Wednesday, November 23, 2016

Etimologji çdo të thotë: "Fe"?

 Feja dhe Zoti


Kroi është më i pastër atje ku buron, atje ku fill ban “Za”, aty ku bën “Zë” atje ku fillon gjallëron e gur-gur; gurgullon jeta e tij!

Pra çfarë është “Feja” dhe Zoti sigurisht…
Zoti mendoj se ështe diçka hyjnore e pa diskutim, por Feja  është veç njerëzore – ideologji - hipnozë – kolektive, një sistem besimi i cili bashkon një grumbull zakonisht vegjëlie apo një masë e veçantë praktikuesish të cilët i bashkon një; tok<>kod pikëpamjesh “shpirtërore”,,, të bazuara ku?

"Besimi" është dhe duhet të jetë tërësisht privat, e ndërkohë “feja” është publike … përse duhet që një grup shoqëror të praktikojë besimin në një vend publik së bashku?
Tek e fundit kush është qëllimi i Fesë, përse na shërbejnë ato, pa haruar se ndërkohë godasin kambanat dhe altoparlanteve të fuqishme, për ironi jo në gjuhën përkatëse, shqipe në këtë rast – deklarojnë: Zoti është Një!

Kur zoti është: Një dhe vetëm Një, pse “FE” kemi kaq shumë (ndoshta s’jam i saktë) por nga më të njohurat ato janë plot njëmbëdhjetë?

Për pellazgun në periudhën e vet të lashtë besimi tek perënditë dhe tek Zoti nuk ishte shkaku i frikës dhe habisë para dukurive natyrore, rrufeve, tërmeteve, ndërrimit të ditës dhe natës, lindjes së Diellit perëndimit të tij, lindjes dhe vdekjes trupore – normale – njerzore etj si këto. Ata i njihnin mirë këto procese të jetës ata ishin praktikë e të fuqishëm për t’i shpjeguar këto dukuri, por gjithësesi besonin tek fuqia mbi natyrore aty ku mendja njerzore është e paaftë që të përkufizojë të quajturin “Zot”- por vetëm kaq!

Feja është institucioni më i padobishëm ndër popuj, përçarës, feta -feta i pamoralshëm në emër të moralit – negativ.

E pranuar dhe e kuptueshme fjala “Fe” i përket gjuhës shqipe sinonimi i saj shkencor fjala “religjion” - kjo është gjuha shqipe e cila nga shumë “Fe” të huaja për mentalitetin natyror praktik shqiptar, kjo gjuhë hyjnore – sigurisht, është quajtur gjuhë e mallkuar gjuhë e satanait, e djallit, e ferit, e plot epitete të tjera - nuk më thoni në cilin libër – fetar janë shkruar këto rreshta mbi gjuhën shqipe – a nuk është ky një mashtrim, a nuk është kjo një përçarje – sundim, a nuk është kjo një imoralitet ushtruar direkt nga klerikë, Fe përkatësisht të ndryshme.

Feja nuk është  rruga që ne duhet të zgjedhim për t'u afruar me Zotin Perëndinë jo e jo sepse “Fe” janë shumë kaq shumë e zoti është vetëm Një!
Kujtoj për studjuesit e mirfilltë Zoti në gjuhën e lashtë Egjiptiane quhej edhe ‘BACHI” me kuptimin në shqip; Ba = trupi dhe Ki = shpirti – kjo një shëmbëlltyrë e gjallë, iluzion i “Diellit-Zeus” ashtu emërtuar kaq bukur në gjuhën shqipe i njëjti proçes, rezultat i këtij vizioni, produkti kryesor i ushqimit njerëzor “BUKA” një e tërë e pa ndarë në “Fe/ta” ashtu si  njëmijë fetë e ndryshme ndër popuj të ndara; feta-feta, riska-riska, (Reckë) copë-copë.

Pra fjala “FE” ka kuptimin e ndarjes  në “feta” të së tërës të së vetmes, në fjalorin e gjuhës shqipe sinonim të fjalës; “Fet” kemi fjalën letrare shqipe “Risk” ndërsa në gjuhën popullore e gjejmë këtë fjalë edhe: Vrisk, vriskull = Fetë, kjo sigurisht tregon ndarje në pjesë të holla; brisk – vrisk/ulla

Në gjuhën greke kemi gjithashtu: Fe = thriskía – pra tema/rrënjë e kësaj fjale greke qëndron sërish fjala shqipe: Risk = Fetë, por jo vetëm kjo duket qartë edhe në gjuhën angleze apo ndërnacionale të themi tashmë “Religjion” baraz kjo me fjalën shqipe “Relikë”

FETË f.
Copë buke, djathi etj. e prerë hollë, rriskë. Fetë buke. Fetë djathi (sallame). Një fetë me gjalpë. 
* E bëj fetë (feta) 

Mili Butka@Gjuha-Shqipe
#Aleksander Hasanas#

No comments:

Post a Comment