Sunday, September 18, 2016

SHKRIMTARËT OSMANË ME ORIGJINË SHQIPTARE

SHKRIMTARËT OSMANË ME ORIGJINË SHQIPTARE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Gjatë pesë shekujve të bashkekzistencës me shtetin osman, Shqipëria mundi që të prodhojë shumë njerëz të mëdhenj, impakti i të cilëve në kulturën turke ishte mjaft i madh.
Ndërmjet atyre kishte teologë dhe shkencëtarë si Hoxha Hasan Tahsini (1812 – 1881), rektori i parë i Universitetit të Stambollit, leksikografi dhe enciklopedisti Sami Frashëri (1850-1904), që njihet në turqisht si Shemsedin Sami; poeti pan-Islamist Mehmet Akif (1873-1936), autori i himnit turk më 1921, dhe Riza Tefiku, një nga filozofët më të mëdhenj të Turqisë gjatë periodës së tij.
Fatmirësisht gjatë shekullit të 18-të energjia kreative shqiptaro-otomane nuk u limitua vetëm në kulturën turke, por filloi të rrjedhë edhe për përmirësimin e kulturës shqiptare, në gjuhën dhe në kulturën e rilindur.
  1. MESIHI PRISHTINA. Njëri nga shkrimtarët më të hershëm osmanë me origjinë shqiptare ka qenë Mesihi nga Prishtina (1470 – 1512), që u njoh në turqisht si Pristineli Mesihi. Mendohet që Mesihi të ketë qenë shqiptar nga Prishtina, por që ka jetuar në Stamboll që nga mosha e vogël. Mesihi nuk ishte vetëm një poet i rrallë, por në të njëjtën kohë ishte edhe një kaligraf i talentuar, që mbajti postin e sekretarit tek Hadim Ali Pasha gjatë pushtetit të sulltan Bajazidit II (1482 – 1512).
Njeri i dhënë pas kënaqësive sehr oglani (djalë qyteti), siç biografi Ashik Çelebi e thërriti atë, Mesihi më shumë gjendej në taverna, nëpër parqe me shokët e tij sesa në punë. Edhe pse stili hedonist në jetë mund që të ketë penguar karrierën e tij, Mesihi krijoi nga poezitë më të mira osmane të kohës. Nga veprat e tij më të përmenduara është “Murabba-i bahar” (poezitë e pranverës) të cilat pas publikimit me përkthim latin më 1774 nga orientalisti Sir William Xhon (1746 – 1794), do të ktheheshin në poemat më të njohura osmane në Evropë, për një kohë të gjatë.
Poema fillon siç vijon: “Dinle bulbul kissasin kim geldi eyyam-i bahar Kurdi her bir bagda hengame hengam-i bahar Oldi sim efsan ana ezhar-i badam-i bahar Ays u nus et kim gecer kalmaz bu eyyam-i bahar” “Dëgjoni oshëtimat e natës, ditët e pranverës kanë ardhur të gjithë kopshtet kanë ardhur në jetë nga pranvera Bumi i saj ka hapur dritat e argjendta Pini dhe kënaquni sepse pranvera do të shkojë shpejt” Më tepër origjinale sesa `Poezitë e pranverës’ është poezia e Mesihit “Sehr-engiz” (Terrori i qytetit), që u kthye në prototipin e një vale të re poetike në poezinë osmane. Në 186 verse ai përshkruan bukuritë e 46 të rinjve nga Ederneja (Adrianopoja). Kjo poezi është një poezi unike e poezise osmane të shek. të 16-të, e cila me talljet dhe ironinë humoristike është paksa e ndryshme nga poezitë mistike dhe tradicionale.
Mesihi e pranon që poezia e tij është gjynah në vetvete, por ai është konfident se Zoti do ta falë atë duke thënë: ” Zemra ime udhëtare është thyer në aq pjesë, që çdo pjesë e thyer është e lidhur me një nga ato bukuri”.
  1. JAHJA BEJ DUKAGJINI. Një autor tjetër shqiptar i shekullit të 16-të është Jahja Bej Dukagjini – Cf. Gibb 1904, vol. 3, pp. 116 – 132 – (vd. 1575), që njihet në turqisht si Dukagjin Zade Jahja Bej apo Tashkali Jahja. Ai ishte me origjinë nga fisi i Dukagjinëve në Veri të Shqipërisë, nga zona e Pljevjasë në Malin e Zi të sotshëm, që ishte dërguar në Stamboll për të shërbyer si Jeniçer.
Jahja Dukagjini ishte krenar për racën e tij shqiptare. Në një nga poemat e tij ai shkruan: “Raca shqiptare është raca ime, E gjithë shtëpia ime rronte me shpatë Tamam si zemër luani, Si shqiponjat bëjnë shtëpitë e tyre mes gurësh. Ky është virtyti në atë që është shqiptar Ai është si margaritar, i fshehur mes gurësh”. Jahja Beu ishte ushtar trim dhe shkrues kurajoz. Ai nuk kishte frikë nga opinioni publik apo nga zyrtarët e kohës që mund të mos kënaqeshin nga poezitë e tij. Njëherë i akuzuar nga Veziri që Jahjai kishte shkruar një elegji për Princ Mustafën e ekzekutuar në Konjë nga i jati i tij Sulltan Sulejman Kanuni më 1533, Jahja Beu me zgjuarsi iu përgjigj: “Ne e dënuam atë me Padishahun, por ne e qamë atë me njerëzinë.” Pasiqë ai kishte krijuar shumë armiq rreth vetes, ai e pa të arsyeshme që të kthehej në çifligun e tij në Bosnje . Ai vdiq në të 80-at i zënë duke kompozuar divanin e tij me 1757 (983 A.H.).
Nga pesë mesnevi-të e tij më e famshmja është “Shah u geda” (Mbreti dhe lypësi), të cilën Jahja tregon se e ka shkruar për një javë. Kjo romancë metrike idealizon dashurinë e pastër për një të ri nga Stambolli që shquhet për një bukuri të rrallë (i stilizuar si mbret pasiqë ai sundon zemrat e njerëzve) nga një besimtar dashamirës (i stilizuar si lypës).
  1. AHMED BEJ DUKAGJINI. Një autor tjetër me reputacion i kësaj kohe ishte vëllai i Jahjasë, Ahmed Bej Dukagjini, i njohur në turqisht si Dukagjinzade Ahmed Beu. Të paktën tre shkrues proze nga shkrimtarët e hershëm osmanë duket që të kenë qenë me origjinë shqiptare. Ata i përkasin fillimit të shekullit të 16-të, që kompiluan kronikën e papublikuar: “Veziri i Madh, Lutfi Pasha” (vd. 1564), autor i marrëveshjes në detyrimet e shtetit; dhe Koçi Beu nga Korça, këshilltar i Sulltan Muratit IV (1623 – 1640), diskutimi politik i të cilit `në sëmundjet e perandorisë dhe mënyra sesi të kurohen ato’, bënë që orientalisti austriak Baron Von-Hammer-Purgstall (1774-1856) ta titullojë ate “Monteskjeu Otoman”.
  2. SAMI FRASHËRI.
Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes. Vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit, ai u lind në Frashër më 1850, ku mori edhe mësimet e para. Më 1871 mbaroi gjimnazin “Zosimea” në Janinë, mësoi gjuhë të vjetra e të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj.
Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund të jetës ai mbeti udhëheqësi kryesor i kësaj shoqërie. Samiu ishte njeri me horizont të gjerë, dha ndihmesë të shquar për kulturën turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi në turqisht një varg veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa vepra themelore, si: “Fjalori etimologjik i turqishtes”, dhe “Enciklopedia turke e historisë dhe e gjeografisë” në gjashtë vëllime. Ai shkroi në turqisht dramën “Besa” me subjekt shqiptar, bëri përkthime nga letërsia botërore etj.
Veprat e Samiut në turqisht përshkohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim.
Krijimtaria e Samiut për gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: “Abetare e gjuhës shqipe„(1886), “Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe “Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati.
  1. HOXHË HASAN TAHSINI.
Hoxhë Hasan Tahsini lindi më 1811 në Ninat afër Sarandës, Shqipëri dhe vdiq më 1881, ishte rilindas, filozof, matematikan, shqiptar. Dijetar i shkallës botërore e dhetar pararojë i Rilindjes Kombëtare, përveç gjuhës amtare, zotëronte edhe disa gjuhë të huaja. Ishte njohës i thellë dhe shtjellues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore; vëzhgues dhe shkoqitës i dukurive mbi gjithësinë e rruzullimin, themeluesi dhe drejtuesi i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” hoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion që u përdor edhe si “Dâr-ul Funùn” (universitet).
Kështu, i ndjeri hoxhë Hasan Tahsin efendiu u bë dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar që organizoi dhe drejtoi një universitet ndërkombëtar; – atë osman, – si dhe ishte ngritësi dhe drejtuesi i dy nyjeve eprore për diturinë shqiptare: Akademinë e Shkencave dhe universitetin e parë shqiptar në kryeqytetin e atëhershëm të sulltanatit osman, Stamboll. Ai ishte i pari që mbolli dhe përhapi në sulltanatin osman shkencat e natyrës dhe ligjet e gjithësisë e rruzullimit, psikologjinë etj. Por, ishte edhe i pari që mbolli dhe përhapi në masë mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.
Në historinë e kulturës shqiptare të Rilindjes Kombëtare, Hasan Tahsini ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX, kurse në historinë e shkencës turke, si më i larti ndër të lartët dhe, në historinë e ar…simit të lartë të Turqisë, si Rektori i parë i Universitetit të Stambollit, si ligjëruesi i parë në shkencat sociale e ato natyrore. Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera për të treguar personalitetin e popullit të tij. Tahsini qe mësues i Abdylit, Naimit e Samiut, Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit e Daniel Oparakut.
6.MEHMET AQIF ERSOJ (turqisht: Mehmet Âkif Ersoy) është lindur në vitin 1873. në Stamboll, ndërsa vdiq në vitin 1936. është shkrimtar me origjinë shqiptare, dhe autor i hymnit shtetëror të Turqisë. Ndër shqiptarët që kanë bërë emër në fushën e letrave në Perandorinë Osmane, është edhe Mehmet Aqif Ersioj, me origjinë nga Shushica e Pejës, nga një familje intelektuali, myderizi. U muar që herët me poezi, ndonëse studimet i ndoqi për veterinari, duke u diplomuar në vitin 1836, në sajë të një pune këmbëngulëse, duke kaluar edhe situata të vështirësive materiale, mbasi i ati e la që herët.
Mehmed Aqif Ersoj, përveç gjithë këtyre shërbimeve që bëri në Turqi, me përkushtim, me devotshmëri, është marrë edhe me krijimtari. Krijimtaria e tij është thesar, është pasuri dhe mund të ndahet në dy kategori: 1 Veprat e shkruara në vargje ose veprat poetike. 2. Veprat e shkruara në prozë ose veprat prozaike. Veprat e shkruara në vargje janë të përmbledhura me një emërtim të përgjithshëm :Safahat ose Fletët. Kjo është një përbledhje librash poetikë në shtatë shtatë libra me emërtime të veçanta: 1. Safahat : Përmbledhje me 44 poezi; me 3084 vargje. Stamboll, 1911, 1918, 1928. 2. Në Katedrën e Sulejmanijës: 1 poezi, me 1002 vargje, Stamboll, 1912, 1914, 1918, 1928. 3. Zëri i së Vërteës: 10 poezi, 482 vargje, Stamboll, 1913, 1918, 1928. 4. Në Katedrën e Fatihut: 1 poezi, 1692 vargje, Stamboll, 1914, 1924. 5. Kujtimet: 10 poezi, 1314 vargje, Stamboll, 1917, 1918, 1928. 6. Asimi: 1 poezi, 2292 vargje, Stamboll, 1924, 1928. 7. Hijet: 41 poezi, 1374 vargje, Kairo, 1933. Në këto vepra, thënë me pak fjalë, trajtohen çështje njerëzor, shoqërore dhe shprehet mahnitja, admirimi, ndaj forcës qetësuese, ngushëllese të besimit dhe ndaj të fshehtave të botës hyjnore…
Mehmed Aqifi, ndonëse i lindur në Stamboll, Turqi, se është shqiptarë e ka pohuar me krenari…Me krenari, në shkrimet e tij e përmend Shqipninë, Kosovën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën… Në poezinë me titull “A s’e njeh? Kosova!” ndër të tjera, shkruen: “Po si mund ta njihje? Po, edhe pse s’e njeh, ke të drejtë, S’ka lënë gur mbi gur egërsia e tërbuar! Mijëra jetë priten sikur të pritëshin dru në pyll! Ç’hije e zezë ka rënë mbi atë Kosovë të blertë! Drejt veriut, Prizreni, Peja, Gjakova Janë kthyer në qiell të ditës së fundit Nga klithmat e zisë… Pse e ndatë Shqipërinë… Dhe e shkatërruat tërë vendin? Ndërsa, në një poezi tjetër, të cilën e fillon me këtë ajet nga Kur’ani i madhnueshëm: “E mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë…”
Ndër të tjera, shkruen: A ende të përfytemi? “Kur individët të thonë “unë e “ti”, bashkimi prishet Dhe atëherë për kombet kijameti fillon! Zbrit në të shkuarën dhe shëtiti Të gjitha kohët e shkatërrimeve Do të shohësh se ligji i Allahut nuk ndryshon…! Përveç shtatë veprave me poezi, të cilat kanë mbi 10.000 vargje, Mehmed Aqifi ka botue edhe gjashtë vepra në prozë, titujt e të cilave janë: 1. Tefsiret ose Komentet e Kur’anit 2. Vazët apo predikimet 3. Artikujt 4. Përkthimet 5. Veprat ose shkrimet tjera 6. Letrat

No comments:

Post a Comment