Saturday, October 29, 2016

JO, I GJALLË ASNJËHERË S’ZIHET {Heroit,Ukshin Shaban Kosumi-t)

Poezi nga: Minire Rukovci



(Heroit,  Ukshin Shaban Kosumi-t)

Në janar të Pesëdhjet’ e tetës,
U hap lajmi në mahallë,
Se Shabanin dhe Feriden,
I gëzoi Zoti me një djalë!

N’ Malësi t’ Llapit – N’ Grykë t’ Mavriqit,
Kjo familje rrënjët thellonte,
Si të gjithë banorët  shqiptarë,
Në kushte të liga po jetonte!

Babë Shabani u fliste fëmijve,
Kur i kishte afër vetit,
-Mbani mend e mos harroni,
Jem’ pasardhës të Dem Ahmetit!

Nënë Feridja e Shalës së Bajgorës,
Grua fisnike dhe bujare,
Ishte mbesë e Ahmet Selacit,
Dhe për këtë ndihej krenare!

Gjatë Luftës së Dytë Botërore,
Ahmetit  mbesa i ndihmonte,
Përgatiste ushqim dhe rroba,
luftëtarëve ua dërgonte!

Vazhdimisht  ndihmonte trimat,
Që luftonin nëpër male,
Bashkë  me Ukshin Kovaqicën,
Kishin lidhje familjare!

Ukë Kovaqi ishte i njohur,
Si për besë dhe për  trimëri,
Me shpresën që mund t'i ngjante,
Pagëzuan djalin me emër të tij!

Ukshini  ish fëmija i dytë,
Kish një motër para veti,
Qysh në moshën 16- vjeçare,
Iu shtuan hallet,  pa babë mbeti!

Nënë Feridja qëndroi e fortë,
-Këtu e këndej më mbështetë djali!
Kish tipare  t’ një malësoreje,
Me shumë vlera Zoti e fali!
Nënë e bir po vazhdojnë jetën,
N’ kushte t’ rënda plot varfëri
Ruajtën nder  t’ familjes, t’  kombit,
U bënë shembull për lavdi!

Shumë i zgjuar po bëhej  djali,
Me njerëz të ngritur  po rrinte
Burra n’zë të asaj kohe,
E th’rrisnin kur merrnin  vendimet!

Ishte i matur kur merrte fjalën,
Rrugës së drejtë hecte me hapa,
Mençurisht  i bënte planet,
Pas vendimit s'kish kthim prapa!

Ishte i flakët për shkollim,
Obligimet s'i dhanë mundësi,
Të mundshme  bëri  të pamundshmen,
T’i shkollojë vëllezërit e tij!

Me pak kushte financiare,
për Ukshinin  s'ish e lehtë,
Por dy vllezër që kish pas vetes,
Përfunduan ‘dhe fakultet!

Shtyllë e tyre ishte Ukshini,
I mësoi  si të përparonjë,
U mësonte edhe këngë kreshnike,
Vatrën, kombin me nder ta mbrojnë!

Në fund të viteve  80-90
Ukshini punonte në Perëndim,
Shkonte merrte disa të holla,
Nuk kërkonte vendqëndrim!

Shkonte vinte, ilegalisht,
Se atje i qetë s'mund të rrinte
Situata politike e brishtë,
Sjell pasoja, mirë e dinte!

U kthye trimi pranë vendlindjes,
Bashkë me vëllezër  plane hartoi
Kish mundësi ta emigroj familjen,
Por këtë gjë s'e preferoi!

Nuk jetohet pa të ardhura,
Dërgoi Sokolin në mërgim
Donte që vetë të përballet,
Me situatën në eskalim!

Të përballej me zullumqarët,
E regjimin  ta luftonte
Që si n’ kohë të Rankoviqit,
Shumë  zullum popullit  po i bënte!

Shtoheshin forcat policore,
Nga Serbia që po vinin
Gjuanin pas shtëpisë së Ukshinit,
Përpiqeshin  të gjallë ta zinin!

Jo i gjallë asnjëherë s’ zihet ,
Ky strateg dhe trim i rrallë,
Mban armikun në shënjestër,
Provokimeve po u bën ballë!

Dhe bamirës ishte Ukshini,
popullatës i ndihmonte,
Ditën, natën me veturë,
Të sëmurët  te mjeku i çonte!

Rugët  ishin përplot  policë,
Por kjo fare s'e ndalonte
Gjente gjuhë komunikuese,
Me mjshtëri disi kalonte!

Por një sëmundje e pamëshirshme,
Jetëra  njerëzish  po gëlltitë!
E goditi edhe Ukshinin,
S'e la trimin të shohë dritë!

Në Janar  2015,
Trimi i kombit jetë po ndërron,
Emrin, veprën dhe kontributin,
Kurrë Kosova s'ia harron!

Me nderime ushtarake,
U përcoll për në amshim,
Do t’ përmendet sa të jetë jeta,
Nuk  harrohet  kurrë ky trim!



http://kanunitv.blogspot.al/2016/10/29.




No comments:

Post a Comment