Thursday, October 13, 2016

Rri bre Edi. Lidhje nuk ki me Kosovën ti. Pse po don me e bo çorap krejt punën. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevojë për avokat në këtë fazë. E posaçërisht jo për një avokat që i thotë Aleksandër Vuçiçit ‘mik’. (???)

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër në nisje te vizitës dy ditore të Edi Ramës në Serbi.

Buzhala i referohet përshkrimit zyrtar të vizitës për të lëshuar një lumë akuzash ndaj Edi Ramës dhe mënyrës së tij të qeverisjes, që e cilëson si të dështuar.
Buzhala thotë se Edi Rama është një profan sa i takon Kosovës dhe problemeve të saj dhe sipas tij, i fundit njeri që duhet te merret me problemet e Rebublikës është pikërisht njeriu që i thotë Vuçiçit, “mik”!
Reagimi i Buzhalës është konfirmimi i një vlerësimi të gjërë në Kosovë që besojnë se kurbani i miqësisë së Edit me Aleksandrin janë pikërisht interesat e popullit shqiptar te Kosovës.
Që se Edi Rama ka vënë këmbë në tokën serbe këtu e dy vjet të shkuara, fakt ështe se Serbia e ka shtuar qasjen represive ndaj Prishtinës,ndërsa Tirana zyrtare thjesht bën sehir nën merakun se mos i prishet humori kryeserbit.
Rasti me flagrant është ai me i fundit që ka të bëjë me arrestimin skandaloz të kryepolicit të Mitrovicës, Thaçi, çështje për të cilën ashtu si edhe për të gjitha situatat sensitive Prishtinë-Beograd, Edi Rama dhe ojq-isti i tij Ditmir Bushati kanë folur diç më pak se peshku në akuarium…
Postimi i plotë i Berat Buzhalës:
“Kryeministri Rama paska fluturu për në Beograd, për me u taku me Vuçiçin. Në shkrim po thuhet që kanë me diskutu për “raportet shqiptaro – serbe”. Amani të koftë mos fol në emën temin, nëse ka mundësi.
Edhe një socialist tjetër, para teje, Nano, e pat taku Millosheviçin në Kretë, në vitin 1997, për me diskutu për raportet shqiptaro – serbe. Pas takimit tha, atëbotë: Kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi.
Rri bre Edi. Nuk e njeh Kosovën ti. Lidhje nuk ki me Kosovën ti. Pse po don me e bo çorap krejt punën. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevojë për avokat në këtë fazë. E posaçërisht jo për një avokat që i thotë Aleksandër Vuçiçit ‘mik’.

13 Tetor 2016
//shqiperiaime.al


No comments:

Post a Comment