“Foleja Kombëtare Shqiptare”
Për herë të parë, atmosfera e Pashkëve arbëreshe, e cila është e pandarë nga imazhi i heroit kombëtar Skënderbeut, do të përhapet edhe në Shqipëri.
Dy komuna arbëreshe nga Italia, Frashineto e Çivita, të përfaqësuara nga 50 burra, djem, gra, vajza, e fëmijë të veshur me kostume tradicionale do të vijnë në Shqipëri për të kujtuar 550-vjetorin e fitores së ushtrisë arbërore të Skënderbeut kundër ushtrive osmane.
Ky manifestim mban emrin ‘Vallja e Fitores’ dhe arbëreshët këtë festë e kanë praktikuar për më shumë se pesë shekuj pas shpërnguljes në Itali.
Kjo festë e trashëguar për më shumë se pesë shekuj është mjaft popullore në komunitetet arbëreshe dhe në çdo 24 prill festohet nga më i moshuari e deri te më i mituri.
Më 24 prill të vitit 1467, pas një rrethimi të tejzgjatur nga pushtuesit osman, pas shumë gjakderdhjesh nga të dy palët u shënua edhe fitorja e fundit e ushtrisë arbërore të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti në Krujë.
Ndalni vajtimin për të rënët dhe shijoni gëzimin e fitores, ky ka qenë mesazhi i kësaj feste.
Elida Jorgoni
Kryetare e Lëvizjes “Foleja Kombëtare Shqiptare”
No comments:
Post a Comment