Report TV - Kolë Gjoka, shqiptari i parë kandidat me partinë e Merkel në Gjermani
Kolë Gjoka, 46-vjeçari nga Rrësheni, dikur azilant, tashmë është i pari shqiptar që garon për tu bërë deputet në Bundestagun gjerman.
Nën siglën e CDU-së së Angela Merkelit ai garon në Hamburg , ku numri i shqiptarëve është shumë i vogël.
Por megjithatë ai synon të ngrejë lart imazhin e tyre si njerëz që me punë dhe mund arrijnë të zënë vendin që meritojnë në cdo shoqëri.
"Çdo garë niset me dëshirën dhe objektivin për të fituar, gjithsesi unë e kam nisur me një qëllim parësor për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Gjermani" tha ai për Report Tv.
Gjoka komenton dhe vizitën kryeministrit Rama në gjermani në fund të nëntorit dhe pritshëmrinë për mbështetjen e Merkel për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në.
"Pritshmëritë e takimit janë shumë të mëdha, dua të them se Rama është bërë si i shtëpisë në Gjermani, kjo tregon vëmendjen e Merkel për Shqipërinë dhe vlerësimin për Ramën.
28 Nëntori është ditë e vecantë për shqiptarët dhe besoj se Merkel ka menduar një dhuratë për shqiptarët" deklaroi ai.
Zgjedhjet për Bundestagun gjerman pritet të zhvillohen në shtator të 2017-s. Kandidimi nga partia e kancelares Merkel i një shqiptari që në 96 mbërriti në gjermani si azilant, vjen pikërisht në kulmin e debatit në Europë për emigrantët.
Report TV
__________________________________________________________________-
No comments:
Post a Comment