Saturni, perëndi e të
korurave, e drithrave , e “Bukës – bèik”, e Bujkut – bujqësisë, pra i të
mirave, gazit, hares, bereqetit – begatisë, i rezervave ushqimore që duhet të
grumbullonte njeriu jo për pak, plot 12 muajt e vitit në vazhdim. Saturni
njihet tashmë si fisnik, e dashamir për të gjithë, ai paraqitet vazhdimisht, me
“satër-in” e tij në dorë, madje hipur dhe në karrocën e tij të blertë fluturon,
ashtu sikur dhe “biri” besnik i “Zeusit” Apollon.

Por jo vetem kaq “Saturni” është symbol i pastër i qendër – komunitet, i emrit; Fshat dhe Qytet.
Në gjuhën shqipe, fshati quhet edhe “Katund”, buron ky emër ashtu pastër prej emrit “Satur” (Satun) lidhur ngushtë apo i njëjtë me rrënjën e këtij emri; “Cat” nga ku kemi baraz; Catund – katund, e njëjtë kjo dhe emri; “Fshat” pra kemi: Cat , Sat, e me pas Fshat, veti e njohur kjo për gjuhën shqipe, por jo vetem, në shqip kemi; “forcë” por dhe s′forcë, ashtu si fjala shqipe; “Ik” në greqisht del: “F′ik – Fige”, apo fjala shqipe “njoh” në greqisht kemi; “gnoh”etj.
Këto qendra të banuara fillimisht si; Cat, katund apo fshat, normal me kalimin e kohrave u shtuan e u populluan, u kthyen në City – center, pra qendra më të mëdha të banuara baraz; Qytet (City).

Vlen të permend këtu se edhe tek gjuha greke, shohim gjurmë, apo lidhje të emrit “Satur” = “sitar, që do të thotë grurë, e ndërsa në gjuhën shqipe kemi: Cat, Sat, Fshat, shtatë shtator etj, i gjejmë krejt të tjetërsuar, në atë greke nga; Sat = “Sap” nga ku rrjedh emri i muajit të shtatë = September, dhe dita e shtatë e javës, Saba apo “Savato” ashtu si edhe vegla e punës në shqip nga; Cat = Sat, shatë, në greqisht kemi nga; (shata) Sata = Çapa.
E ndërkohë në greqisht emri Fshat = Horio dhe Qytet = Poli, janë krejtësisht larg emrit, SATUR.
Përveç shumë sinonimeve të emrit, “Satur” të përmendura më sipër, vlen të shtoj këtu se; “Satur” dhe “Satër” është e njëjta fjalë, që do të thotë: shi-korr sokore – kosore.
Eshtë gjuha e jonë Shqipe e “Shkabës” si bij – bir i të madhit, atit – Zeus, e cila është e vetmja gjuhë “MëM” e nepërmjet së cilës, vështirë se njihet fjala “Mister” ashtu siç deklaron edhe i madhi, NORBERT JOKL, ku ai thotë:
“Gjuha shqipe shërben si ajo fibra që e mban gjallë trungun dhe i bashkon degët me rrënjët. Duke zbritur përgjatë kësaj fibre drejt mugëtirave të historisë, mund të preket fillesa !”
Mili
Butka @ Gjuha shqipe
#Aleksander Hasanas#
No comments:
Post a Comment