Wednesday, October 5, 2016

si puth Hëna Diellin! Poezi nga Gentjan Hasanas

Mes teje dhe asaj
ndodh eklipsi im…

Kur ajo të më marrë në krah,
ti nxito, 

të shoh gjysmëhënën e fytyrës tënde
mbas kodrës së supit.

Po deshe, më puth nga larg
ka 3 sekonda errësirë.
Askush s’na sheh!

Në qasjen orbitare,
3 sekonda errësire i ka bekuar Zoti
mos shohim
si puth Hëna Diellin!

Fotografia e Gentjan Hasanas



Gentjan Hasanas

No comments:

Post a Comment