Friday, October 28, 2016

Etimologji - Emri i Lumit: “Danub”

Lumi Danube, një emërtim i lashtë; shqiptaro -ilir.


Danubi është lumi më i gjatë, 2850 km, që përshkon Europën nga perëndimi në lindje. Ai buron në Pyllin e Zi, në Gjermaninë jugore dhe derdhet në Detin e Zi .
"Danubi”, lumi më i madh i Gjermanisë, ngrihet në Martins kapelle në një zonë të egër dhe të vetmuar të Pyllit të Zi, i quajtur “Brege” në origjinën e saj dhe formon lumin e Danubit në Donaueschingen  aty ku bashkohet me degëzimin tjetër  “Brigach "

Etimologji e emrit: “Danub”

Danubi (/dænjuːb / dan-EWB, i njohur me emra të ndryshëm në gjuhë të tjera) është lumi i dytë më i gjatë i Evropës, pas lumit Vollga
Emri Latin Danuvius është një nga një numër i emrave të vjetër të lumenjve të Europës që rrjedhin nga një *Danu Proto-Indo-Europiane.

Emra të tjerë të këtij lumi nga e njëjta rrënjë përfshijnë Dunajec, Dzvina / Daugava, Don, Donets, Dnieper, Dniestr dhe Dysna.
Në Rigvedic sanskritisht, “Danu” do të thotë "fluide, rënie", në Avestan, e njëjta fjalë do të thotë "lumë".
Ky lumë ndërkohë i njohur për grekët si ISTROS (στρος) një huamarrje nga një emër Daco-trak që do të thotë "i fortë, i shpejtë!"

Po në gjuhën nga më të vjetrat indoeuropiane, në gjuhën shqipe, çkuptim ka fjala: “Danup”?

Fillimisht nga letrat shkencore mësojmë se emri i lumit “Danub” shqiptohet
dænjuːb; dênjuub; në shqip përshtatur; Dënju:b, gjithashtu theksohet se kjo fjalë rrjedh prej  një rrënje PIE. “Danu”e cila në gjuhën e vjetër sanskritishte do të thotë: Danu = fluide, rënie.

Pikërisht këtu ndalemi, duke ju rreferuar rrënjës Proto-Indo-Europiane, dhe asaj  së vjetrës Sanskritishte,  ku “Danu = Rënie” (fluid, fluide), kjo fjalë e cila në gjuhën shqipe gjendet e plotfuqishme bindëse, kokforte duke ju rreferuar edhe të dhënave të këtij lumi gjigand me gjatësi 2857km, i cili përshkon plot 10 vende nga europa perëndimore deri në juglindje me grykderdhjen e tij në Detin e Zi, me një qetësi të plotë gati  të ‹‹frikshme›› e duket sikur ky ujë gjatë gjithë kohës  brenda në shtratin e tij të shtruar dhe të ulët “fle” ri i pa lëvizur, i lodhur, i denjur, i ndênjur “dænju”vazhdimisht në rrugën e tij të gjatë me ujra gjithashtu plot i dendur.

Ky është: Danubi–fluid, Danubi-lumë - i ulët krejt i gjithi në ultësirë i qetë, i ndenjur (gjol) – (i)tani/’:ub, h'umb, gjatë gjithë gjatësisë, shtrirjes së tij, ai është veçse i qetë i ëmbël valvitës, fl-uit, si ujrat e saj magjepse si shtojzovallet e qeta në vals e sipër, por herë here edhe të furishme.
Në gjuhën shqipe fjala “lumë” ka kuptimin njëkohësisht “i ulët”-  m’ul, më ulët, d’në të,  poshtë, nga poshtë nga nën’të.

Ky lumë me burimin e tij kryesor në majat e malit, “brigjet” e Pyllit të Zi, buron aty në ato maja quajtur me të njëjtin emër si në gjuhën shqipe: “Brige = brigje” dhe hyn në Brigach pasi rrjedh 90 metra “nën tokë” bashkohet pas 1.5 km. në Brigach dhe  pas kësaj ky lumë aty emërtohet: Dænjuːb; Danupe.
Burimi është një nga 22 burimet në zonën e kryqëzimit të Brigach dhe Breg. Të gjitha këto burime janë të ushqyera nga të dy prrenjtë e ujit që rrjedhin nga larg mbi ta grumbulluar reshjet në një shtrirje pllaje të një peizazhi të quajtur Baar. (livadhe, lëndina, kullota).


Fiks aty në këtë pellg, terren i ulët malor ndodhet qyteti gjerman, Donaueschingen pranë bashkimit të dy burimeve të lumit Danub (në gjermanisht: Donau; [2] Emri i qytetit është një eponym).
Pra ky qytet mban emrin e lumit “Danub” eponym me kuptimin e “ujit Dë në të” po edhe i qetë; “i denjëtë”, “i ndenjur” (i daltë, nga/dal-të) aty historikisht konsideruar, Burimin e Danubit, Burimi i Donaubach në Donaueschingen.

Qyteti është afër Liqenit Titisee dhe më pak se një orë me makinë nga Zvicra dhe Franca.


Mundemi të themi se kjo është dhe vija që ndan (Danub), dy vendet me të hershme hitorikisht midis të bardhës, “Borei – Europës” së akullt dhe gadishullit Ilrik, banorëve të parë autoktonë, sigurisht ndër shekuj erdhur nga të parat troje, trojane –Troja ilire, buzë Asizë së vogël. 

Perfundimisht; lumi Danupit në gjuhën e vjetër shqipe jep të njëjtin kuptim; Dænju; Dënju = "i ndënjur, i qetë - fluid, i rënë- i ulët, lumë" njëjtë si në gjuhën e lashtë, sanskritishte, ku: "Danu = fluide, i ulët, i rënë", i shtruar, jo i rrëmbyer.


Mili Butka@Gjuha Shqipe
#Aleksandër Hasanas#

Reference:
https://en.wikipedia.org/wiki/Danube

kanunitv.blogspot.al/10/28/16



BEAUTIFUL BLUE DANUBE!
 An der schonen blauen Donau. 
An immortal beautiful waltz by Austrian composer Johann Strauss II composed in 1866.
Without any presentation! Johann Strauss and his waltzes, immortal, in my opinion! Thanks for visiting and voting!All images and music are copyrighted and belong to their respective owners. This video is for entertainment only, non profit.! ENJOY!

Uploaded on May 18, 2010



No comments:

Post a Comment