Tuesday, February 14, 2017
Vargje nga Rudi Berisha * 46* ––––––––––––––––––––––– Puthja ... Puth gurët e varreve për ty Sytë drejtoj ka qielli i kuq i mbrëmjes Natën e kaloj duke kënduar këngët e mallit Në shtrat shtrihem dikur krejt pas mesnatës. Loti ... Loti më rrëshqet mbi gurët e varreve për ty Ditën kaloj në melodinë e kukamave për vdekje Dorën të shtrëngoj para së të ikësh përgjithmonë Flaka e trupit tim fiket në detin e vdekur në largësi. Shpirti ... Shpirti ec si një hije e padukshme nëpër gurë-varresh Dhembjet më shkurtojnë këmishën time të bardhë Këpucët e mija lëvizin përtej të pagëzuarës në kohë Shpirt të lutem eja në trupin tim të nëpërkëmbur Dashuria ... Jetë-malli shkruaja në ditarin tim të jetës sime Nga vrapimi pas luleve të kuqe të dashurisë Rrugëtova gjatë në motin e lig të shtratit të gurit Mjegulla mbulon hirin e së vërtetës për dashuri. Nesër ... Sot nuk të takova tek vendtakimi më varre Nesër eja tek mulliri të kalojmë natën hija ime Të dy se bashku të kujtojmë të kaluarën e kalërimit Të kthejmë serish kurorën e humbur në kohën e vdekjes. Puthja ... Dua sonte të puth në prani të mija yjeve të qiellit të zi Sonte dua që hëna të jetë dëshmitare që të putha buzën Puthja të më kërkoj mua në çdo cep të rrugës së humbur Në trotuarin e përgjakur hëna le të këndoj këngën për mua. Loti ... Muret sonte më shoqërojnë trupin tim të heshtur Shpirti vrapon pas të mirës më aromë të ëmbël Loti më lidh duart më pranga të drurit në male Duart më shtrëngohen nga kjo natë e vdekur. Shpirti ... Të lutem puthje më liro nga prangat e tua Lot më sjell një pikë ujë të shuaj etjen e buzës Nesër sa dua të fluturoj bashkë më dallëndyshet Të prekja natyrën më dashuri të madhe të vdekjes. Dashuria ... Për ku jeni nisur o lot bashkë më puthjen Do të marrim udhën për mërgim të pa kthim Nesër do të vazhdojmë më trenin e fundit të jetës Shpirti për biletë do të ndalet në stacionin e vdekjes.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment