Etimologji
Sa shumë rastësi të gjuhës shqipe???
“E vërteta do të na çlirojë” dhe “e vërteta është konkrete”. Hegel.
Përpara se të shohim një foto – figurë nga mitologjia skandinave,
si fillim po ju sjell një tabelë krahasuese të fjalës shqipe “i/e embël” e
krahasuar ajo me gjuhët; angleze, latine dhe greke. Pikërsisht sepse në
figurën që shihni gjendet e shkruar kjo fjalë dhe deklarohet problematike e
panjohur nga studimet dhe autori përkatës.
Siç do e shihni më poshtë studjuesit janë përpjekur ta afrojnë këtë
fjalë me të sotmen fjalë greke; ámpelos = hardhi – piergull, por qëndron e
papranuar e dyshimtë.
Për këtë qëllim po ju ofroj gjuhën shqipe, që ndoshta ashtu
padashur ju ka shpëtuar ta krahasojnë me të, me gjuhën më të parë folur e
krijuar direkt nga rrënjët e pemës gjenealogjike ashtuquajtur, gjuhë
indo-europiane lindur në mes/dhe.
Në të vjetrën gjuhë shqipe ashtu si ende në
dialektin geg, “të ëmblit” i thonë; “t’aml” ashtu fiks po edhe qumshtit =
t’am’l (t’ambel) si edhe fjalën standarte shqipe; mjel, mil, mile, milte bagëtinë, etj.
Eshtë pikërisht fjala shqipe; “t’aml” embrioni nga ku kemi fjalëformimet e mësipërme por jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhet e tjera europiane, si psh; fjala; “mel–mjaltë” e njëjtë edhe fjala greke “Ambel = hardhi.
Eshtë pikërisht fjala shqipe; “t’aml” embrioni nga ku kemi fjalëformimet e mësipërme por jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhet e tjera europiane, si psh; fjala; “mel–mjaltë” e njëjtë edhe fjala greke “Ambel = hardhi.
Nënvizoj, tek fjala; e ëmbël, (t’ml) -tamel, tambël, gjenden edhe
fjlalët;”Mel – Mjaltë”, “Mjel – klumstin -qumshtin” etj. Ashtu siç do shihni në
tabelë kjo ndodh edhe me gjuhët, në anglisht, latinisht, greqisht, e në shumë
gjuhë të tjera.
en.m.wikipedia.org/wiki/Ask_and_Embla.
Në mitologjin skandinave, Ask dhe Embla (nga gjuha e vjetër
skandinave, Askr os Embla) – mashkull dhe femër përkatësisht- ishin dy njerëzit
e parë, të krijuar nga zotat. Dyshja janë vërtetuar në të dy Poemat Edda,
hartuar në shekullin e 13 nga burime të hershme tradicionale, dhe Proza Edda, e
shkruar në shekullin e 13 nga Snorri Sturluson. Në të dy burimet, tre perëndi,
njëri prej të cilëve është Odin, gjeni Ask dhe Embla e cila u jep atyre dhurata
të ndryshme trupore dhe shpirtërore.
Një numër i teorive janë propozuar për të shpjeguar dy figurat,
dhe ka referenca të rastit të tyre në kulturën popullore.
Ask/r në gjuhën e vjetër skandinave fjalë për fjalë do të thotë
“pemën e hirit”, por etimologjia e emërtimit; “e embla” është e pasigurt, dhe
dy mundësitë e kuptimit të “embla” janë propozuar përgjithësisht. Kuptimi i
parë, “pemë elm”, është problematike dhe është arritur nga rrjedh * Elm-la nga
* Almilōn dhe më pas për të ALMR (“elm”). [1] Sugjerimi i dytë është “hardhi”,
e cila është arritur përmes * Ambilō, e cila mund të jetë e lidhur me ámpelos
fjalë greke, që do të thotë “hardhi, Liana”. [1]
Te kjo figurë e cila siç e lexuam dhe më lart i përket mitologjisë
Skandinave, vini re në qendër të saj shkruhet pastër “Skaba” e që i përket
pikërisht figurës “Zeus” i cili sigurisht ndodhet po në qendër në mes të dy
hyjnive të tjerë, më të njëjtën paraqitje në të gjitha shfaqjet e tij, i madh,
i fortë, me mjekër e shumë flokë, njëri prej “perëndive” është “Odini”, në
këmbët e “Zeusit” ndodhen dy perëndesha-hyjni: “Haner” dhe tjetra, “Gek os
Embla”
Pra ati ynë “Zeus” edhe këtë herë paraqitet me emrin e simbolit të
tij, zogut Besnik quajtur: “Skaba” (shkaba), por jo vetëm kaq, dy hyjneshat apo
perëndi ndodhur aty pranë “hamshorit” Zeus quhen; “Haner = Hëna” dhe tjetra
akoma dhe më shqip “Geg ose Embla” = Kek ose Embla – e ëmbla, të cilën nuk
mundemi ta përcaktojmë dot, cilës perëndeshë i përket, ndoshta perëndeshës
Afërditë, si perëndesha e Bukurisë e sigurisht në gjuhën shqipe sinonim më të
bukur nuk mund ti gjesh e “Embla- Afërditë” ashtu si dhe një nga yjet, trup
qiellor nga më të bukurit e shndritshme-shumëngjyrëshe e më “pranë Diellit
=Afërditë”.
Vini re me kujdes, në figurë ndodhen pesë
persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen gjashtë, sepse: “Gek os – Embla”
është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si “keku” i embël, ashtu si
edhe “karamelet = keke”, etj.
Pra, në figurën e mësipërme
kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë” perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.
Fjala e pastër shqipe; “e Embël”, shkruar ashtu pastër
gramatikisht, me kuptim të qartë e të njëjtë; “e ëmbël = e ëmbël” nuk meret parasysh jo e jo, ne
figurën e mësipërme, por dhe as përmendet ekzistenca e saj në fjalorin e gjuhës
shqipe, e akoma më intriguese për fjalën-shkruar në qëndër të figurës “SKABA”, nuk jepet asnjë shpjegim?
“SKABA” zogu hyjnor = Shkaba-simbol i “Atit -Zeus” perëndia më e
lashtë, ndër pellazgë e iliro-shqiptare.
Shkruan:
Mili Butka @ Gjuha shqipe
#Aleksandër Hasanas#
#Aleksandër Hasanas#
No comments:
Post a Comment