At Nikollë Marku prift shqiptar ortodoks ne dioqezën e “Shën Mërisë” në qytetin e Elbasanit në Shqipëri.
I lindur me 3 dhjetor 1948 në qytetin e Elbasanit. Babai i tij ka qenë normalist në shkollën normale të Elbasanit që ka qenë themeluesja dhe arkitektja e arsimit kombëtar shqiptar për pregatitjen e kuadrove të para të arsimit në rang kombëtar.
Gjatë periudhës së socializmit punoi si llogaritar në financë ndërsa me ngadhnjimin e demokracisë në Shqipëri udhëton në Greqi në studime teologjike ku edhe ndiqet nga Kisha Ortodokse Greke për pikpamjet e tij për kombin dhe fenë. Studimet i vazhdon në Shqipëri ku i përfundon me rezultate mbresëlënse. Megjithëse i përfundon studimet me sukses, përsëri kreu grek i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos e pengon dhënien e diplomës, për motive të njëjta për të cilat ishte larguar nga studimet në Greqi.
At Nikolla Marku është arsimuar dhe veshur si prift nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë, kishë që është patriarkanë më vete, duke injoruar tërësisht influencat e kishës greke si dhe patriarkanën e Stambollit, ku këtë të fundit, kryepeshkopi Fan Noli e quante djalli vetë. Mbas pushtimit të drejtimit të kishës nga Janullatosi me prapavijë Ylli Popën dhe Ramiz Alinë, ku ky i fundit e bëri Shqipërinë katrahurë intrigash si brenda kombit ashtu dhe brenda partisë së tij komuniste diktatoriale, detyrohet të vendoset në Kishën Shën Maria, kala Elbasan, me vullnetin e besimtarëve ortodoksë, por dhe të simpatizantëve të besimit kristian, duke siguruar në mënyrë të ligjshme një vendim gjykate në qershor 1996, me numër 2634, si subjekt kulti, po me të njëjtin emër që i vendosi Fan Noli i pavdekshëm.[1]
No comments:
Post a Comment