ETOYΣ - ZOQ = ZOGU - AT; SHQIPONJA-ZEUS
A mundemi dot ta përfytërojmë Zeusin pa Shqiponjë, njëjtë duke kujtuar Shqiponjën kemi thënë “Zeus”.
Zeus ishte Zot i qiellit dhe sundimtar i perëndive madhështor, “Zogu” i tij i shenjtë ishte “Shqiponja e artë” dhe që Ai e mbante nën krah gjatë gjithë kohës. Ashtu si Ai, shqiponja ishte simbol i forcës, kurajës dhe drejtësisë.
Zeus – kryesues – hyjnia e universit, sundimtar i qiejve dhe i tokës, konsiderohej nga pellazgët si zot i të gjitha fenomeneve natyrore në qiell; personifikimi i ligjeve të natyrës.
Ai ishte zot i kohës së rregulluar përcaktues në ndryshimin e stinëve dhe i vazhdimësisë së rregullt të ditës dhe natës, kohës absolute – përjetësi.
Zeus i konstatuar si Ati i perëndive, është quajtur; “Jupiter dhe Dias”.

Në mitologjinë skandinave gjiganti “Thiassi” kishte aftësinë për ta kthyer veten në një shqiponjë. Thiassi mbërriti në formë shqiponjë dhe rrëmbeu Idunn dhe fluturoi larg me të në shtëpinë e tij në [6] Thrymheim.
Vini re emërtimin e Atit-Zeus, në skandinave; Thiass = Dias, tek romakët, kjo për shkak të barasvlerës së shkronjave; z/s = d/t, por jo vetëm: “Shqiponja-Qiellore konsiderohet vazhdimisht “dy krenare” pra kemi; AS = Një, njishi, i pari – dhe Di/As apo Thiass =Dy krershe –dykrenare (+/-) = “Shqiponjë”
Euripidi (ca. 480 BC-406 BC) na tregon se “zogjtë” në përgjithësi janë të dërguarit e perëndive, por “Shqiponja” është mbret, dhe lajmëtari i hyjnisë së madhe Jupiter “[2].
Në ikonografinë e krishterë shqiponjë. është parë shpesh për të simbolizuar GjonUngjillori, ngjitje e profetit Elia, dhe ngjitje e Jezu Krishtit “[4].
Lutja-Fjala është një mundësi, Shqiponjës, kreu i zogjve grabitqar, i besohet të jetë transportuesi i lutjeve në qiell [6]. “Mistikët mesjetare shpesh thërrisnin lutje për shqiponjën si vizionin e Perëndisë në krahasim me fluturimin e shpejtë shigjetë të Shqiponjës me dritën e diellit” [7].
Debate të fuqishme dëgjojmë shpesh herë; “Zot” apo “i dërguar”, biri tij … apo Zoti.
Ky është; Dielli dhe rrezet e tij – mbi-terr, (Jupiter) një dhe i pandashëm; “Zeus@Shqiponjë”
Në gjuhën greke shqiponja quhet: “Aetos”
Çdo me thënë kjo?

– Duke larguar prapashtesën kemi të bëjmë me fjalën e pastër; Aet-os = A’et ➛Ashtë: ET, AT, = “Zot”
Tek kjo monedhë madje madje shohim të shkruar akoma më qartë: “ETOYΣ” dhe jo; A/ Etos.
Ashtu si në të gjitha rastet simboli tjetër i Atit -Zeus, më se i njohur; “Pegas”- Kali me flatra njëjtë si Shqiponja e shpejtë shigjetë në shpërndarjen e dritës–rrufe, ky kalë gjendet i emërtuar me shkronjën “A” dhe në shumicën prej tyre shkruar: “AT = Zot–Zeus”
Ka dy mundësi ose gjuha “turke” duhet pranuar “paragreke” gjë e cila duhet të jesh jashtë kësaj orbite për tu pranuar, ose përfundimisht duhet thënë hapur: Gjuha shqipe ➛ gjuhë Mëm tek gjuhët IE.
Por ajo që vlen të përmendim këtu shumë monedha me figurën e kalit –At –Pegas aty gjendet shkruar shkronja “Q” e cila për mua do të thotë; “Q = Qiellor” por sigurisht dhe “Q = K”.
Në gjuhën shqipe kemi “Zoq” (zogj) por dhe “Zog”
Këtu qëndron sekreti përse në disa monedha me “Shqiponjën – Qiellore” gjejmë pikerisht shkruar fjalën: “Zoq” por edhe “Zok”
A mos kemi të bëjmë ashtu “rastësisht” me të lashtën gjuhën Shqipe,
ku “zogut” i themi “Zog” dhe “atit” i themi: “At = Zot” – Ati ynë lart në qiell–mëshiro!
Kjo është gjuha e Shqipes – Birit-Atit –Zeus.
Mili Butka @ Gjuha Shqipe.
No comments:
Post a Comment