, Bollano ka ditur të përfitojë nga darkat dhe koktejet që organizohen nga lobi greko-amerikan për t’ju mundësuar ndonjë fotografi me personalitete botërore deri tek zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden. Për këtë takim me sekonda të shoqëruar edhe me një foto Vasil Bollano shfrytëzoi një mbrëmje të organizuar nga Patriakana e Stambollit më 4 nëntor 2009, për nder të Patriarkut Egumenik Bartolomeios.

Akuzat për korrupsion
Kur Vasil Bollano është dashur të dënohej nga Gjykatat e Shqipërisë për korrupsion, ai nxirrte gjithnjë nga portofoli i tij një foto që e ka bërë më 2009 me zëvendëspresidentin amerikan Xhon Bajden. Me këtë foto i bënte presion edhe Berishës si mik i Bajdenit, por e vërteta e asaj foto është krejt ndryshe. Më 4 Nëntor 2009, kisha ortodokse në SHBA shtroi një darkë, ku të ftuar kanë qenë mbi 2.000 persona, midis tyre Bollano dhe Bajdeni. Me këtë rast Bollano i shtrëngon dorën z. Bajden dhe dikush me telefon i bëri një foto mikroskopike që Vasil Bollano do ta shfrytëzonte ndër vite.
Skenari i rrezikshëm
Nëse Vasil Bollano zgjidhet kryetar i qarkut të Vlorës, a do ta shpalli Autonominë e Vorio Epirit më 17 Shkurt 2014 me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së saj nga ushtria dhe policia e Mbretërisë Greke? Kush na garanton se një gjë e tillë nuk do të ndodhi në Shqipëri, kur e dimë se kemi një shtet me struktura të brishta të zbulim dhe kundërzbulimit kombëtar? Kur shumica e deputetëve shqiptarë punojnë vetëm për xhepat e tyre duke shitur edhe ndonjë pjesë të Shqipërisë të tkurrur në shekujt e kaluar.
Gazetari grek provokon DASH për “Vorio Epirin”
Një nga personalitetet që e ka mbështetur Bollanon në Amerikë ka qenë gazetari grek, tashmë i ndjerë Llambros Papandoniu, i cili punonte gazetar i Greqisë pranë zyrës së informacionit të Departamentit Shtetëror Amerikan (State Department) si qindra gazetarë të vendeve të botës pranë këtij departamenti. Gazetari Llambro Papandoniu, gjithnjë me pyetjet e tij ka provokuar përfaqësuesit e shtypit në State Department rreth “Vorio Epirit”, Vasil Bollanos dhe pavarësisë së Kosovës. Më 28 shator 2007, në Brifingun ditor të Departamentit të SHBA, gazetari grek i parashtron pyetje ndihmësit të zëdhënësit, z. Tom Casey, mbi Shqipërinë. Llambro Papandoniu pyet: Gjykatat në Shqipëri vazhdojnë tu japin tokat dhe pronat e pakicës greke, shqiptarëve. Sot ka pasur shumë protesta në qytetin grek të Himarës. Z. Casey, meqë qeveria shqiptare nisi një fushatë të re kundër grekëve në Epirin e Veriut, a keni ndonjë koment në kornizat e të drejtave të njeriut, për të cilën SHBA është shumë e interesuar? Casey përgjigjet: Z. Lambros, nuk jam i njoftuar me incidentin specifik, të cilit i referoheni. Por do të kisha thënë gjithsesi, çfarëdo veprimi që ndërmerr qeveria e Shqipërisë apo ndonjë qeveri tjetër, pritja jonë do të ishte që ato veprime të ndiqen në bazë të ligjeve të atij shteti, të ndjekin normat dhe procedurat e vendosura dhe sigurisht që të jenë në pajtim me Kushtetutën. Nuk e kam lexuar Kushtetutën e Shqipërisë kohëve të fundit. Por me sa më kujtohet, ajo ofron një garanci të përgjithshme dhe të mirë për të drejtat themelore të njeriut. Në 18 Dhjetor 2007, përsëri gazetari grek Papandoniu provokon zëvendësin e zëdhënësit të Departamentit SHBA, z. Tom Casey me pyetje mbi Himarën dhe pakicën greke. Lambros Papantoniou pyet: Z. Casey, cila është politika e SHBA rreth pakicës greke në “Epirin e Veriut” në Shqipëri, me që ditëve të fundit i tërë rajoni i Himarës është nën sulmet e turmave shqiptare, që kanë shkatërruar 35 kisha greke dhe kanë terrorizuar grekët? Casey përgjigjet: Z. Llambros, nuk kam kurrgjë të re t’u ofroj për sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me integritetin territorial të secilit vend në rajon.
Sigurisht, besoj se është me rëndësi që të gjitha shtetet e Ballkanit të kujdesen për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe lirive fetare. Është ky një parim i përgjithshëm të cilin e promovojmë. Nuk kam diçka specifike lidhur me këto incidente individuale”. Më 19 mars 2009, përsëri Llambro Papandoniu i parashtron pyetje provokuese zëdhënësit të Departamentit, z. Robert Ëoord mbi burgosjen e Vasil Bollanos. Llambros pyet: Z. Wood, prefekti i Himarës në “Epirin e veriut”, Vasilis Bolanos është nën sulme të vazhdueshme nga ana e qeverisë shqiptare të Sali Berishës. Pa ndonjë arsye, z. Bollanos do të burgoset qartazi për arsye politike. E di që sekretarja Hillary Clinton ka mendime të ndryshme sa i përket gjyqësisë shqiptare. Do ti kërkojë menjëherë qeverisë të SHBA të ndalojë këtë plan politik jopopullor të Shqipërisë? Z. Wood përgjigjet: Nuk kam dijeni për këtë çështje z. Llambros. Më vjen keq. Llambros pyet: Por a mund ti përgjigjeni kësaj pyetjeje? Meqë është e rëndësishme. Z. Wood përgjigjet: Nuk jam i sigurt që është pyetje. Cila është pyetja? Llambros pyet sërish: Pyetja është që prefekti i Himarës do të shkojë në burg për çështje politike. Kërkoj ndërhyrjen tuaj për të ndaluar këtë lëvizje. Z.Ëood përgjigjet: Nuk do ti përgjigjem kësaj pyetjeje. Ju nuk parashtruat pyetje. Ju bëtë kërkesë. Llambros pyet: Jo, pyetja është se ai veç do të shkojë në burg për çështje politike. Z. Wood përgjigjet: A më pyesni apo më tregoni çka të bëj? Nuk jam plotësisht i sigurt. Llambros pyet: Pyetja është që ai do të shkojë në burg për çështje politike. Kjo bëhet me gjykim. Dhe unë do të kisha dashur që ju të ndërhyni. 

Arben LLALLA
Postuar: 14/12/2013 - 11:20

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

No comments:

Post a Comment