Showing posts with label janullatos. Show all posts
Showing posts with label janullatos. Show all posts

Friday, March 10, 2017

Heshtje kishtare dhe qeveritare...


5 vite më parë, mars 2012, në mbajtjen e përshpirtjes për Imzot Nolin në Katedralen e Durrësit e bënë pasardhësit e rilindasve, saktësisht drejtuesit, Perikli dhe Elida Jorgoni.
Kërkesën ua bëmë klerikëve, të cilet me gjysëm zëri pranuan, por nuk lajmëruan besimtarët të vinin, ditën e martë, në orën 10 paradite, në dt.13.03.2012.
E verifikova sepse dy ditë para, ditën e dielë, dt. 11 mars shkova në kishë. Në fundin e takimit të së dielës, besimtarëve iu komunikua nga klerikët kalendari javor dhe ditët që do mblidheshin. Ditën e hënë është kjo... ditën e mërkurë kujtojmë Shën Grigor Pallamasin e Selanikut... Heshtën për ditën e martë për Nolin.
I takova burra e gra tek dera e jashtme e Katedrales e i njoftova aq sa munda, për ditën e martë. Me Perikliun shpenzuam mjaft për të telefonuar me telefon fiks e celular. Shkuam të dy e lajmëronim nëpër shtëpira të njohur e të panjohur.
Ditën e martë, mora në telefon emisionin 'KOHA PËR T'U ZGJUAR' të Bashkim Hoxhës dhe njoftova publikisht për ceremoninë e paradites.
Ndërkohë kishim njoftuar Bashkinë, Prefekturën, Shoqatat, Institucionet etj. edhe pasardhësit e Rilindasve... Ne e dimë se çkemi hequr... Porosita një grua besimtare të përgatitej buka pa maja, vera, vaji, kafja, gruri, fotografia e Nolit etj.
Me Flamurin Kombëtar hymë në kishë, ku erdhën rreth 100 vetë. Kishte hir dhe seriozitet në shërbesën për nder të Imzot Nolit. Gjatë ceremonisë, klerikët e shmangën fjalën Kryepeshkop, madje nuk thanë as peshkop, por e trajtuan si një prift përkthyes të zotin...
Në Gazetën "<<NGJALLJA>>"
Drejtuar nga Janullatosi s'u shkrojt asgjë për këtë ngjarje historike. Heshtje kishtare dhe qeveritare... Mediat e trajtuan si deshën, duke iu shmangur nismës së Shoqatës.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Korçë me Papa Kriston... Por gjithsesi, gjërat e fshehta, makinacionet, manipulimet, propoganda nuk mundet ta pengojë të vërtetën, se herët a vonë do të dale në dritë.