Saturday, October 29, 2016

Kush ishte "Dhemetra" dhe pse u quajt ashtu? Etimologji.

Dhemetra@Artemidha




DemeterNë mitologjinë para greke, ishte hyjni ideale antropomorf i kulturës dmth e bujqësisë , por edhe lirisë e vegjetacionit, tokës dhe kjo pasojë e fertilitetit e cila është konsideruar si mbrojtëse e martesës dhe konkretisht e lindjes së njerëzve kujdesit për ta


"Demetera" tek shkrimet mikenase  në Linearin A shfaqet si; da-ma-te  [7]



  • Afshi i tokës së lëruar, që shoqërohet me një kundërmim të veçantë; era që vjen bashkë me afshin e zjarrit. Amëza e tokës (e dheut). Amëza e zjarrit.
  • Erë tjetër e lehtë që merr një ushqim dhe që ndihet kur e hamë;  Amëz e mirë (e keqe). Ka (merr) amëz. 
I referohemi sërish gjuhës sonë amëtare shqipes, ku në këtë rast na shfaqet fjala amë dhe ma -ja; mëma në formën e saj më të hershme:  
Së fundi Dhemetra e njohur si perëndeshë e të korrave, ajo kryesoi edhe mbi shenjtërinë e martesës, ligjit të shenjtë, dhe ciklin e jetës dhe vdekjes. Ajo dhe vajza e saj Persephone ishin figura qendrore e Mistereve Eleusinian që edhe parapriu në panteonin madhështor.

Në antikitet, shpjegime të ndryshme janë ofruar tashmë për elementin e parë të emrit të saj; "Da" është e mundur që Da (Δᾶ), [12] një fjalë e cila u bë Ge (Γῆ) në Attic, është huazuar nga dialekti dorik; De (Δῆ) = Dhe -"toka", emri i vjetër i chthonic tokë-perëndeshë, dhe se Demeter është "Nënë-Tokë". [13]
Karakteri Demeter si nënë-perëndeshë identifikohet në elementin e dytë të saj "metër" emrin (μήτηρ) që rrjedhin nga *méh₂tēr Proto-Indo-Evropiane (nënës). [11]

Mendoj se kemi të bëjm me një manipulim të dukshëm përsa i përket emrit të gjetur në shkrimin mikenian linear A, vini re aty mungon shkronja "R' (greq: P, ρ)

Kjo kuptohet pasi pjesa e parë e emrit të perëndeshës sonë "Dhemitra" (da-ma-te) pranohet si e huazuar prej dialektit, (ilir) - Dorik, ku: Δᾶ = Dhe (tokë) e cila më pas e përshtatur në gjuhën e murgjeve-grek, në gjuhën e tyre kishtare nga, Dhe = Gi (Γῆ = tokë)

Në fakt fjala: "Dhe" në gjuhën greke gjendet e huazuar po prej gjuhës shqipe "χώμα" që do të thotë; i imët, himët = kum, chóma-χώμα = tokë në greqishten e sotme.


Pra, fjala; "Dhe = Dhe", mer dhe ka kuptim të plotë vetëm në gjuhën shqipe e pakonvertueshme fjalë për fjalë në gjuhë të tjera, kjo një tjetër provë se "Dorët" apo dialekti i tyre flet shqip.

Pas kësaj shikojmë pjesën e dytë "ma" tek shkrimi mikenian i emrit "Dhemetra".
Në shqip ende sot "mëma", 'am' thëritet "ma" ma/ma, prej të silës kemi termin e pastër shqip; "amë", amësi, amëz, *amëz, amëtare, dhe ajo krejt e veçanta: Mëmdhe = Dhemetra.

Në fjalorin e gjuhës shqipe çuditërisht nuk gjendet e shkruar fjala "am'" (mëmë) [kjo po më duket e qëllimtë) pasi në gjuhën shqipe kemi plot fjalë që burojnë prej aty, psh; "gjuha amëtare"


Gjithësesi nga ky fjalor gjejmë:

AMËZ f.
Pjesa e tretë e fundit tek shkrimi linear A mikenian; da-ma-te; është fjala "te"  pa "R" nuk ka shkronjë "R" aty, pra kemi të shkruar; pjesën e parë "da" dhe pjesa e dytë plus pjesën e tretë kemi; "ma-te" dhe Jo Mete(r) (μήτηρ)
Sipas gjuhës greke kemi; Damate = Δήμητρα, kuptohet pra kemi të bëjmë më "Mitrën e Dheut" Dhe Mitra me pjellorinë e saj, me atë çka ajo nxjer sipër "Mi të Dheut" (Mbi -dhe) filizat, fidanët e rinjë, llastarë, mbirë mbi trupin Amë - Dhe, të cilat ende në gjuhen shqipe quhen ashtu si në shkrimin e lashtë mikenian të linearit A; pra kemi:  Dhe + ma-te = ma, ama dhe, dheu mëm'.


MATKË f.
1. Ama e bletës, mbretëresha, parëza. Matkë e re (e vjetër). 


2. Pulë deti që ka çelur zogj; pulë e madhe. Matka e ka mishin të fortë. 
3. Pata më e madhe, që u prin të tjerave. Në ballë ecën matka. 


4. fig. bised. Grua me përvojë që ka përgjegjësinë kryesore në punët e shtëpisë, amvisë e mirë që qeveris shtëpinë.
5. Kthinë e madhe që shërben si dhomë zjarri (kryesisht në shtëpitë fshatare). 
Matka e shtëpisë. Gratë mblidheshin në matkë.  (Dhoma e matkave)

Duke patur parasysh barasvlerën e shkronjës; "t = s" ashtu si tek fjala ; mat = mas, lartësinë e murit, etj. kjo ndodh edhe tek emri i mëmës "Mate" (matkë = mëmë e vogël, mëmëz) duke u nisur gjithmonë prej emrit së: "AmësDhe" (Da-ma-te)  shohim se pjesa e tretë "te" luan rolin e mbaresës tek emri i Dhimitrës, e cila në raste të tjera sjell ndryshime në formë të fjalës - rrënjë, por jo të kuptimit të saj, tek emri "ma" ose "a'më" psh; nga: "Am" kemi Mᾶ; Mate, matkë, mês, mêsa, mêsonjëse, mësuese, (zonj/ushë) dhe sigurisht aty gjejmë gjithë emrat e mëmave në gjuhë të ndryshme IE prej fjalës shqipe: Am; "ma-te" nga ku në greqishte kemi "μητέρα"dhe jo μήτηρα nga Δήμητρα, njëjtë në latinisht kemi ma/ter dhe tek ajo angleze "mother"

Tashme shikoni ende bukurinë dhe paskajshmërinë e gjuhës shqipe;

Gati tek të gjitha monedhat ilire në shumicën e tyre pra gjejmë figurën e "Demit" çdo të thotë kjo?
Po pikërisht aty, do gjejmë sërisht emrin; e amës, Mëmës-Dhe, pjellore dhe ushqyese e të miturit të saj, flilizave, fidan apo lastarë të saj.
Ilirët njihen si piratë, detarë, trima, "barbarë", por të gjthë e dinë se ishin dhe "ARB" kultivues të tokës-arë, gjithashtu me kopshtin e tyre të "eksperideve" diku afër në Bitola e sotme.

Kësisoj, Demi, Demat; dhe-punuesit u emërtuan ashtu për nder dhe si simbol i perëndeshës "Demete"

Në shpjegimin e përdorimit të emrit "Demetria" gjejmë:

Demetria është një emër i dhënë, forma femërore nga Dhimitër emrit grek, 
që do të thotë "ndjekës i Demeterës". [1] 
Variacione të tjera të Demetria përfshijnë: Demetri, Dem, Demetra, Demri dhe Demi;  kjo është forma e zakonshme e shkurtimit të emrit Demetria, përdorur edhe si një pseudonim.  

Në gjuhën shqipe kemi edhe raste të tjera emërtimesh të ndryshme që kanë për burim fjalën "Dhe" si psh; "Dhemiza" e cila në gjuhën popullore apo dialektore quhet, "Dhemie" ose "Vemje"


Vëmë re se ka një gjashmëri të madhe midis dy perendive: Dhemetra dhe Artemidha (Artemisa)

"Artemis" ishte një nga perëndeshat e nderuara më gjerësisht e hyjnive të lashtë. Shumë studiues besojnë se emri, në të vërtetë i perëndeshës vetë, ishte fillimisht para-greke. Homer i referohet asaj si Artemis, Agrotera, Potnia, Theron <Artemis të wildland, Mjeshtre e kafshëve "Në periudhën klasike të mitologjisë greke, Artemis. (Greek: (emërore) Ἄρτεμις, (gjinore) Ἀρτέμιδος) ishte often The Diana e Versajës, një kopje romake e skulpturës greke nga Leochares. (Muzeu i Luvrit) përshkruar si bija e Zeusit dhe Leto, dhe motra binjake e Apollonit.


Duket qartë se te dyja perëndeshat kane lidhje me tokën me "dheun mëm" Dhemetra thuhet aty se  ishte e njohur edhe  mbi shenjtërine e jetës dhe vdekjes ringjalljes në një farë mënyre, dhe pikrisht e farës së hedhur në tokën e zezë dhe ringjalljes së saj, dhe më tej kemi; arte-mi-dhe, Artemisa perëndia e tokave të egra të pa mbjella; wildland, e cila i siguronte njeriut jo vetëm drithërat por edhe ushqime aq të domosdoshme gjahu.


DHEMETRA <=>ARTEMIDHA



Mili Butka @ Gjuha Shqipe
# Aleksandër Hasanas#
//kanunitv.blogspot.al/2016/10/29

No comments:

Post a Comment