AMFITEATER _ ETIMOLOGJI
Thuhet se:
Një amfiteatër ose amfiteatri /æ m f ɪ ˌ θ iː ə t ər / [1] [2] është
një vend i hapur që përdoret për argëtim, shfaqje dhe sporte. Termi rrjedh
nga ἀμφιθέατρον antik (amfiteatron), [3] nga
ἀμφί (amphi), që
do të thotë "në të dy anët" ose "rreth" [4] dhe
θέατρον (théatron), që do të thotë
"vend për shikim". [5] [6]
Në vendin tonë është zbuluar Amfiteatri i Durrësit si dhe Teatrot në Apolloni, në Bylis (Hekal), në Nikaia (Klos) të Fierit, si dhe në Butrint të Sarandës, të cilat janë dëshmi e zhvillimit të lartë social ekonomik që
arritën pararendësit tanë ILIRE në shekujt IV-II para erës sonë.
Midis tyre teatri i Butrintit shquhet për ndërtimin e përsosur sipas të gjitha kërkesave të kohës, për konstruksionin e fortë e për ruajtjen në gjendje shumë të mirë.
Teatri i
Nikaias dhe teatri i Bylisit të ngritur përkatësisht në dy qytete ilire, Bylis
e Nikaia, 1,5 km larg njëri-tjetrit, është një rast i rrallë, një tregues që
dëshmon për nivelin e lartë e shkallën e zhvillimit kulturor që arritën këto dy
qytete ilire.
Teatri i Apollonisë dhe i Butrintit u ndërtuan në shek. IV pes. Në shek. III pes. janë ngritur teatrot në Bylis e në Nikaia.
Ndërkohë
Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë
sundimit të perandorit Trajan.
Fjalori i gjuhës së lashtë shqipe ofron këtë përkufizim mbi emërtimin:
*Amfiteatër
AMFITEATËR m.
1. Ngrehinë e hapët
për shfaqjet publike në kohën e lashtë, e ndërtuar shkallë-shkallë (gjysëm rrethor) me një shesh në mes.
Amfiteatri i Durrësit. Shkallët e amfiteatrit, etj.
Pra, përse u quajtën kështu këto ngrehina, çfarë kuptojmë me
fjalën Amfiteatër?
Në shpjegimin etimologjik mbi këtë emërtim lexuam se: Ambhi =
Dy anë ose rreth dhe Teatër = Skena; (A’rêna)- sheshi, vendi përballë, poshtë
shkallëve lartësuar MBI këtë shesh “një a'mbi një shkallët në rradhë”
Së pari sqarojmë se tek asnjë gjuhë e sotme apo e lashtë qoftë
ajo, prej fjalës “ἀμφί; Amfi” nuk përfitojmë asnjë emërtim tjetër që të ketë kuptimin, *rreth, apo Amfi
= dy anë. Pse ndodh kjo?
Pikërisht sepse fjala “Amfiteatër” i përket gjuhës sonë
shqipe dhe vetëm ajo mund ta motivojë plotësisht atë.
Nga fondi i fjalëve-rrënjë PIE - gjejmë
fjalën *Ambi = Sipër (në) mbi” - fjalë e gjuhës së lashtë shqipe e konfirmuar
nga institute ndërkombëtare gjuhësore si ajo e Oksfordit e plot studies të huaj, si Vladimir Orel, Gusatv Meyer, Hahn etj.
Eshtë pikërisht kjo fjalë e lashtë *Ambi e gjuhës shqipe e
cila tregon lartësi ashtu si shkallët e Amfiteatrit ndërtuar *A’ bi; a’mbi, njëra-tjetrës
për të krijuar mundësinë e shikimit: A mbi të a tër = Amfiteatër.
Ky është kuptimi i vërtetë dhe i vetëm i kësaj fjale Amfiteatër,
atribouar gabimisht, apo qëllimisht gjuhës greke, e për këtë i drejtohemi edhe njëherë pikërisht
fondit gjuhësor të fjalëve-rrënjë PIE, e
aty sërish gjejmë:
The Early Proto-Albanian word *ambi-ledza
Word | *ambi-ledza |
---|---|
Meaning | to gather, to collect |
Comments | |
See V. Orel (2008) |
Pra shohim se: Fjala e hershme proto-shqiptare *ambi-ledza ka kuptimin: "Për të mbledhur, për tu mbledhur" -{ to gather, to collect].
Më shqip nuk ka si bëhet, Amfiteatri ishte pikërisht një ngrehinë e
ndërtur për tu mbledhur mbi këtë shesh, mundësisht shtruar me rêrë {geg. rêna; A’rêna} me shkallët e ndërtuara në dy anët e saj.
E njohur ndër gjuhëtarë dhe e konfirmuar po prej tyre është, se
shkronja e lashtë ilire ‘β’ ka humbur vlerën e saj më të parë, tek gjuhët e tjera të huaja
me bazë latine.
Kjo shkronjë tek gjuha greke ka barazvlerën me shkronjat e
saj të sotme nga “β’ = υ /φ/ϝ, ndërsa tek anglishtja kemi: ‘β’ = w.
Vumë re edhe në tabelën e mësipërme ku shkronja e lashtë e
gjuhës shqipe ‘β’ barazohet me shkronjën të sotmen greke ‘φ’ - Pra kemi fjalën
shqipe: ‘Ambi = Amfi’ e cila siç e lexuam edhe më sipër gjendet e shkruar edhe
në fondin e gjuhëve PIE ashtu si në gjuhën shqipe: Ambi = Mbi (sipër mbi) si
dhe fjala: Ambi-ledza = për tu mbledhur. A’ mbi të a’ tër = Amfiteatër.
PS. Prej fjalës shqipe A'mbi + Yll, llogjikshëm burojnë prej saj fjalët: Ambi; o'mbi, r'omb/ur/-ul, ashtu si Vija e mbyllur (urra-rruga) a'urora që mbyll dhe vjen si simbol i një objekti të Rru/mbyll-t, quhet: Rumbull, e ky është 'Dielli AT' prej nga ku kemi: Rat; rrath, rreth, Rrot', rrodhe, rrudë, rrudhë, etj., zhvillime semantike të kësaj fjale-rrënjë, R+At. (a'urora, kurora, ndriçimi rrethor i mbyllur; Mbi një Yll, a'mbi një trup të zjarrtë).
Mili Butka
# Aleksandër Hasanas.
===========================================================
===========================================================
No comments:
Post a Comment