Wednesday, April 18, 2018

Falje në respekt të prindërve - Poezi nga Mirgjin Frasheri

Falje
Në respekt të prindërve

Dy fjalë kam për të,thënë
Të më falni,,ju
BABË e NËNË
Që u largova nga toka mëmë
Nga ajo tokë e bekuar
Që ju më kini lindur
Dhe bashkë me kohën
Me shumë dashuri
Dhe shumë ëmbëlsi
Pa përtuar më kini rritur
Më kini edukuar
Gjhën e embël shqipe
Që kur isha foshnjë
Bukur ma mësuat
Ju nuk kursyet kurrë
Gjersa,sa ishit gjallë
Që kur unë isha foshnjë
Dhe gjersa u bëra djalë
Dhe u bëra burrë
Dhe kur më martuat
Shumë u gëzuat
Dhe çdogjë shkoi
Sa bukur dhe mirë
Që u bëra me grua
U bëra dhe me fëmijë
Por tani që jam larguar
Dhe jetoj në dhe të huaj
Një gjë jam duke kujtuar
Që atë ditë që jam larguar
Pranë varrit ku kishit qënë
Tufë me lule ju kam lënë
Rreth varrit jam rrutulluar
I brengosur dhe i malluar
Fotografitë tuaja dalë bukur
Me shumë mall i kam puthur
Pastaj ju thashë dy fjalë
Që nusja juaj gruja ime
Kishte vdekur,s,ishte gjallë
Amanet juve ja u kam. lënë
Se është me ju fare pranë
Aty në tokën mëmë
Kur në varr vinja vërdallë
Ju s,më thatë asnjë fjalë
Sepse ju ishit të vdekur
Kurse unë që ju flisnja
Isha, dhe jam akoma gjallë.
Prandaj dhe njëherë
Të më falësh ti babë
Bahkë me të dhe ti nënë
Që unë, u largova
Nga toka jonë e bekuar
Që ju dhe të parët tanë,
E quanit MËMË




------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment