Sunday, April 2, 2017

Rezistenca e princave të Arbrit ndaj pushtuesve otomanë, paraqitet e lavdishme edhe nga këndvështrimi historik i Turqisë. tek kjo Video-dokumentar, per Skenderbeun.


Rezistenca e princave të Arbrit ndaj pushtuesve otomanë, paraqitet e lavdishme edhe nga këndvështrimi historik i Turqisë. Kështu të paktën trajtohet në një film dokumentar, produksion turk, ku në njërin nga episodet, i kushtohet rëndësi të veçantë përpjekjeve të ushtrimeve otomane që ta pushtojnë token e udhëhequr nga mbreti i atëhershëm dhe prijësi i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Rezistenca e ushtrisë shqiptare, siç thuhet në këtë film, e kishte futur në paranoja edhe udhëheqësin e atëhershëm të Perandorisë Osmane, Sulltan Mehmetin e Dytë, i njohur edhe si el-Fatih. Aty shihet se si një ushtri e madhe, më e fuqishmja e asaj kohe, nuk po arrin ta mposhtë një ushtri solide, siç ka qenë ajo e përbërë nga luftëtarët e princave shqiptarë.
Në një pjesë ku Sulltani diskuton me eprorët e ushtrisë, përmendet se si shqiptarët, si populli më i vjetër, nuk i duan ardhacakët dhe, se si janë një popull luftëtar.
Për më shumë ndiqeni një pjesë nga ky dokumentar: 




No comments:

Post a Comment