Dikur..
bukurise se saj ,
mjaltin e grerëzave
i hodhe si vello...
E sperkate me qumesht te hidhur
e farëza toke te shterpë
oriz i nusërisë ...
Dy qershi te athëta
per vathë ,
mbirë nga duart e tua kujdesshëm
pikonin helm deri mbi gjoks !
Ca vese te paqëna
ja vare ne gushe ,
si gjerdanë me pëshpëritje ...
dolli u bene në emrin tend
per dashurine !
E ajo heshtur
si statuje Olimpi
qepallë mbërthyer e buzë kopsitur
ne xhep te kemishes tende
lulëz e keputur...!
Si lëmoshe i le ne pëllëmbë
kafshatën e molles prej Eve
gatuar me "puthjen e djallit" !
Dhe
prite gjatë .....
ç'do gatuante Zoti i saj !
~ Athina M. ~
No comments:
Post a Comment