Tuesday, September 27, 2016

Kruje, 1466-1467 Çdo pëllëmbë e tokës shqiptare është mbuluar në gjak. Kuçedrat osmane kanë shkelur në trojet arbnore.

Kruje, 1466-1467

Çdo pëllëmbë e tokës shqiptare është mbuluar në gjak. Kuçedrat osmane kanë shkelur në trojet arbnore. Nuk janë kuçedra të zakonshme. Jo, janë kuçedrat e vdekjes që kërcënojnë me shfarosje një popull të tërë. Kuçedrat e zeza përhapen me shpejtësi në çdo anë. 

Tashmë ato kanë rrethuar edhe foletë më të larta të shqiponjave. Megjithëse kuçedrat e vdekjes kanë gllabëruar tashmë mijëra shpirtra të pafajshëm nga kjo tokë e martirizuar, ato përsëri nuk ngopen me gjakun e shqiptarëve. Të pangopur, vazhdojnë të gllabërojnë trimat në lulen e rinisë. Ngado mbizotëron vdekja, por për çudi askund nuk mbahet zi. Nënat shqiptare nuk janë veshur me të zeza. Ato nuk i vajtojnë bijtë e tyre. Ato luftojnë njësoj si burrat për të mbrojtur atdheun e tyre. Heroinat shqiptare nuk u tremben kuçedrave. 

Në një reliev shkëmbor qëndron e pamposhtur kështjella e shqiponjave, Kruja. Poshtë mureve të kështjellës, kuçedrat osmane lëshojnë mallkime. Duan vdekjen e të gjithë shqiptarëve. Kërkojnë me ngulm zhdukjen e tyre. 
Ata udhëhiqen nga kryekuçedra Mehmet Fatihu ll, i cili është betuar në allah e pejgamber që nuk largohet pa i shfarosur të gjithë shqiptarët, këtë racë të “poshtër” e krenare, e cila më mirë preferon vdekjen sesa të jetojë nën skllavërinë e huaj. "Vetëm xhindët, siç janë banorët e këtyre vendeve, mund t’u ngjiten atyre maleve prej nga ata qafirë të mallkuar gjuajnë me shigjeta të helmuara,” shkruan analisti turk Tursun-Bej. 

Lufta zhvillohet e ashpër. Kalifi Mehmet Fatihu, ka dhënë udhër që të mos mbetet asgjë e gjallë, dhe toka e shkretuar shqiptare të shërbejë si shembull për të gjithë ato popuj që nuk pranojne ti nenshtrohen osmaneve dhe te ndryshojne kulturen e tyre. 

Por shqipet luftojnë e nuk mposhten. Gjaku i tyre është kthyer në një mburojë për gjithë botën e qytetëruar. Osmanet tregohen të pameshirshëm ndaj shqiptarëve, duke vrarë e masakruar popullsinë e pambrojtur. 
Kronikani Qemal Pashë-Zadeja shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalif Fatihut, 

Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve.” “Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrenjve dhe u vranë.” Megjithë masakrat e tmerrshme ndaj shqiptarëve, edhe kësaj here kalifi Mehmet Fatihu nuk arriti ta mposhte folenë e shqipeve. Por ai është i etur për gjak, sepse akoma nuk është ngopur duke pirë gjakun e qindra mijëra bijve të shqipes. 

I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’ dhe britma histerike mallkime ne gjuhen e tyre, osmane sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi Mehmet Fatihu i masakron të gjithë barbarisht. 

Vetëm në këtë qytet humbën 20 mijë shpirtra të pafajshëm.
Vazhdojme...
Krujë,1478 
Pas një rrethimit të gjatë, të mbetur pa ujë e ushqime, 5 mijë mbrojtësit dhe banorët e qytetit të Krujës arrijnë një marrëveshje për dorëzimin e kështjellës, pasi kalifi Fatih u betohet në allah e pejgmaber, se po ta dorëzonin kështjellën, do t’i linte të largoheshin të lirë së bashku me familjet e tyre. 

Ndërsa shqiptarët dalin nga kështjella, Fatihu pabesisht jep urdhër që ata të masakrohen pa mëshirë. 

Nën thirrjet histerike se, 'zoti eshte i madh' ne gjuhe arabe nga osmanet, të gjithë meshkujt masakrohen barbarisht, ndërsa femrat e fëmijët merren robër dhe ndahen si plaçkë, duke u përdhunuar e masakruar nga bishat osmane.


No comments:

Post a Comment