Saturday, October 29, 2016

SI U DHJENË PARTIZANËT E BRIGADËS SË PARË SULMUESE.


Histori autentike e luftës legjendare të Mehmet Shehut.
Nga KOLEC TRABOINI 

Një partizan i Brigadës së Parë Sulmuese më ka treguar një histori tragji-komike se kur kaloi Brigada e Parë për në Veri në kuadër të Divizionit te Parë Sulmues, kanë qëndruar në Mat - Dibër ku intendenca urdhëroi të rrëmbenin tufat e bagëtive të Kaloshëve, bajraktarë të pasur nacionalistë. 

Çobanët nuk deshën ti dorëzonin, por ajo punë u zgjidh shpejt e shpejt se i pushkatuan pa gjyq. Me qindra dele e dhi u therën e partizanët trima të uritur u lëshuan në të ngrënë mish. E çfarë mishi! 

Por kohë e keqe, me shi e ku pjekur e ku papjekur. Por problemi ishte se nuk kishin as kripe. As bukë. Kishin uri e u dendën mirë e mirë me mish. Mbushën edhe çantat që ti kishin për marrshim, por i zu belaja pa nisur udhën. Tre ditë tërë formacioni partizan zuri shkurret çdo një orë, sepse i zu barku. I zu e nuk i lëshoi....

Shyqyr që nuk kishte aty rrotull gjermanë se do kishin lënë nam në trimëri shkurresh. E këta ishin partizanë safi, e ai që ma tregoi këtë histori tragji-komike ka qenë partizan i Brigadës së Parë Sulmuese që nga themelimi në Vithkuq e deri me fund të luftës. Kusuret e atij mishi të dhive të armiqve nacionalisto-ballist i kishte hequr edhe ai.   

Tani historitë me pula ballistësh në komunizëm edhe haheshin, sepse vesi i shëmtuar i komunistëve faqezinj ishte të talleshin me të mundurit (çobanë hesapi), siç bënte Buburicka ai shkrimtari komunist rakitik që bënte bejte politike. 

Po çfarë kanë këta bijtë e etërve që na çajnë trapin me propagandat e Enver Hoxhës për ballistë pulash edhe sot pas njëzet e pesë vjet demokraci. 

Sikur baballarët e tyre komunistët ta kishin gojën të mbyllur me dry dhe meazallah nuk hanin. Po pse more, me se e mbajtën shpirtin baballarët tuaj? Mos rronin me bar e me fruta si majmunët. Po çfarë të themi tani, nëse ndjekim stilin e këtyre mendjeshkurtërve e zhgarravina-shkruesve, se ata, partizanët legjendarë të Brigadës së Parë Sulmuese të Mehmet Zagarit ishin dhjeracakë. 

Jo more, jo...Na ruaj Zot.... Nuk e lejojmë veten të biem në pozitat e propagandës idiote të këlyshëve të komunistëve që thonë se pulat i hanin vetëm ballistët, e se partizanët  as hanin e as dhisnin. 



Duket edhe në këtë fotografi autentike të Brigadës së Parë Sulmuese të Mehmet Shehut e Dushan Mugoshës (Çalamani alias Sali Murati), ky i fundit tek pjek bagëti në hell,  se me të vërtetë pulat nuk ishin në menynë e formacioneve partizane... 

Editor: K.P. Traboini at Friday, October 28, 2016 

Today Deal $50 Off : https://goo.gl/efW8Ef


//kanunitv.blogspot.al/2016/10/29.


No comments:

Post a Comment