Kanabisi i Tahirit dhe faqja e zezë e Saimirit
Kapja e disa tonelatave drogë në qytetin e Vlorës e kanë acaruar së tepërmi ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Saimir Tahirin ose siç quhet ndryshe ministri i kanabës. Nuk dihen arsyet e këtij acarimi, i cili sipas opozitës vjen për arsye se droga e kapur është e vetë Saimirit, ndërsa sipas miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij thonë se vjen për shkak të faktit që furnizuesit e tij me viza të bardha e kanë prishur dorën.
Cilado qoftë arsyeja e errjes së syve, zmadhimit të hundës dhe shqepjes totale të gojës, e sigurtë është që dikush duhet ti flasë.
Dikush nga ata që ka afër ti bëjë të ditur se nuk ia ka fajin media për dështimet e tij. Ministri me një gjuhë vulgare dhe si një bandit i vërtetë akuzoi mediat se janë bërë pjesë e frontit të së keqes. Sigurisht që duhet të jesh faqezi të merreshnme median në vendin ku je ministër i Brendshëm dhe janë me miliona hektarët e mbjellë me kanabis sativa.?Ku ishte Sajmir faqeziu kur këtu hynte farë holandeze për të kolonizuar vendin. Që të mos besojmë se drogën dhe farën e saj, Sajmir faqeziu e solli vetë me sejmenët e tij, drejtorë qarqesh në Policinë e Shtetit. Që të mos besojmë se grykën e Këlcyrës e kanë uzurpuar kushërinjtë e tij të gruas.
Atëherë ku ishte ky faqezi kur fadromat çanin malin në qafën e Kiçokut dhe në malin e Gllavës dhe hapnin toka të reja për ti mbjellë me kanabis?
A ka fytyrë dhe surrat ky njeri të akuzojë ne mediat se po bëjmë punën tonë, ndërsa ai u votua nga shqiptarët me një milion vota për ti qeverisur dhe është kthyer në baron droge dhe konsumator i rregullt i saj, aq sa rrezikon vërtet edhe shëndetin e tij personal.
Droga në arat e Shqipërisë u mboll, u rrit, u vol dhe po trafikohet nën kujdesin e veçantë të policisë. Çdo gjë bëhet nën hundën e Policisë dhe ministri më i dështuar, më fatkeq i këtyre 25 viteve nuk meret me vartësit e tij të përlyer si mos më keq në korrupsion, por sulmon median.
Sigurisht pasi shefi i tij Edi Rama, (të cilit Sajmiri i bën llapë sa herë që ka mundësi), fyeu mediat se janë bërë kazane plehrash mori kurajo dhe ky çerri i tij për të sulmuar mediat.
Sigurisht, media këtu ka probleme plot dhe pronarët e mediave janë palë dhe bëjnë kompromise me pushtetin. Por asnjëherë nuk do mbarojnë gazetarët e lirë që do i tregojnë vendin që ka Rama në kazan (brenda tij dmth) dhe do i tregojnë kanabistit Tahiri se ne do të luftojmë kundër çdo qeverie në këtë vend që sillet si bandë.
Ti Saimir nuk mund të jesh kryebandit se ky vend për momentin është i zënë, por një bandit i vogël aty poshtë shefit tënd.
Arroganca që të ka përfshirë dhe kanabisi që ke mbjellë nëpër Shqipëri do të jetë edhe fundi yt.
Me se do i paguash çunat që ke kaq muaj që i mban në punë maleve të Shqipërisë?
Çmimi ka rënë shumë. Me siguri ndonjë prej tyre do të ti shkulë mustaqet. Kush mbjell erën korr furtunën thotë një shprehje. Por që të sulmosh mediat ti qofsh.
Dhe ti je turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi.
Por sigurisht më turp se ty është Prokurori i Përgjithshëm që nuk të heton dhe nuk të çon atje pas hekurave, ku e kanë vendin trafikantët.
No comments:
Post a Comment