Toka, një
emër krejt i veçantë i gjuhës shqipe, sigurisht i lashtë sa vetë mosha e saj,
si një; pështjellim, grumbullim, lidhje materjesh dhe inerte te
ndryshme mbi një pike; x’ në erë në terr, mbështjellë; tok =Tok.
Pikërisht kjo është e veçanta
e gjuhës shqipe, prej fjalës “tokë” rrjedhin dhe gjejmë sinonime të
shumta, mbi të njëjtën fjalë “TOK” gjë e cila në këtë rast nuk ndodh tek
gjuhët e tjera IE.
Në fjalorin e artë të gjuhës
shqipe me fjalën tok midis shumë shembujsh gjejmë:
TOK ndajf.
1. Bashkë, grumbull a grup, të
gjithë së bashku, të gjithë në një vend. Ecnin (rrinin) tok. U bënë tok. U
mblodhën tok.
…
6. Bashkoj, përziej, bëj tok.
Tok miellin me vezë.
- Toka e madhe
(e vogël). Toka sermi. Mbërtheu (zbërtheu) tokanë.
Sjell një shembull: Në shqip;
tok =Tokë e ndërkohë kemi: Tok = të dy tok, ose; një tok me grurë, etj.
Në ang; Earth = Tokë
both together = të dy tok
together
with wheat = tok me grurë
Pra dallohet qartë fjala
shqipe “tok” tek fjala angleze; together
= së bashku tok.
E njëjta ndodh edhe tek gjuha
latine tek ajo greke dhe gjithë gjuhët e tjera qujtur IE, ku fjala “tokë”
për gjithë secilën nga këto gjuhë nuk ka kuptimin e Tokës = tok.
Tek gjuha jonë, “Toka” ka
kuptimin e asaj që kemi poshtë, nën të – nd’ nt’ këmbëve tona dhe ne jemi mbi të
saj vazhdimisht, në takim – atak më të, ndaj dhe në gjuhën greke
fjala; “kato = poshtë” ka kuptimin “Tokë” sikundër fjala pellazge; “τοκει = lindje,
krijim i ri = Tokë”
Folja e hershme tipike krjt e
veçantë, pohuese pa asnjë përjashtim e gjuhës
shqipe; A = ashtë, oshtë, është = Jam, kjo folje me vlera perlë ajo duhet
studiuar më vete, vini re duke i shtuar pikërisht këtë folje këtë shkronjë “A”
para simbolit të Tokës =T (⌹,Å) kemi At , Et por
dhe S’et.
Pra i njohur tashmë
shkencërisht, gjendur i gdhendur në shumë mbishkrime të lashta, është pikërisht
ky simbol në formën e një drejtkëndëshi; ⌹,Å = T =
Tokë –Tok = një grupim i kryer, i përfunduar në
përsosmëri, i zënë nga të gjitha anët pra një pështjellim; ð – δε = dhe, Dhe ‘@’ Et, një lindje e re,
krijim i ri, brënda së tërës ashtu si gjithë planetet e tjerë në hapësirë, në
gjithësi një (object) një; A’T, Et më v’ete, një Set në seri.
I hedhim një vështrim letrave
shkencore mbi etimologjinë e fjalës,“Set”:
(N.1) - Etimologjia – Set.
Nga setten Middle English, nga settan Old English, nga Proto-gjermanike *satjaną,
nga *sodéyeti Proto-Indo-Europiane,
prej nga; *sed-
("për t'u ulur, vendosur"),
nga Tullë Middle English, nga Old English ġesett, të kaluarën pjesore e settan.
(N. 2) Aktin e vendosjes -
grumbullim; gjendja; duke u
ngritur "(nga një
trup qiellor), mes-14c, nga; vendosur
(v.) ose pjesoren e
saj identike; kaluar – (mbi të)
Bukur, qartë shpjeguar, ajo del gati
e njëjtë në krejt gjuhët e vjetra; settan, setjan nga *sodyeti,
PIE nga *sed me kuptimin; për tu ulur, për tu vendosur,
kjo është toka e jonë; sodyeti – zoti i jetës, Toka; At, Et dhe sigurisht
amtare –pjellore; Atdhe = sodyeti.
Në gjuhën mesjetare angleze
fjala; “setten” ka kuptimin; “tull” (?) sepse ajo tregon lidhje, Dhe (@) një
“Et” prodhim, (product) një copë (copy) kopjo më vete në; set - sër -
seri. (por edhe; ma lëshoi cop “tullë” fjalën pa u menduar)
Ndërsa gjuha greke për
fjalën “s’et” në këtë rast nuk përmendet fare.
Toka quhet tokë dhe
sinonimet e saj janë të shumta, ajo ka kuptimin edhe si; e errët, e terët, e thatë; “terra”, tok-trok, etj, tingulli i thatë ashtu si “tiktongu” i një
kambane buron aty.
Fjalori i gjuhës shjqipe na
ofron:
TOKË II f.
Pllakë e metaltë, së cilës i
bien për të dhënë një shenjë; tingëllima e saj; çangë. Toka e punës (e pushimit). Toka e drekës. Ra toka. Fillojnë punën me tokë.
Fjala; “Et” (tokë –planet më vete) sjell në fjalorin e
gjuhës shqipe dhe në shumë gjuhë të tjera sinonime dhe zhvillime të reja,
pothuajse pa e humbur kuptimin e saj më të parë dhe kemi; etapë, etem – etje
kam etje ashtu si toka eter e thatë, (At) etër, etër dhe bij, dhe ndalemi pak
tek fjalët; Etikë dhe Etiketë, ç’kuptojmë prej tyre, Etikë, etika?
Thuhet se fjala “etikë” buron
nga shprehja greke; "ethos", "ethikos" por që
nënkupton; “moralin”. Ajo ka domethënien e traditës, dokeve dhe shprehive.
Ndërkohë unë mendoj se nga
ana gjuhësore, etika dhe morali janë dy koncepte të ngjashme por jo të
njëjtë, me fjalën “etikë” sigurisht që kuptojmë sjelljen e kulturauar, brenda
normave dhe rregullave të krijuara, evoluar e grumbulluar; “tok – doke” (ligje
të pashkruara dhe të shkruara kultivim) të një lartësie, kulm tradicionalisht
vlere më të lartë, pra “etika” tregon kompletim, përsosmëri, përkryerje – olokrio – i/e tërë, i gjithi.
Etika është një; “kod”<> doke - grumbulluar, ligj - dokument” i sjelljes së
njeriut, grupeve shoqërore, civile apo fetare i cili dallon të mirën nga e
keqja dhe zgjedhjen e individit për të bërë atë që është e mirë.
Pra, thënë shkurt: “Etika”
është “Vlerë”, vlerësim, etiketim, dallim sasior, aritjesh – morale – në rrugë
e sipër. [(or = rrugë, m’or- al)].
Dhe jo ashtu pa kuptim dhe pa
lidhje, “etiketa” copa e letrës vendosur çmimi – vlera sipër saj për artikuj të
ndryshëm quhet: Etiketë.
ETIKETË I f.
1. Copë e vogël zakonisht prej
letre a kartoni, që i ngjitet një malli a diçka tjetër për të treguar se cila
fabrikë a sipërmarrje bujqësore e ka prodhuar, përmbajtjen, çmimin, vendin ku
dërgohet a ndonjë të dhënë tjetër për të.
Pra “vendi” ku vendosim
shprehje, rregulla të gatshme, stative
- etiketa, parime, vlera të përfituara nga përvoja, vetëdija,
kujtesa etike në kuadër - kuadrat të jetës morale krijur si përvojë nga gjithë
secili prej nesh quhet… bag/ash – çantë – et – es – thes = vend/ruajtjeje – ‹‹Thesar›› – Pasuri.
Thessali – një vend ky i një rajoni të lashtë
gjeografik maqedonas dhe
një rajon administrativ i Greqisë së sotme
moderne - Θεσσαλία (Πετθαλία – Petthalía)
ky vend i njohur në Odisea e Homerit me emrin; Aeolia; Αἰολία u bë
pjesë e Greqisë moderne në vitin 1881 pas kapitullimit tw perandorise turke.
Ç’do të thotë thesali?
E para, vume re se Homeri e
quan këtë rajon me emrin; Αἰολία Aeolia , për të cilën mendoj se do të thotë;
“vend i ulët – ultësirë”, e ulta -Αἰολία. Sepse ky rajon i tillë është rrethuar
përreth nga malet e larta si Olimpi apo vargmali i Pindit, etj në mes tyre
lugina dhe ultësira e Trikallas dhe e Larisës
formojnë një fushë të rrethuar si një unazë, kjo fushë është shumë pjellore dhe
për këtë arsye “Thesalia” është i njohur si "hambar i Greqisë." Ky rajon
ende sot, ka prodhimin më të madh bujqësor në vend.
Ky është “Thessar” – pasuri tokësore = vend – ara – tokë buke,
vend (These, θέσι ) i mbushur krejt ara toka të ulta
“sheshe” pjellore të begata.
Vini re diçka të hollësishme:
- Greq ………….. Shqip …………….Ang.
- Θέσε …<>…….. Set ………….…..
Set
- Θέση ………….Vend……………...Seat
- Θέσει …........vë
-vend/os……….. Put
- Σετ ………… vendos ……………. Set
Thessalia ky emërtim në
gjuhën greke etimologjia e saj e pasigurt, ajo gjendet në shumë harta e
shënuar: “Thettalia” … kujtoj këtu se “settan” nga proto
indoeuropiane *sodéyeti nga *sod, do të thotë: ulet, ulët, vë vendos,
(Tok).
Në gjuhën shipe nga fjala
shesh, sheshe (sese) kuptojmë një vend truall “et – es” tw rrafshët;”shesh, të
sheshta, të ulta të drejta,
Vini re gjthashtu tek gjuha
shqipe; drasa e sheshte prej druri ku grijmë mishin quhet “ese” ose Tok e rrafshët ashtu si ishte menduar herët në
lashtësi nga i pari njeri:
TOK kal.
1. Grij mishin me satër mbi një
dërrasë ese e rrah mbi të derisa të bëhet i
përshtatshëm për qofte. Tok mishin.
MiliButka @
Gjuha Shqipe
#Aleksandër
Hasanas#
__________________________________________________---
No comments:
Post a Comment