Showing posts with label emigracioni. Show all posts
Showing posts with label emigracioni. Show all posts

Tuesday, January 31, 2017

SI MJER AI QË DËRGON BIRIN TË MËSOJË NË ATHINË - Nga Spiro Dine, 1909.

SI MJER AI QË DËRGON BIRIN 
TË MËSOJË NË ATHINË

(Nga Spiro Dine, 1909)

Ay që dërgon të birë
Të mësonjë në Athinë
Ta qajë me kohë të zinë
Se ia kyçi, pra shtëpinë.

Në mësoftë gramati
I duket sikur, kush e di
Sa di ay, nuk di njeri
As tër’ sa janë në Shqipëri

Në mësoftë, si thamë
Dhe patridhën do ta shajë
Se kështu mbushur ia kanë
Ti kuvendosh, do që të shajë

I duket sikur, kush e di
Sa di ay nuk di njeri
As e tëra Shqipëri
Pra, qysh t’i themi ne këti?

Kush mund t’i kuvendojë
Nuk i flitet as me gojë
As kthen sytë, të shikojë
Nga mendja që e ka të hollë

Shqip atij s’i kuvendohet
Se ka frikë mos harrohet
I bije nderja dhe çnderohet 
E s’vë gishtin të mejtohet.

Po tradhton gjuhën e ti
Ay lumë e faqe zi
Si kështu o lumë ti?
Mos bëfsh kurrë prokopi!

Të tillë shumë kam parë
Nga Athina kanë dalë
Dhe jam zënë e jam sharë
Sa për pak desh u vramë

Të këtillët të mos jenë
Në djall të madh të venë
T’i kuvendosh do të rejë
S’ka të drejtë, do të gënjenjë

Janë dhe shumë që kanë mësuar
Po patridhën s’kanë harruar
Edhe janë të dëgjuar
Nga të gjithë të lëvduar.

E mundohen për patridhë
Qysh e qysh t’i bëjnë mirë
Dit’ e natë nuk rrinë
Përpiqen për Shqipërinë.

Këta quhen shqiptarë
Të mençëm edhe të gjallë
Në tërë botën e dëgjuar
Të lëvduar e jo të sharë

Po sot shohim vegjëlinë
Sepse venë ndë Athinë
Me vrap dhe bënen helenë
Shqipen nuk duan ta dinë

Ata gdhenj e të fëlliqur
U duket sikur kanë hipur
Në një shkallë të madhe ngjitur
E ne qiell kanë arritur

Aq të paditur janë
as mend dhe as tru nuk kanë

Nga Spiro Dine 1909

Spiro Dine

Spiro Dine folklorist patriot shqiptar 1844-1922. Lindi në Vithkuq të Korçës. Mori pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, duke ndihmuar organizimin dhe bashkërendimin e veprimtarive të shqiptarëve të Misirit. Që më1866, kur vajti në Misir, me nxitjen e Th. Mitkos iu vu punës për mbledhjes e lëndës folklorike. 
Më 1908 Spiro Dine botoi në Sofje veprën “Valët e detit”, ku përveç materialeve folklorike përmblodhi edhe krijimet poetike të veta e të disa atdhetarëve të tjerë. Vepra përfshin një lëndë të gjerë dhe është ndër botimet më të rëndësishme folklorike të Rilindjes. Spiro Dine vdiq në Misir.

https://milibutka.blogspot.al