Gribovo Arta (Greqi)
"Gribovo” është një fshat
historik në prefekturën e Artës, i cili më parë i takonte komunitetit me të njëjtin
emër me fshatin “Chanopoulo” ku ende dallohen mbetje të periudhës së lashtë, sot
i takon rrethit të komunës Vlacherna.
“Gribovo” ky fshat është i
vendosur në këmbët e malit “Gkilmperina” (Γκιλμπερίνα) dhe fshatit tjetër aty pranë me emrin “Bigla” në rrëzë të një mali quajtur; Mali i zi me lartësi 329 m. mbi nivelin e detit (Mavrovoúni)
Për
prejardhjen emrit “Bigla" të këtij fshati në etimologjinë greke thuhet:
Bigla =
vëzhgim (?)
Shpjeguar
edhe tjetër herë në gjuhën shqipe; “Bigla, Bigël” (Bigaçe) do të thotë me dy
maja, dyzim ashtu si;
m‘bi-një = binjakë, tri/njakë, etj
BIGË f.
1. Dru, degë a një send
tjetër, që mbaron në njërën anë me një degëzim më dysh; vendi i degëzimit;
secila nga anët e degëzimit. Biga e drurit. Biga e rrugës (e lumit). Degë me
bigë.
5. Shkëmb me maje; vendi
midis dy shkëmbinjve me majë; mal me dy maja.
Vend me biga. Mal me biga. Hipi mbi një bigë. Etj.
Vend me biga. Mal me biga. Hipi mbi një bigë. Etj.
Po “Gribovo” çdo të thotë?
Duke ju referuar gjuhës sonë
shqipe e pikërisht fjalës “Gri” kuptojmë me të parën se kemi të bëjmë me ngjyrën
“gri” por jo vetëm, në gjuhën shqipe kemi; “gri, grihë, griha” mjet që përdorim
për mprehjen e sendeve metalike të ndryshme, ashtu si edhe vend “i ngri/tur”,
vende të gurta zakonisht, të ashpra-grillë, gurishte të thata “Kripë”.
Pra “Gribovë”, ka kuptimin e
një vendbanimi mbi terene të larta (ngritura – të egra) të thata dhe zakonisht
të gurta zhavorishte shkëmbore, ashtu të njëjta edhe në ngjyrë “gri” - Gribovë
Në Shqipëri kemi fshatra me të
njëjtë emra; “Gribë” apo “Grabovë” (Gramsh) të cilat kanë
dhe ruajnë të njëjtin kuptim, veç kwsaj vini re me kujdes të gjitha fjalët që kanë për
rrënjë sufiksin “gr” ato tregojnë; lartësi, (pirg), fortësi (krye, kokë,
kokrizë) ngjyrën gri, por edhe ftohtësi – ashpërsi; gricë, ngricë (greq. krio =
ftohtë) grifshë, grurë, krip, e shumë të tjera.
Vet emri Greqi është një
sinonim i kësaj natyre; i ngritur, i shkolluar por edhe i ashpër -greek.
Por ajo që është më kryesorja
dhe që më bëri të ndalem të shkruaj për këtë fshat, “Gribova” të Artës, Epiri i
dikurshëm teritor shqiptar, është pikërisht emri i malit të “Gjelbër” dhe jo
“Gri” aty pranë i cili ruan ende emrin e tij më të parë:
Γκιλμπερίνα – Gkilmperina =
Gjelberina, i gjelbër.
Në fjalorin e gjuhës shqipe
kemi:
GJELBËREMË mb.
Që
vjen si i gjelbër, në të gjelbër. Ngjyrë e gjelbëreme.
Ish teritoret shqiptare: ARTA, PREVEZA, ende flasin shqip!
Mili Butka
No comments:
Post a Comment